E enjte, 27.06.2019, 12:07 PM (GMT+1)

Komente

Nue Oroshi: Ti edukojmë në frymën kombtare gjeneratat e reja

E diele, 27.01.2019, 03:59 PM


Armend Gashi duke e hequr tabelen njoftuese me emrin e At Luigj Palaj

Ti edukojmë në frymën kombtare gjeneratat e reja

Nga Nue Oroshi

Rrugëtimi i shtetit të Kosovës drejtë konsolidimit është duke hasur në vështirësitë e shumta që po e demtojnë në shumë aspekte shtetësinë e Republikës së Kosovës karshi Evropës dhe kulturës e frymës Evropiane në përgjithësi.

Meqenëse ne shqiptarët jemi një komb që i takojmë familjes Evropiane është e rrugës që edhe gjeneratat e reja të edukohën në këtë frymë dhe te ndalohen dhe te burgosen në mënyrë urgjente propagandistet talibanistë të cilët po e shohin Kosovën si një fushë e cila do të sjellë frytët e kësaj propagande që të këtë shtrirje sa më të madhe.Një rast i ndodhur para disa ditësh në fshatin Buqan të Pejës ku nga ana e një të riu që fliste shqip por kishte mendësi arabike dhe talibaniste me emrin Armend Gashi na ka lënë pa fjalë.Ky rast i veçantë kur ky talibanist me mendësi arabe e heq pa kurrfarë mëshire tabelën njoftuse me emrin e At Luigj Palajt.Atë Luigj Palaj është një hero shqiptarë.

Ai ra heroikisht në krye të detyrës dhe u vra vetë i 150 duke mbrojtur shqiptarinë.Krahë Atë Luigj Palajt u vranë edhe shumë shqiptarë atdhetarë nga të dyja besimet.Mund të këtë ndodhur që aty të jetë vrarë edhe ndonjë nga gjyshërit e këtij talibanit të  ri me emrin Armend Gashi, i cili në vend që ta mëson historinë shqiptare i gjori futet ideologjisë talibaniste Arabe dhe ka hequr dore nga shqiptarizma.

Ajo që nuk dihet deri me tani është fakti se si ka vepruar Kryetari i Komunës së Pejës si dhe drejtoritë përkatëse në këtë drejtim.Lind pyetja se a është kthyer serish tabela njoftuese me emrin e At Luigj Palajt. A është burgosur apo është lëshuar ky taliban islamikë?Nëse është burgosur është mir që t´i ofrohet që të lexon pak historinë shqiptare.Ajo e cila duhet shikuar nga ana e organeve të rendit është fakti se cila organizatë talibaniste në Kosovë qëndron prapa këtij të riu.

Sepse ky gjest ishte bërë me paramendim nga ana e grupit të tij pasi që ky gjatë kryerjës së këtij veprimi ishte inçizuar gjatë kryerjes së këtij akti të shëmtuar.Ikja nga shqiptarizma e rinisë shqiptare është një shenjë ogurzezë.Për këtë fajtor janë ideologët e rrymës talibaniste si dhe politika shtetërore e cila është duke u treguar shumë tolerante kundër këtyre rrymave antishqiptare që po e mbjellin farën ruso-arabe në trojet tona shqiptare.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT