E merkure, 11.12.2019, 09:42 PM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Intervistë me znj. Teuta Shkenza, Drejtoren Nacionale të SOS Fshatrat e Fëmijëve - Shqipëri

E enjte, 24.01.2019, 08:34 PM



Intervistë me znj. Teuta Shkenza,  Drejtoren Nacionale të SOS Fshatrat e Fëmijëve - Shqipëri

“Projektet tona janë aty për të sjellë një ndryshim në jetën e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve që  kanë nevojë për mbështetjen tonë”.

Intervistoi Entela Binjaku

1. I gjithë opinioni u trondit për të disatën herë nga një krim brenda familjes që solli për pasojë fëmijë të mbetur në udhëkryq. Edhe në këtë rast Fshati SOS ju përgjigj nevojës për t’u kujdesur për këta fëmijë. A mund të na thoni disa raste që SOS - Shqipëria i ka ardhur në ndihmë si në këtë fillim janari?

T. SH. SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një mjedis pritës për fëmijët që kanë humbur kujdesin prindëror duke i’u siguruar figura të qëndrueshme kujdesi dhe mjedis sa më stimulues për zhvillimin global të tyre. Në fakt, përjetimet psiko-emocionale të fëmijëve që janë prezent të traumave të tilla janë tepër të forta kështu që mediatizimi dhe trajtimi jo profesional i këtyre çështjeve rrit riskun e modelimit të sjelljeve të tilla nga shtresat vulnerabël ndërsa mbitheksimi do të bëjë që të ketë risk për mirëqënien psikologjike të fëmijëve të cilët janë prekur nga trauma të tilla infantile.

Sos Fshati i Fëmijëve ruan parimin e konfidencialitetit dhe mbron historinë sociale të çdo fëmijë.

2. Ka njerëz që pyesin se si afrohet një fëmijë me Fshatin Sos, pra pse pikërisht këta fëmijë? Cila është procedura që ndiqet?

T. SH.  Ne reagojmë ndaj çdo referimi për rast potencial pranimi në SOS Fshatin e Fëmijëve. Mjeku pediatër, psikologu i zhvillimit, punonjësi i menaxhimit të rastit etj. si pjesë e Ekipit multidisiplinar, realizojnë vizitën në terren së bashku me strukturat shtetërore pergjegjëse ku përcaktohen nevojat e fëmijës, dhe nese vendosja ne kujdesin alternative është opsioni më i mire dhe në interesin më të lartë të fëmijës. Më pas sigurohet një paketë shërbimesh ku fokusi më i madh është mbështetja psiko-emocionale e nevojshme. Pjesa më e madhe e referimeve të rasteve potenciale për pranim kanë ardhur nga njesitë për mbrojtjen e fëmijeve dhe Shërbimi Social Shtetëror, një nga instancat shtetërore ku kemi gjetur gjithmonë bashkëpunim.

3. Cilat janë vështirësitë më të mëdha që ka SOS Fshatrat  e Fëmijëve Shqipëri?

T. SH.  Çdo ditë është sfidë dhe ideale do të ishte të kishim sa më shumë aleatë dhe partnerë që na mbështësin në maksimalizimin e cilësisë së kujdesit direkt.

4.Ku qëndron SOS Shqipëria krahasuar me fshatrat e tjerë SOS në rajon apo më gjerë?

T. SH.  Ne jemi pjesë e SOS Kinderdorf Internacional dhe të gjitha politikat e SOS implementohen në përputhje me politikat vendase. Ne përpiqemi të ecim njëherazi dhe të ruajmë të njëjtën cilësi kujdesi siç ndodh në Sos Fshatrat në rajon dhe me gjërë. Sos Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri ndjek Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara për kujdesin alternativ dhe standartatet e kujdesit për fëmijët pa kujdes prindëror dhe vepron në përputhje me standartet, udhëzime, politika cilësore kombëtare dhe ndërkombëtare të kujdesit ndaj fëmijës dhe familjes.SOS  Shqipëria  është bërë pjesë e shumë projekteve nderkombëtare bazuar në eksperizën profesionale dhe rezultatet e arritura ndër vite

5. Sa mbështetje keni nga shteti shqiptar?

T. SH.  Organizata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri punon në partneritet me organet shtetërore, aktorët, partnerët dhe ofruesit e shërbimeve në fushën e e mbrotjes sociale. Me procesin e decentralizimit të shërbimeve dhe futjen e elementeve ligjore si Fondi Social ne besojme se tashme cdo organizate e shoqërisë civile do të ketë mundësinë të përftitojë grante për projekte apo shërbimë sociale të ofruara në komunitet.

6. Pasi një fëmijë largohet nga përkujdesja e organizatës suaj çfarë ndodh me të? A ruhen marrëdhëniet mes atyre që largohen dhe kujdesdhënësve?

T. SH.  E veçanta e SOS është mbështetja afatgjate nëpërmjet programeve të duhura bazuar në nevojat që të rinjtë paraqesin. Periudha e programeve të paskujdesit ndodh kur fëmijët arrijnë moshën 19-20 vjeç dhe kjo periudhë zgjat deri në tre vjet pas së cilës i riu vazhdon jetën e tij i pavarur. Megjithatë ne ofrojmë programe paskujdesi cdo herë kur shohim se më e mira e fëmijës plotësohet në një formë tjëtër kujdesi si psh riintergrimi i fëmijës në familjen biologjike.

Të rinjtë që dalin nga kujdesi i SOS Fshatit të Fëmijëve kanë marrëdhënie të qëndrueshme me personat e kujdesit direkt dhe gjithmonë vizitojnë shtëpinë ku ata janë rritur. Të rinjtë tanë janë promotorë të të drejtave të tyre dhe kemi raste tepër të suksesshme. Fshati SOS është familje e madhe dhe një derë e hapur pë çdo të ri/e të re që është rritur aty. Ne nuk u’a kompensojmë/zëvendësojmë dot familjen e origjinës por ofrojmë model dhe qasje tepër efektive për zhvillimin sa më të shëndetshëm të fëmijëve, duke krijuar një mjedis të sigurtë, rritës dhe zhvillues për ta.

7. Si u mbyll viti 2018 për ju dhe cilat janë disa nga angazhimet tuaja për këtë vit?

T. SH.  Suksesi ynë kryesor është se ne punojmë në përputhje me misionin dhe vizionin organizacional. Viti 2018 u mbyll duke diversifikuar profilin e kujdestarëve, implementimi për herë të parë i SOS çiftit; tashmë fëmijët kanë mundësi të kenë një model të familjes me dy ‘’prindër’’. Implementimi i projektit“Familja e para” siguron procesin gradual te deinstitucionalizimit, uljen në mënyrë të konsiderueshme të vecorive institucionale dhe maksimizimin e vecorive që mbështesin mjedisin familjar, rritjen e pavarësisë së familjeve SOS, tashmë cdo fëmijë mund të zgjedhë të qëndroë në familjen SOS ose të transferohen në Komunitetet Rinore, etj. Sukses në vazhdimësi është edhe bashkëpunimi me partnerët dhe mbështetja që ne ofrojmë në rritjen e kapaciteteve të tyre dhe anasjelltas.

Në vitin 2019, ne hyjmë në një vit shumë të veçantë ne rang global

Ne do të festojmë 70 vjetorin e krijimit SOS Fshatrat e Fëmijëve, nderkombetar

30 vjet të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve

10 vjet të Udhëzimeve të OKB-së për Kujdesin Alternativ të Fëmijëve mbi te cilat bazohet puna jone

Viti i përvjetorit është një kohë për të bere nje bilanc te atyre qe kemi arritur dhe qe me të vertetë jemi krenarë.

Nuk duhet të harrojmë se të gjitha këto projekte të rëndësishme janë atje për të bërë një ndryshim në jetën e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve , të cilët kanë nevojë për mbështetjen tonë. Ne do të vazhdojmë të arrijmë më shumë dhe kjo vjen falë bashkëpunëtorëve të motivuar dhe të përkushtuar që ofrojnë një nivel të lartë të ekspertizës në fushat e tyre dhe unë me të vërtetë dëshiroj t'i falënderoj për punën dhe përkushtimin e tyre të vështirë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT