E enjte, 21.11.2019, 04:49 PM (GMT)

Komente

Nxënësi: Letër mësuesit!

E diele, 27.01.2019, 12:17 PM


Letër mësuesit!

Mësues, tash po futemi në javën e dytë që unë nuk do t'i takoj shokët dhe shoqet e klasës! E gjithë kjo, sepse ti mësuesi im, prindi im i dytë kërkon pagë më të lartë për vetën tënde dhe kolegët tuaj.

Se mësuesi i Kosovës e ka dhënë provim në periudha shumë të vështira të rrugëtimin të arsimit shqip në vend nuk ka asnjë dilemë, megjithatë në gjithë këtë marifet ka diçka që nuk shkon!

Mësues, edhe babai im është "kolegë" i yti, ai punon si duhanshitës nëpër rrugët e qytetit më perëndimor të Kosovës . Ka përfunduar studimet Master në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës.

Babai im më ka treguar se në studimet Bachelor ka qenë cimer me ty dhe se keni studiuar në të njëjtin drejtim në fakultet.

Babai im, mësues i dashur, mezi i ka siguruar të hollat që të ma blejë çantën këtë fillimvit shkollor. Ai mori të holla borxh nga një mik i tij.

Mësues, babai im me shkollim superior mezi arrin ta sigurojë bukën për anëtarët e familjes.

Mësues, ai del nga shtëpia në orën 6 të mëngjesit me pakot e cigareve në duar dhe në shtëpi kthehet vetëm në orën 23 të natës.

Mësues, ka pak kohë që babai im ka marrë sëmundje të mushkërive si pasojë e "punës" që bën në të ftohtë në gjatë dimrit dhe në vapë gjatë verës.

Mësues, babai im nuk merr pagë mujore, nuk e ka shijuar asnjëherë këtë "luks".

Mësues, babai im do të vdesë me ëndrrën që një ditë të bëhet mësues. Ëndërr për të cilën ka punuar tërë jetën e tij.

Mësues, ti prindi im i dytë!

Unë nuk jam aq i vogël sa për t'i mos i kuptuar kërkesat tuaja, megjithatë unë e di se ti e ke një pagë!

Mësues, unë e di se ajo pagë është mbi 450 euro që është mbi 50% më e lartë se e të punësuarve në sektorin privat. E të papunët mësues, çfarë të bëjnë ata?! Mbi 40% është papunësia në shkallë vendi, mësues!

Mësues, nëse ti më bojkoton mua, dhe nëse babai im nuk ka mundur që ta gjejë një punë me shkollim superior, si do ja bëj unë me shkollimin e ndërprerë në gjysmë?!

Mësues, reflekto! Dua të jem në shkollë!

Unë, nxënësi yt!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilmi Veliu: 100 vjetori i kosovarëve që mbetën në Kërçovë në vitet 1916-1918 Halil Gashi: O Naim shoqi , po pse ike më aq nguti ? Gëzim Loka: Kadri Haldeda, luriani me gen fisnik e shpirt humanitar Zymer Mehani: Të gjithë duam të shkojmë atje Florim Zeqa: Rugovën edhe në varr nuk po e lënë rehat! Adil Fetahu: Të kërkohet dëmshpërblimi për punëtorët e përjashtuar prej pune (1990-1999) Fahri Xharra: Serbët, si e shkruajnë historinë e tyre Brahim Avdyli: Edhe njëherë për shqiponjën dhe shqiptarët (V) Dedë Preqi: Grevistët e arsimit duke rritur çmimin po e dyfishojnë ndëshkimin Adil Fetahu: Paralajmërimi i diplomacisë britanike për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste Florim Zeqa: Sekserët e Diasporës, levë e pushtetarëve të inkriminuar! Eshref Ymeri: Beogradi dhe Moska, mosmirënjohja dhe vetëngushëllimi Skënder Kapiti: Patriotizmi real-Antiteza kundër tradhëtisë, krimit dhe korrupsionit Fahri Xharra: Carusi dhe Carini – imperatorët ilir të Romës Lush Susaj: Skënder Perpepaj, shembulli i suksesit, njerëzillekut dhe shqiptarizmës Idriz Zeqiraj: Kriminelët ngulmojnë në inkriminimin UÇK-së Dedë Preqi: Çfarë dhurate do i jepte Hashimi Putinit? Skënder Jashari: Pse Serbët u bënë vasalë të parë, të Perandorisë Osmane! Xhevahir Cirongu & Ilir Malindi: “Drenica” Durrës – 20 vjetori i Qëndrës së mobilizimit të luftëtarëve për Çlirimin e Kosovës Baki Ymeri: Shqiptari i Naços dhe misioni i saj historik

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT