E marte, 04.08.2020, 09:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Mirëkuptim për keqkuptimet

E shtune, 26.01.2019, 10:45 AM


Mirëkuptim për keqkuptimet

Nga Blerim Rrecaj

Gjatë një bisede "viber-ore" me njërin nga shokët, në një linjë jo të afërt vendqëndimesh, pos tjerash përmendim edhe keqkuptimet që janë mjaft të pranishme në jetën tonë. Qy mjaft, do të thonte ndokush, kah të shkojmë përballemi me to. Tash e sa kohë, saqë, kjo po duket se është shndrruar në një lloj tradite. Njëri thotë për veten jam vonuar, jemi të vonuar e po vonohemi pasi që është dashtë mos me lanë punën deri këtu me ardh, për të na e kujtuar fjalën e urtë: "Ndale punën pa u ba, se kur të bahet mos ban za". E tjetri kundërpërgjigjet me fjalët për fjalët që dëgjoi, se s'kemi faj që na kanë bllokuar, e s'duhet fajin ta hedhim te vetja por te pushtetet, te pamundësitë që na kanë vënë për të vepruar e gjallëruar. Po të kujt janë pushtetet, mund të ndërhyjë edhe një tjetër. Dhe ndërhyrjet mund të vazhdojnë. "Natyrisht, këtu sundon populli, po kush sundon përnjëmend?", pyet poeti Erich Fried. Për me u mundu' me shpjegu këtë që ia nisëm mbase duke mos e bërë bozë Prizreni, vëmë dhe fjalë të grupit "Troja" që thonë: "E kush kish thanë, o kush kish thanë që na në këtë ditë kemi me ardhë..." E sot ne jemi të ndarë, të përçarë, të çorientuar, të shpërndarë, të shkapërderdhur, të shpërfyturuar me shenja të hidhura nga përjetimet e kohës që siç duket do lënë pasoja afatgjata te ne njerëzit e këtyre trevave. Përsëri pas këtyre fjalëve që na dolëm kemi nevojë për sqarime të radhës. O, mbase nganjëherë gjërat po i "errësojmë" edhe më tepër seç duhet po e kemi nga lodhja e zhgënjimi. Sikur s'bëhet më fjalë për pesimizëm a optimizëm po për një gjendje pezull me shtylla kotësie e pakuptimësie që duket se të lëkunden se kanë ndërmend njëherëpërnjëherë. Mbase e pa-nevojshme edhe kjo pëshpëritje aktuale kohe si njëra nga shenjat dokumentare që sa më shpejt u zhveshtë prej një tjetër aktualiteti, që duhet të jetë më pak ngulfatës, më pak kompleks e më i lehtë. Përsëri folëm diç të mjegullt e të paqartë, me drojën e keqkuptimeve që do të pasojnë. Presim edhe përgjigjen e pritur, se me këtë që keni thënë krejt e keni kënaq! Në fakt po e kënaq kjo borë që po bije duke lënë gjurmë bardhësie, po bie borë e po fryen erë, na fton të dalim jashtë paksa për t'u këndell...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora