E enjte, 28.03.2024, 03:27 PM (GMT)

Kulturë

Cetinjë, 9 maj. - Një vajzë e re; emri i së cilës korrespondon me emrin e “Maid of Orleans”

E merkure, 24.09.2008, 05:10 PM


Nga The New York Times

Dergoi Klajd Kapinova nga New Yorku

(Virgjëresha e Orleans. Heronë kombëtare franceze e shekullit të 15-të, shenjëtore katolike, që u dogj nga anglezët në turrën e druve. Fotoja në të djathtë është e saj - ky sqarim në kllapa është i redaksisë) po këndohet së fundi nga rapsodë malazezë në hotelet dhe kafenetë e Podgoricës. Kur javën e kaluar babai i saj (komandant i trashëguar i klanit-fisit) ra në betejën e Vranjës, ajo menjëherë zuri vendit e tij dhe i çoi Martinasit drejt fitores kundër turqve. Perveç anës romantike të luftës, që për Jonitca Martinin është shumë e bukur, beteja ka rëndësi edhe për faktin se malazezët janë bashkuar në një front me shqiptarët.

Sipas një të njohuri të saj, “Joana e re e Acr-it”, s’është as 22 vjec, dhe është “e gjatë, e pashme dhe një femër e re me fizik të zhvilluar. Të gjitha femrat shqiptare janë trime, dhe të stërvitura gjatë vajzërisë së tyre në përdorimin e armëve, dhe meqenëse atje nuk ka mushka lufte, ato (gratë) tranportojnë ushqimet e municionin për ushtarët, duke i shpërndarë deri në vijen e frontit.”

“Dhe a vriten ndonjëherë?”

“Po, ndodh shpesh.”

“Jonitca do të mbante ndoshta një pushkë të Martinajve; ose, ashtu si shumë pushkë të Martinajve që u morën vitin e kaluar nga turqit, arma e saj do të kishte qenë mbase, një pushkë shqiptare e tipit të vjetër, e zbukuruar me punime argjendi dhe me tytë shume të gjatë e të ngushtë.

“E shtëna me armë është pothuajse e vetmja zbavitje e burrave dhe e grave në Shqipëri. Djemtë dhe vajzat mësojnë të qëllojnë kur janë vetëm 12 vjec. Nëpër dasma njerëzit zbaviten duke kërcyer dhe shtënë me armë; edhe gjatë ceremonive fetare të bekimit të foshnjeve, të shtënat me armë jane përsëri zbavitja kryesore - duke qëlluar objekte për një çmim të vogël - dhe nëpër festivale të shtënat vazhdojnë gjatë gjithë ditës. Kjo veti e shqiptarëve është një nga vështiresitë më të medha me të cilën janë përballur turqit, sepse arma për shqiptarët është pjesë e jetës së tyre kombëtare; njerëzit i perdorin armët gjatë ditës dhe flene me to gjatë nates. Ky zakon është zhvilluar për shkak të gjakmarjes në vend dhe problemeve që u vijnë nga kufijtë e jashtëm.

“Fizikisht, shqiptarët janë raca më e pashme në Europë. Gratë e tyre janë simpatike, me flokë me ngjyrë të errët, megjithëse sytë i kanë ndonjëherë edhe gri. Ti shikosh ato duke ecur është kënaqesi. Ne na pelqen të shohim “the ballet in Servia” (një lloj kërcimi popullorë në Servia - një rajon në SHBA). Herën e parë kur pashë ecjen e shqiptarëve, mu krijua e njëjta kënaqësi. Lëvizjet e tyre janë kaq të bukura, elegante e me forcë brenda.

“Po, ata janë një racë shumë fine dhe shumë e talentuar. Ata janë si skocezët e shekullit të 17-të, dhe do të bëhen raca më e mirë, intelektualisht e fizikisht, e Ballkanit. Nëse ju shkoni në Kostandinopojë, do të konstatoni se shumë nga meshkujt fin, jo vetem ushtarë por edhe burra shteti, janë shqiptarë.

“Problemi i tyre është, që për shkak të nivelit aktual të qytetërimit, ata nuk po munden të zoterojnë idenë e shtetit. Klani (fisi) është organizimi i tyre më i lartë; dhe ata nuk janë në gjendje të shikojne rëndësine e kombinimit të fisit me një organizim më të lartë për të bërë shtetin. Por dhe ajo ditë do të vije.”

The New York Times
Publikuar më 21 maj 1911



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora