E enjte, 25.04.2024, 10:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Sot u nda nga jeta profesori dhe gazetari gjilanas Tefik Selimi

E enjte, 24.01.2019, 09:35 PM


Tefik Selimi lindi në Nasalë të Gjilanit,  SHF katërklasëshe dhe semimaturën e kreu në Ladovë dhe në Zhegër, të mesmën Shkollën Ekonomike në Gjilan. Shkollimin e lartë universitar në Gjuhë dhe letërsi shqipe i mbaroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në vitet 1971/72, filloi punën arsimtar në shkolën filllore të Zhegrës dhe në fshatin  Haxhaj. Në vitin shkollor 1972/73, u punësua në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, në degën në Zhegër, ku punoi  dhe u nderua me shumë mirënjohje, deri në pensionimin e tij.  Në vendlindje kishte filluar të krijoi dhe të bëjë hapat e parë të shkrimeve letrare dhe publicistike për vendlindjen e tij. Tefiku jetoi dhe krijoi deri në vitet e fundit të jetës së tij, deri sa shpërngulet në qytetin e Gjilanit, ku sëfundi ndërtoi shtëpin e tij dhe la në jetë dy djemtë dhe vajzën e tij. Gjatë kësaj kohe, por edhe në përvijimësi ishte bashkëpunëtor me revistat letrare dhe gazetat tjera të kohës të cilat botoheshin asaj kohe në Prishtinë, Shkup, ku botoi krijimet e para në poezi, poezinë e parë  te “Flaka e vëllazërimit, faqja letrare  për fëmijë “Shkollari” më 18 korrik 1968 në vargje “Skënderbeu e populli”,   shkrime tjera letrare dhe publicistike që prej vitit 1964 ka qenë bashkëpunëtor në të përditshmën “Rilindja”, faqet e kulturës dhe ato  arsimore, ku përveç krijimeve në Rilindjen për fëmijë, Zëri i Rinisë, Pionieri, Flaka e vëllazërimit, Shkëndija, punoi vite me radhë te e përditëshmja “Bota sot”, Bota e Re, ”24 orë”,  Gazeta e pionierëve (GEP-i), Kosovarja etj.

Në mesin e pesë veprave të botuara deri më vdekjen e tij, nga një sëmundje e shkurtër dhe e papritur në Shkup, lexuesëve dhe nxënësëve të tij, vepra e tij e fundit  Monumentale për vatrën e diturisë arsimore në Gjilan dhe më gjërë, ishte Monografia për Gjimnazin  e  Gjilanit, në 70 vjetorin e fillimit të punës    GjIimnazit. Veprimtaria e pasurua me këto vepra “ Gjaku i pragjeve” (2002),  Flijimtarët e plëngjeve” (2010), “Bota e yjëve” (2011),  “Lule prilli ” 2012”, dhe një varg shkrimesh letrare e publicistike, ese, vështrime e kritikë  letrare, recensione, reportazhe publicistike të lëna në dorëshkrim.

Përgatiti: Nijazi Ramadani



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora