E premte, 19.04.2024, 02:50 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Rugovën edhe në varr nuk po e lënë rehat!

E shtune, 26.01.2019, 11:44 AM


Rugovën edhe në varr nuk po e lënë rehat!

Shkruan Florim Zeqa

Sa herë që vijnë përvjetorët e lindjes dhe vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, përpara më dalin fjalët e fqinjit tim në përvjetorin e parë të shkuarjes në amshim, po citoj; "Sikur të ish kanë adet me ia lanë pak jashtë "bilbilin" Rugovës, sa herë që të ishin përulur ia kishin puthur nga pak"!

Nderimi ndaj të vdekurëve është vyrtyt i lartë njerëzorë, ndërsa urrejtja për së gjalli dhe "nderimi" për së vdekuri është akt çnjerëzorë. Nga njerëzit që shkojnë e përulen tek varri i Rugovës, unë do i ndaja në tri kategori:

1). Ne kategorinë e parë hyjnë adhuruesit e vertetë të Rugovës, të cilët në asnjë rrethanë nuk e harruan idolin e tyre shpirtëror, e që më gjithë shpirtë mundohen ta ruajnë vazhdimësinë e tij  si vlerë e si koncept politik.

2). Kategoria e dytë janë gjithë ata që per së gjalli  nuk arriten në asnjë rrethanë të pershtatën me Rugovën, dhe tani pas vdekjes është një mundësi e mirë perfitimi nga emri, nga vepra e të bëmat e tij, për realizimin e ambicieve të vjetra karrieriste për interesa personale apo grupore.

3.Ndërsa kategoria e tretë, janë kategoria e atyre njerëzve që për së gjalli jo vetëm që nuk e kanë dashur e respektuar, madje gjithmonë e kanë mbajtur në shënjestër të likuidimit moral e fizik.

Tani pas vdekjes së rivalit të tyre, sa here që e ndijnë vetën ngushtë apo të rrezikuar nga diçka, si shpëtim e gjejnë po atë emër ( Ibrahim Rugova ), si mburojë dhe si forcë mbrojtëse . Pas shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugova, para dhe gjatë fushatave zgjedhore na ka rënë shpesh  t'i shohim oponentet e dikurshëm politik, të shkojnë të varri i tij me përulje duke u shndërruar në lepirësit më të mëdhenjë të mermerit mbi varrin e tij.

Të papërballueshme për të ndjerin Rugova janë fjalimet krejtësisht false

Aq demode dhe të neveritshme janë bër homazhet të varri i Rugovës i  kundërshtarëve politik dhe ideologjik, sa që është shndërruar në torturë për qytetarët e vendit, e në veqanti për mbështetësit besnik të filozofisë politike rugoviane.

Përuljet e pasinqerta të liderëve shtetëror e partiak, filluar nga lideri aktual dhe një pjese të kryesisë së LDK-së, janë sa të padinjitetshme, po aq janë edhe të pamoralshme.

Të papërballueshme për të ndjerin Rugova janë fjalimet krejtësisht fallso e të pasinqerta nga ata, që nuk e kanë respektuar për së gjalli, e deri tek ata që i ka  gëzuar vdekja e tij.

Në këtë aspekt, përpara më del thënje sa kuptimplote po aq edhe profetike e profesor Zekeria Cana, po i citoj;

"Në dhimbje të vjen miku, në gëzime të njohurit, kurse në vdekjen tënde edhe armiqt. I vetmi ofendim, të cilin nuk mund ta ndëshkosh është fjalimi para varrit tënd".

Pasiqë nuk është aspak e drejt dhe e moralshme të përdhunohet për së vdekuri Rugova  nga ata që e fyen dhe shanë për së gjalli, nga ata që e sabotuan projektin e tij për pavarësinë e Kosovës.

Nuk e kam as idenë më të vogël, se çfarë ndjejnë kundërshtarët e Rugovës në momentin e përuljes para varrit të tij, ndjejnë pendim apo kënaqësi deri në masturbim!?

Hipokrizi dhe mashtrim

Urrejtja për së gjalli dhe "respekti" pas vdekjes janë akte bizare të qyqarëve politikë.

Ngritja në politikë nuk arrihet duke u përulur para varreve, por duke punuar për të gjallët.

Ju liderë partiak, politikanë të mjerë, që për 20 vite rresht nuk arritët të krijoni mirëqënje për popullin dhe zhvillim ekonomik për vendin, ju lutem lëreni të qetë Rugovën në parajsën e tij.

Nderimi më i madh për Rugovën, është të mos i ofroheni pranë varrit, ndërsa ndihma më e madhe për popullin është të largoheni sa më parë nga skena politike, për t'i lëshuar rrugë një klase të re politike.

Përulja dhe lëpirja mërmerit mbi varrin e Rugovës e liderit antirugovist të LDK-së dhe  sejmenëve të tij, kinse duke u betuar se do ta ndjekin "rrugën e Rugovës", është pak më tepër se hipokrizi dhe mashtrim që i bëjnë elektoratit rugovian.

Lëpirja e mërmerit mbi varrin e Rugovës e kundërshtarëve politik, e liderëve të korruptuar dhe tejinkriminuar partiak e shtetëror është marrëzi politike dhe nënshtrim para hyjnorit Rugovë.

Nënshtrimi në këtë mënyrë para Rugovës është shprehje e politikanëve pa integritet personal dhe me aftësi të kufizuara intelektuale.

Nuk duhet harruar një fakt të rëndësishëm, këta që po përulen padinjitetshëm para varrit të Rugovës për çdo përvjetor, janë rrënuesit e më të mëdhenjë të frymës rugoviane në LDK, janë rrënuesit e vlerave demokratike në vend, janë uzurpatorët dhe rrënuesit e institucioneve shtetërore dhe thyerësit e shpresave të qytetarëve pë jetë në shtetin e Kosovës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora