Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Brahim Avdyli: Edhe njëherë për shqiponjën dhe shqiptarët (V)

| E merkure, 23.01.2019, 07:44 PM |


Brahim AVDYLI:

EDHE NJËHERË PËR SHQIPONJËN DHE SHQIPTARËT

Pjesa V

Xhemajl Gashi përpiqet të shpjegojë alfabetin simbolik të të gjithë yllirëve, edhe pse disa të tjerë e quajnë “alfabeti kozmik”, të cilin ne do ta shohim më vonë. Në trekëndëshin Nish-Sofje-Shkup konsiderohet se është krijuar për herë të parë gjuha e vërtetë shqipe. Ky trekëndësh është më i vogël se sa Gadishulli Yllirik/Illyrik, territorit bazë. Për gjërësinë tij ndahen në një areal të gjërë të mospërputhjesh shkencëtarët e botës dhe shqiptarët.

Në qoftë se e marrim parasysh një thënie të autorëve të vjetër, në truallin e vjetër të ilirëve, ka pasur edhe aso fise, të cilët janë quajtur “fise thrake” dhe që nuk duket se ata kanë të drejtë. Daorsët në Bosnje i njohin më pak; kaonët janë ilirë në Epir dhe dardanët midis tyre janë poashtu ilirë. Ka shumë autorë që thonë se tribalët (shqip: prej triballëve) dhe peonët nëpër Makedoni janë fis iliro-thrak, sepse thrakët e kishin një shtet tjetër, por jo “kombin” tjetër. Ndarjet shtetërore nuk janë ndarje të kombeve, por ndarje admistrative, sepse një komb i cili e përdorë të njëjtën gjuhë me ndryshime të dialekteve, edhe pse jeton nëpër territore të ndryshme të disa shteteve, është i njëjti komb, me një gjuhë simbolike e të shumtën të pashkruar ilire, të cilët ua lënin nga brezi në brez gjuhën e tyre me gojë. Disa alfabete të shkruara, njëri ndër to alfabeti fenikas, janë futur me imponim.

Nuk do mend shumë të dihet se si janë shtresuar klasat në shoqëri. Klasa e parë sunduese është krijuar klasa skllavo-pronare. Zbulimet e tanishme po e dërgojnë më përpara për rindryshim jo vetëm historinë kombëtare, por edhe ate botërore, prej 35`000 viteve e deri në 10`000 vite p.e.s. Dihet se njeriu është ushqyer nga lisi i qarrit me lénat e amidonit, në paleolitikun e hershëm. Prandaj, këtë lis e kanë quajtur që atëherë “lis të shenjtë”.

Zbulimi i Piramidave të Bosnjës na e dokumenton se kombi ilir ka qenë ndër të parët që ka jetuar në tërë Gadishulin Yllirik (Ilirik) dhe ky zbulim na e dërgon tërë historinë të rishkuhet 20`000 vite më parë p.e.s.[1]

Yllirët, të cilët e kanë vlerësuar atëherë vendin e tyre të prejardhjes prej qiellit në tokë; dhe diellin, që e kishin si gjënë më të shenjtë nga yjet, pra ylli më vogël e pranë tokës, që nxenë, ngrohë, rritë e djegë gjithçka mbi dhé; dhe shqiptarët e sotëm, bij të yllirëve/ilirëve, nga Gadishulli Yllirik: me Dakinë e Rumanisë; me Bullgarinë dhe ish-Trakinë e vjetër ilire; Maqedoninë e sotme dhe ish-Macedonia iliro-thrake, në të ashtuquajturën “Greqi”; Thesalisë, nga trevat e “Greqisë” së sotme, e cila rrjedhë prej emrit “thesarë”, pra arë toke ; vend pune; thes ari me arë; tokë që prodhon shumë nga të mirat e botës [2]; Pellagoninë; Epirin; Shqipërinë e sotme; Dardaninë e vjetër, Serbinë e sotme, deri mbi Danub dhe Bosnje, merret si pjesë të këtij gadishulli.

Ky gadishull, që është quajtur “MAIA”, pra vend me maja dhe i lartë; është quajtur YLL-YLLIRI, simbol i Diellit. Prej kësaj e lidhim edhe SHQIPEN, prej emrit SHQIPONJË; prej YLLIT më të zjarrtë-DIELLIN; dhe në këto baza e kemi YLLIR-ILIR, IPHEST-STIPHE-SHQIPE, IPE-SHQ/IPE, gjuhën mëmë të Evropës e të tërë botës, pra gjuhën shqipe.[3]

Kështu, kjo është qendra e jonë e vërtetë, prej së cilës jemi shpërdarë në tërë botën, deri në Babiloni, por nuk e kemi origjinën prej Babilonisë, as prej Azisë së Vogël, ku kemi jetuar ne. Ata ishin Yllirët dhe jemi quajtur albanë. Yllirët dardanë kanë qenë paraardhësit dardanëve të Trojës, në Dardanele, dhe jo anasjelltas. Pas luftës së njohur të Trojës janë ndalur përsëri në Dardanë. Emrat i kanë trashëguar prej dardanëve të parë...

“Karakteristikë e këtyre fisive në lashtësi ishin lëvizjet e tyre të vazhdu-eshme, drejt burimeve, kullotave, ndaj edhe banesat e tyre, në shumë raste ishin të tipit të një popullsie me banim të përkohshëm”- thotë Sulejman Mato, në veprën e tij, “Në kërkim të rrënjëve”.[4] Ata nuk kanë mundur të krijojnë një bashkësi homogjene, por kanë qenë në zemër të Gadishullit Yllirik.

Yllirët apo Ilirët janë vazhdimësi e vërtetë e këtyre fiseve, veçanërisht të dardanëve, qoftë të atyre më të vjetër apo më të hershëm, qoftë edhe të Azisë së Vogël, për çka na thonë studimet tona, veçanërisht studimet e legjendave, të cilat tregojnë se dardanët e ilirët i kanë stërgjyshërit e vet mbi Maqedoni, në trojet e tyre të Shqipërisë, Kosovës, e pjesërisht të Serbisë, deri në Nish.

Studiusja maqedonase Fanula Papasoglu, thotë sipas veprës së Sulejman Matos,[5] “Vëzhgime mbi lashtësinë e Gjuhës Shqipe”, se “dardania paraqitet si një nga rajonet ballkanike më pa të romanizuara”, ndërsa gjuhëtari i njohur i albanologjisë, Prof. Dr. Eqrem Çabej, dardaninë e ka quajtur si “pjesë e trevës gjuhësore dhe më të kryehershme të shqipes”. [6]

Por më një domethënie të veçantë në këtë vepër, shumë prej ilirëve janë hedhë në trojet e veta italike, prej Gjenovës, Venedikut, Romës, e deri në Siqeli. Aty ka pasur dhe se kanë ardhur të tjerë, dy pjesët e kombit, toskët dhe gegët, deri në Hallstatt dhe gjetiu, nëpër Europë.

“Nëntë të rinj dhe po aq virgjëresha, të ardhura nga Iliria, linden 12 popuj”, thotë Plini, në vëllimin III të veprës së tij, e nuk thuhet emri i veprës, por faqe 21, të cituar prej Sulejman Matos. Plini thot “12 popuj”, e nuk e thotë “fise”. Autori e lidhë gabimisht me 13 fise të Eprit dhe kështu përpiqet që “ta kuptojë”. Të 12 popujt janë popujt e rëndësishëm për tërë Evropën.

Jokli arrinë në përfundimin e vet se djepi i lashtë i shqiptaro-ilirëve ka qenë Dardadia, në Gadishullin Ilirik (Hemi, Maia, Ballkani), ndërsa dijetari francez E. Pitar, piketon dy tiparet kryesore të iliro-shqiptarëve, flokët dhe irisin e syrit, të cilat mbizotërojnë te të dy gjinitë (mashkullore e femërore), ngjyra kafe e irisit, që është mbi 70 për qind të rasteve të studiuara, dhe ngjyra blu e syve, e cila është nga pak e hapur.[7]

“Trashëgimet linguistike që vijnë nga gjuhët e lashta ballkanike (Gadishulli Ilirik, B.A.), si ajo e ilirëve dhe e trakasve, janë të lidhura ngushtësisht me shqipen”- thotë tekstualisht albanologu Nokli.[8] Këto na japin trekëndeshin e tri qendrave të para: Nish-Sofje-Shkup.

Do të pohojmë sikur Sulejman Mato në veprën e përmendur, se gjuha është një organizëm i gjallë e lëvizës,[9] por e konsiderojmë të pazgjidhur mirë “këmbimet” me gjuhë të tjera, shumë të mëvonshme dhe kryesisht gjuhë artificiale, si “greqishtja e vjetër”, sepse nuk mund të quhet kështu, pasi nuk kishte fare “grekë” andej-këndej e para vitit 1000 të e.s., por gjuhë shqipe të shkruar me një alfabet tjetër të Kadmit fenikas; gjuhës latine, e cila është krijuar e prej gjuhës së vjetër pellazgo-iliro-shqipe; rumune; kelte, gjermaniko-angleze; turke dhe gjuhëve sllave; pas shekullit XVI të e.s. ruse; dhe pas gjysmës së shekullit të XVIII të e.s. gjuhës “serbe”. Ato kanë marrë prej neve, e ne nuk kemi marrë prej tyre. Janë të verbër këta albanologë që e konsederojnë se “ne jemi marrës” e nuk e njohin aspak albanologjinë; që dalin “me shkrime” të tilla, sikur duan shkatërruesit të kombit iliro-pellazgë.

Po citojmë: “Ilirët i ngjajnë rrjedhës së Danubit... të përzier me keltë, me galë (të cilët janë vëllezër të Ilirit, B.A.!), me gotë (që janë një fis i mëvonshën thrakaso-ilir, të cilët luajtën rol të veçantë me “jermanët” iliro-makedonian në artikullimin e gjermanëve, B.A.!), dhe me sllavët e jugut (d.m.th. se janë themeluar shumë më vonë nëpër histori, por çekët janë themluar më parë B.A.!)”,[10] e nuk jemi dakord fare me “fiset parailire”, por Yllirët, sepse yllirët apo ilirët kanë ekzistuar që më parë, prej djemve të Polifemit, në parahistori. Nuk jemi dakort as me “gjuhët indo-evropiane”, apo “indo-gjermane”, sepse është gjuha bazë, gjuha mëmë, gjuha shqipe. Ky kostrukt është një konstrukt artificial, e jo linguistik. Ne po pajtohemi se “gjuha shqipe ka një vend të merituar”, por nuk pajtohemi me pseudofaktin se kjo gjuhë qenka “rezultante e kësaj përzierjeje gjatë kohëve”, duke “pas qenë” “një përzierje dialektesh, huazime, deformime, sinonime, deformime e zëvendësime nocionesh, të cilat kanë marrë dhe i kanë dhënë njëra-tjetrës në çdo kohë, dhe sot e kësaj dite”.[11]

Kur Sulejmon Mato bazohet kryesisht në konkludimin e albanologut të devotshëm, Çlirim Xhungës, nga i cili e merr një “ide të guximshme”, i cili thotë kësisoji, se “si greqishtja e vjetër ashtu dhe latinishtja nuk janë gjë tjetër veçse vazhdime të deformuara të shqipes, në dy alfabete të ndryshme”,[12] nuk do mend të theksohet se leksiku i shqipes është shumë më i vjetër.

Çlirim Xhunga u bën një studim të thuktë leksikut të gjuhës shqipe. Në këto studime i verteton se dy gjuhët e tjera, të theksuara në kokludimet e tij, nuk kanë potencial e thelbësor. Ai ua bën një studim të thuktë rrënjëve të gjuhës shqipe. Me këto rrënjë e shpjegon se “shqipja ia kalon greqishtes se vjetër në të gjitha drejtimet, si për nga pastërtia e rrënjës, pastërtia morfolo-gjike dhe sintaksa e qartë”. [13] Në fund të tyre, e thotë qartë se “greqishtja dhe latinishtja vijnë nga shqipja”.[14]

Në fund, po e themi se krijimi i shënimeve për librin e Sulejmon Matos “Vëzhgime mbi lashtësinë e Gjuhës Shqipe”; dhe pasurimi i këtyre faqeve me thënie të shkencëtarëve të ndryshëm e herë herë edhe kontradiktor, ka qenë për autorin “një obligim qytetar”, siç e thotë ai, i cili, në përfundim e nxjerrë edhe konstatimin e vetëm se fiset ilire kanë qenë popullsia e madhe dhe më e hapur në Europë. Vlenë të përmendet kjo thënie e Kreçmerit:

“Një pjesë e ilirëve doli nëpër Helespond (Dardanele) dhe Propontis në Azinë e Vogël, (se)pse Dardanët e trojës të cilët përmenden prej Homerit bashkë me trojanët, janë si duket një pjesë e fisit ilir të dardanëve.[15]

Pastaj, prej dardaneleve të Turqisë, pas luftës së Trojës dhe shkatërrimit të saj definitivisht nga dredhia e Odiseut, nga e cila mbetet kurdoherë nëpër histori “Kali i Trojës”, që e rrënoi nga mbrenda kalanë e pasur të saj, kanë ardhur në Gadishullin italik etruskët, që janë toskët, dhe aty kishin tjerë nga iliria, ligurët, venetët, mesapët, japigët, panonëve, retët, keltët, etj. së bashku me 10`000 nënshkrimet e tyre dhe librat e shkruara, por ato nuk dihet se ku kanë mbetur apo ku janë “zhdukur”. Alfabeti etrusk (toskë) është forma e dytë e shkrimit të gjuhës shqipe. Do ta cekin edhe njëherë në këtë pjesë.

Vlenë të theksojmë thënien e Sulejman Matos, se “problemet e lashtësisë së gjuhës shqipe janë të pakta (të panjohura dhe të pastudiura, B.A.!) dhe janë të ngritura mbi dëshmi dhe hipoteza. Askush (nuk) e mbronë dot tezën se gjuha shqipe është gjuhë foshnjore e njerëzimit (në vend se të thuhet gjuha e parë, apo gjuha mëmë), ashtu si, askush nuk ka të drejtë ta zbeh këtë tezë pa argumente shkencore”. [16] Kjo është thënia përfundimtare e këtij libri.

Vërtetë gjuha shqipe ka mbijetuar dhe u ka rezistuar kulturave të lashta, perandorive e fqinjëve tanë, armiqve më të rrezikshëm deri në kohën tonë.

Nuk do mend të theksojmë edhe njëherë se gjuha shqipe nuk ka qenë gjuhë semitike, por ka qenë gjuhë japetike. Që në fillim duhet të cekim fjalët kolosale të Spiro Kondës, se gjuha shqipe bënë pjesë në bashkëfisërinë (homoethinë) japetike dhe populli që e përdorë këtë gjuhë nuk ka qenë një popull semitik, por popull jo semitik. [17] Ai është populli paragrek dhe më i vjetri në tërë Gadishullin Yllirik, e rrjedhën e Danubit, deri në Hallstatt.

Disa gazeta elektronike deri te Qendra e Studimeve Albanologjike/Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, i mbushin me shkrime të tilla e libra, ndër të tjera i nxjerr edhe dy vepra të “mëdha” nga Kolec Topalli.[18] Ai e hedh gjuhën shqipe “kalkë” të gjuhëve greke, turke, latine dhe sllave, të cilat janë krijuar prej shqipes, si të porositura prej armiqve më të mëdhenj të kombit shqiptar, dhe për t`ia zënë frymën kështu këtij kombi, të cilët sa luftëra i udhëheqin prej forcës së djallit, për shkatërrim të çështjes shqiptare.

Po e marrim me këtë rast një video dokumentare,[19] të realizuar nga ana e Kol Markut, një studiues i vërtetë historik dhe i gjuhës shqipes, e cila është një intervistë me studiuesin Fredi Balaj, të titulluar "Thesare Gjuhësore", pikërisht autorin e veprës "Gjuha që bota flet dhe simbolika e germave", e hedh poshtë me prova shkencore të ashtuquajturën "Fjalorin Etimologjik të Gjuhës Shqipe" të të ndjerit Kolec Topalli, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me metodat e imponuara e të verbëta të studimit, i cili, nuk e njeh parahistorinë e gjuhës shqipe. Kolec Topalli e nxjerr gjuhën shqipe si "kopje" të gjuhëve më të vona. Kjo nuk është e vërtetë!...

Në të vërtetë, Aleksander Hasanas (Mili Butka) latinishten e nxjerrë me fakte si “nëngjuhë të gjuhës shqipe”, duke e njohur mirë etimologjinë e fjalëve të “gjuhës mëmë”, të shqipes. Gjuha e parë e njerëzimit është gjuhë me rrënjën X (iks), gjuhë e parë e Yllit më Madh, është gjuhë e tij hyjnore. [20]

As gjuhët e tjera nuk i kanë dhënë gjuhës shqipe, por ato kanë marrë tekstualisht prej saj. Kolec Topalli, si dhe të tjerë, që nuk i njohin aspak ligjet etimologjike të gjuhës shqipe, nga lashtësia, shkruajnë kështu. Në vend se të pranojnë siç ka qenë gjuha shqipe me rolin e saj të pazëvendësueshem për gjuhët e kulturën e lashtë të njerëzimit, mundohen të "justifikojnë" në njëfarë forme hipotezat e veta, me gjëra të pavërteta, sikur “shkencore”.

Se gjuha shqipe është baza e gjuhëve indo-europiane apo indo-gjemane na dokumeton me të gjitha mundësitë e tija studiusi dhe oponionisti shqiptar, Fredi Balaj, në të dy vazhdimet e gjëra në rrjetin elektronik, Pjesa e parë dhe Pjesa e dytë,[21] në demantim të veprave si këto, të cilat i vumë në spikamë...

Kështu shkruajnë edhe të tjerë, me gabime të mëdha e mjaft trashanike, si tradhëtari Mustafa Nano, i cili nuk ka turp të thotë se “shqiptarët nuk janë pasardhës të ilirëve”, [22] por ne po e marrim një thënie nga artikulli i Brilant Gashit, të thënë prej Nikolla Jorgës, i cili pohon se “populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetër në Europë”, pa marrë parasysh gabimin e rastësishëm të gazetës “ilirida-online” apo të ndonjë tjetri, e cila na pohon se “alfabeti i Kadmit” është “me origjinë pellazge”, edhe pse botërisht dihet se i quanin pellazgët dhe iliro-shqiptarët, që nuk e mësonin shkrimin fenikas, si “barbarë”. Dihet se alfabeti fenikas ishte semito-egjyptian.

Tërë gjuha shqipe me të cilën e kanë folur Yllirët, Illyrët dhe shqiptarët përpara tyre, ka qenë jo semitike. Alfabeti i Kadmit e ka zëvendësuar me dhunë e gënjeshtra alfabetin e pare diellor, siç e quan Xhemajl Gashi, apo alfabetin simbolik, siç e quajnë të tjerët dijetar, prej Linearit A e B e deri sa kur të pranohet botërisht, se alfabeti i Kadmit ka hy me qëllim që të largojë mendjen njerëzore nga origjina e vërtetë e gjuhës shqipe.

Albanë janë quajtur për shqiptarët dhe prej vëllaut të tretë të Ilirit, Keltit, ata që e krijuan alfabetin e parë simbolik, al-fa-be-tin e parë, AL-B(e)-ANË, ana nga e cila janë krijuar shkronjat e para, ALB, prandaj quhet sot e kësaj dite “Schwäbische ALB”, në Hallstatt, dhe ALBA-LONGA në Romë, të cilët i ka krijuar populli i vjetër Yllir, e askush tjetër, pra shqipfolësit, prej SHQIPES, e jo tjetër! Albanët e vjetër kanë qenë edhe albanët e Trojës.

Alfabeti etrusk (toskë) dallon diametrikalisht nga shkrimi “grek”, sepse ai fillon nga ana e djathë dhe e mbaron rrjeshtin në anën e majtë. Prej shkrimit etrusk (toskë) ka lindur edhe shkrimi i vjeter arab, të cilit do t`i kthehemi, në shkrimin vijues.

Po e them se Diellin e kishim simbol të veçantë (shikoni po deshët edhe Piramidën e Diellit, në Bosnjë, 20`000. vjet p.e.s.!) dhe fjalën e parë; atij i jemi falur të gjithë Ylliret/Ilirët; e nderonim si ZOT, sepse ai ishte Yll që jepte JETË, por edhe DIGJTE-kur bënte vapë; ishte Ylli më i vogël pranë tokës, në qendër të sistemit diellor, pra galatikës sonë. E nderonim Yllin dhe na quanin YLLOR, jo illyrian, por yllirijan! Këte, e kemi mjaft të qartë...

“Etruskët janë njohur me emrin Tiranë ose Tyrhenian, pas emrit të udhë-heqësit etrusk, Tyrsenus”- thotë Aleksander Hasanas,[23] të cilët quheshin se janë banorë të hershëm të Tiranës së vjetër, e cila ende nuk është gjetur.

Në këtë diskutim ndërlidhen disa mendimtarë, pro e kontra. Po e marrim në këtë rast Nezir Shalën, në të cilën thuhet se TIRAS ishte djali i shtatë i Jafetit (Japhetit, e Japheti ishte djali i parë i Noas, i Nuhës/Nuhit. Këta emra janë emra tradicional të shqiptarëve, pra mos e harroni këtë emër, në të tri format: Noa, Nuhi dhe Nuha!). Japfeti, thuhet në sqarim se e kishte në ponësi Europën.[24] Kjo thënie na e hedh syrin nëpër tërë kontinentin. Ai e lidhë në versionin anglisht me Japheth`s-International Standard Version. Dhe, kur ta shikojmë të tëren, duke mos e harruar thënien lapidare të Spiro Kondës, të cilën e kemi shkruar, gjuha shqipe bënë pjesë në bashkëfisërinë japetike, pra të Japfetit. Ne, e kemi në studim pjesën e dytë, libri i dhjetë, kapituli i parë, i dytë dhe i tretë, për etruskët (toskët).[25] Atëherë e mbyllim diskutimin me thënien e Ciceronit (Mark Tulit) për historinë, e cila “është dëshmitari i epokave”, “është pisha e së vërtetës”, “është lajmëtari i lashtësisë”.[26]

E vërteta është një, ndërsa e pavëteta është e pakufishme. Kur ndeshet ajo me të vërtetën, bie e plandosur, bie për dhé, dhe nuk ndëgjohet tjetër...



[1] Shikoni edhe njëherë faqen tonë, dhe artikullin „Paleolitiku i parë dhe evoluimi i njeriut të parë nëpër Evropë-III/Nga mediat elektonike dhe veprat“, i boturar nëpër gazeta elektronike, si psh. në http://maqedoniashqiptare.com/2017/09/paleolitiku-i-pare-dhe-evoluimi-i-njeriut-neper-evrope-iii/ .

[2] Shiko veprës e Mili Butkës (Aleksander Hasanas), „Kodi i gjuhës shqipe/Etimologji“, Magus, Tiranë 2017, në faqet 204-205.

[3] Shikoni po aty, e njejta faqe, 205.

[4] Sulejmon Mato, „Në kërkim të rrënjëve“, Botimet Dudaj, Tiranë 2005, faqe 44.

[5] Te Sulejman Mato mund të bëhët një sugjerim, se asnjë nga veprat që ka nxjerrë citate nuk është sqaruar me fusnota se cilat janë këto vepra, prej cilës faqe janë nxjerrë këto thënie, prej cilës shtëpi botuese, në cilin vit e në cilin vend janë botuar ato. Këtë vërejtje mund ta bartë mbi vete Sulejman Mato, por edhe botuesit e dy veprave të tij. Ne po e themi më tutje faqet e librit të Sulejmon Matos, prej të cilit janë nxjerrë këto thënie…

[6] Sulejman Mato, “Vëzhgime mbi lashtësinë e Gjuhës shqipe”, pa shtëpi botuese, Tiranë 2015, faqe 75.

[7] E njëta vepër, faqe 76.

[8] Po atje, faqe 62.

[9] Po aty, faqe 174.

[10] Po aty, e njëjta faqe.

[11] Në të njëjtën faqe.

[12] Po aty, faqe 58.

[13] Po aty, e njëjta faqe.

[14] Po aty, faqe 59.

[15] „Pasthënie“, faqe 192.

[16] Me këtë thënie mbyllet vepra, faqe 196.

[17] Shikoni edhe njëherë Spiro Konda, në veprën e tij, “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”, Shtëpia Botuese EUGEN, Tiranë 2011, faqe 485-486.

[18] Mos i pafshi ju si ne këto vepra antishqiptare, me tituj të mëdhenj, “Sistemi foljor i gjuhës shqipe” dhe “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe”, të të ndjerit Kolec Topalli.

[19] Shikoni videon dokumentrare të Kol Markut me Fredi Balajn, një inxhinier, një studius i gjuhës shqipe dhe oponionist “Thesare gjuhësore”, të dhënë me një komentim edhe në profilin tim, https://www.youtube.com/watch?v=TDYsmDYg_3E&fbclid=IwAR3BU_8CvZ-w8Waq5dPlo5Y6rixh8rI6qRGFbSfuXQ5SCC9mTE4qYnAaPk8.

[20] Shikoni Mili Butka (Aleksander Hasanas), “Kodi i Gjuhës Shqipe/Etimologji”, vepra e cituar, faqet 218 e 227.

[21] Intervistat e dhëna në rrjetin elektronik të Fredi Balajt, Gjuha Shqipe është baza e gjuhëve indoeuropiane”, Pjesa e Parë dhe Pjesa e Dytë, Mars 2018, në https://www.youtube.com/watch?v=KSAzfMt4XGY , https://www.youtube.com/watch?v=u8kldqwP8wo&t=21s&fbclid=IwAR2yliNpdaTBSvhoZq2gF-8JL8v1aZi99HXp1IlgWkmDZB3l1reSp8wH_fA.

[22] Shikoni shkrimin e Brilant Gashit, p.sh. në gazetën elektronike „Një komb”, Mjaft më me shpifje. Ilirët janë të parët tanë”, në http://www.njekomb.com/?p=23009,

[23] Shikoni profilin personal të FB të Aleksader Hasanas, të datës 13.01.2019, në http://www.facebook.com/Aleksander Hasanas, mbi Etruskët.

[24] Shikoni po aty, te Aleksander Hasanas, për Nezir Shalën.

[25] Shikoni Pjesën e dytë, kapitujt I, II, III, të verpës së Spiro Kondës, prej faqes 295 e deri në faqen 366.

[26] Në fund të veprës së Spiro Kondës, faqe 500.