Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Serbët, si e shkruajnë historinë e tyre

| E merkure, 23.01.2019, 08:45 PM |


Serbët, si e shkruajnë historinë e tyre

Nga lakmia për certifikatë fallco të lindjes ( birth certificate ), populli i shpifur serb nuk lë gurë pa lëvizur në mënyrë që ti sigurojë vetes një  “ tapi” në këto toka ku jeton. Edhe më e rëndësishmja është që  ata llogarisin që në një të atrdhme jo fortë të largët ne nuk do të jemi këndej pari, qoftë duke ikur, qoftë duke u asimiluar në turq. Ju kujtohen Gararashanini, Çubrilloviqi dhe Andriqi, pa i përmendur edhe të tjerët për plane e tyre kundër qenjes shqiptare.

Një nga  mijëra falsifikime serbe të shkruar si sprova, dhe qindra libra historike falsifikuese të historisë së tyre është edhe ky tekst të cilin e përktheva mu për këtë qëllim që të njihemi me “dëshirat “ e tyre për të paraqitur veten si populli më i vjetër  i  Europës. Një gjë ta kemi të qartë, ata shkruajnë, bibliotekat  Europes mbushen me librat e tyre. Diplomacia e tyre punon edh në këtë drejtim  që të na paraqesin si ardhacak të shekullit 14 –të nga Turqia.

E zgjodha rastësisht shkrimin “Za anti?ke pisce Iliri su Srbi” të shkruar nga një profesor i historisë, Hadži Dragiša Šo? . Pra, gjëja se edhe shkrimtarët antik paskan shkruar që ilirët ishin serb.

  Shoqëria  lashtë serbe –shkruan profesori serb, ishte shoqëri shtresash, shtresa e parë ishin luftëtarët, e dzta bujqit dhe e treta mercenarët. Serbët kurr nuk mbanin  skllevër, dhe kurr nuk kan jetuar si shoqëri skllavopronare. Të yënit rob tek serbët pas përfundimit të luftërave e  kanë marrë statusin e qztetarit të lirë{.

Profesori vazhdon: “ Sipas shkrimeve antike ilirët ishin një popull serb, kurse Keltët ishin shtresa sunduese. Më vonë grekë i quajtën Het , kurse romakët i quanin Gal. Të themi shkurt, Keltët ishin pjesë e popullit serb, dhe Herodi shkruan që të gjithë njerzit e bardhë, grekët i kanë quajtur serb të cilët i kishin flokët e gjatë dhe që e pushtuan Europën Qendrore”

(Cezar Keltima naziva sva plemena na prostoru izme?u Belgije i Akvitanije. Umbri u Italiji, kao i Homerovi Ahajci su Kelti. Ovaj vladaju?i i ratni?ki dio srpskog naroda, prokrstario je ogromna prostranstva i ostavio tragove po cijeloj Evropi!) Të gjithë  fiset në mes Akutanisë dhe Belgjikës ishin serb.

Prapë fjalet e profesorit të historisë :”  Në Bretani, në disa vise të Anglisë, Welsit dhe Skontlandes jetonin serbët. Edhe sot folklori i atyre i përngjanë folklorit serb. (Iz keltskih mitova i legendi nastala je i stara irska književnost. Najve?e keltsko sun?ano božanstvo je Lug, što je srpska rije?. Ostali keltski bogovi su Teut, Bak, Belbog, a to smo ve? vidjeli - sve srpski bogovi. ) Pra , të gjitha perënditë serbe ishin ato kelte.”

“ Dr. Ranka Kuji? – Velšanka, akademike enë studimet kelte në Britani, ka ybuluar që edhe lumenjt tonë ( pra serb ) të cilet quhen me emra të perëndeshave kelte, gjithashtu edhe qytetet  në Panoni

(sot Vjovodina fxh ). Kështu , thotë “profesori “ emrat : “Kladovo, Juhor, Bargdan Bojana, Dunav, Tara, Neretva, Sava Sutla, Vrbas, Vardar, Ibar, Kolubara, Jadar, Sana, ?etinja, Trebišnjica, Una, Bosna , Usora, Strumica dhe shumë të tjerë janë të burimit serb ”  mbaron shkrimi.

Si ta quajmë mohimin tonë ? Si ta quajmë propagandën vetshkatrruese të kombit tonë ?

Ps. Ilustrimi nga antika është e profesorit të lartë permendur )

Fahri Xharra, 11.01.18

Gjakovë