E enjte, 18.04.2024, 06:45 PM (GMT+1)

Mendime

Kujtim rrënqethës nga Brodeci....!

E merkure, 24.09.2008, 06:32 PM


Të ngrysesh një agim dite të trishtë në një qytet të madh, por që e ka mbuluar heshtja që vret bashkë me të ftohtin e një nëntori që të ngrin, nuk është aspak e lehtë.

Arjeta AHMEDI :

Të ecësh atyre rrugicave të ngushta e të ftohta dhe të mos jesh i sigurt a do të arrish që të dalesh në rrugën kryesore, kjo është vërtet e frikëshme.

Unë ecja mbi gurët e shtruar rrugicës përpjetë dhe i shikoja majat e maleve të mbuluara me një borë acaruese që të rrënqethte,ato gjëmonin aq shumë - sa nga gjithë ajo fuqi bora arrinte të dalë në qytet.

Në atë qytet, ku herë ishte gjallë dhe i lulëzuar nga turmat e njerëzve,e herë vdiste gjithçka mbrenda pak sekondash pasi dëgjohej ndonjë lajm i ri, që transmetonin televizionet tona.

Vallë si arrinin të boshatiseshin ashtu rrugët ?!

Gurët e mureve, që rrethonin shtëpitë e malsorëve, rrinin si çdo herë krenarë, që e kishin mundur kohën.

Ato ishin moshatar me stërgjyshërit apo katragjyshërit e mi, e ndoshta edhe më të vjetër se kaq.

Unë i shikoja me kurreshtje fëmijërore, dhe ato më qesheshin duke më uruar mirëseardhjen në këtë votër bujare të malsorëve të pamposhtur, e atëherë m'u kujtua vendi im dhe këto mure më kujtonin shtëpitë e fshatit t'im dikur moti në fëmijërin t'ime të hershme.

Buzëqeshja e tyre më tregonte edhe storie të tjera. Këto gurë nuk kishin mundur vetem kohën, por ato kishin ndalur edhe plumbat e shumtë, e mbi to kishte rrjedhur gjaku i nxehtë i shumë djelmoshave të rijë, që kësaj toke dhe këtyre gurëve i'u kishin falur gjymtyrët, gjakun dhe jetët e tyre.

Dhe, përnjëherë u gjendëm në dhomën e vogël të një shtëpie dykatëshe, të ulur këmbëkryq e me sy të përlotur.

Sytë si mbanin dotë lotët që vinin si dallgë të frustruara. Ato duhej të rridhnin faqeve, të formonin ato përrenjtë e thellë që i gërrynin ujërat në këtë malësi shqiptare.

Përmes qepallave të lagura në murin përballë meje vrejta një fotografi bardhë e zi, e mbuluar vetëm me një qelq të thjeshtë, por që pas saj ishte ajo madhështorja, e paluhatëshmja ndër shekuj, ishte harta e Shqipërisë Natyrale dhe dukej po aq e bukur edhe në këtë gjendje të dhimbëshme.

Pas lotëve dhe dhimbjes së madhe, secilit në këtë shtëpi, që i nevojitej një rifreskim dhe një frymëmarrje e thellë, e këthente kokën dhe vështronte me admirim fotografin krenare në murë, atëherë dëgjohej ajo frymëmarrja e thellë bashkë me zhurmën e hapjes së mushkërive dhe depërtimin e ajrit.

Në ato momente u shkëmbyen disa fjalë ngushllimi. Po ku mund të gjendej fjalë për të pakësuar atë dhimbje që ndjente ajo nënë.

Sa dhimbje kishte dhe mahej aq e fortë, saqë shkëmb e gurë përkuleshin para paluhatshmëris së kësaj nëne burrneshë, të kësaj nëne bujare dhe heroinë.

Nuk arrita të përmbledh mendimet, e më së paku shkronjat për të përshkruar atë që ndjeva në momentin kur para kësaj shtëpie të palëkundur na pritën vetëm gratë me sy të përlotur, ngase burrat e kësaj votre mungonin, ato ishin vrarë e burgosur.

I vetmi mashkull në shtëpi ishte vetëm 4 vjeç. Ai kollitej shpesh, ndoshta për të na treguar se ai oxhak i madh e mikëpritës, akoma e ka odën e burrave dhe burrat e fjalës dhe të besës.

Sa mallëngjyese që ishte kjo situatë, sa e dhimbshme ishte kjo odë e vogël, dhe do duhej të na priste për gëzime të dasmave. Aty ku do këndonim, luanim e festonim, siç dijmë ne shqiptarët, ndërsa takimi ynë i parë me këtë odë ishte vetëm vajtim e fjalë ngushëlluese, sepse tani ne vajtonim për të vdekur e për të gjallë që askush nuk i dinte si ishin dhe ku ishin...

Kercove, shtator 2008.

http://www.youtube.com/watch?v=pNR2EXvi8Es&feature=related



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora