E premte, 19.04.2024, 04:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Nue Oroshi: Kujtesa si shenjë e respektit për priftin e shqiptarisë Anton Kçira

E merkure, 23.01.2019, 08:10 PM


KUJTESA SI SHENJË E RESPEKTIT PËR PRIFTIN E SHQIPTARISË DOM ANTON KÇIRA

Nga Mr. sc. Nue Oroshi

Plejadës së atdhetarëve idealistë shqiptarë që si kredo jetësore e kishin përparimin dhe ecjën përpara të kombit shqiptarë nëpër periudha të vështira historike iu shtua edhe një atdhetarë shqiptarë - Dom Anton Kçira.Ai gjatë rrugëtimit të dritëjetës u përplas me jetën sepse nuk ishte e lehtë ta lutesh Zotin ku lutej e propagandohej djalli,dreqi e mefistofili.Pra, nuk ishte e lehtë të veprosh për shqiptarizëm kur korbat e zinjë dhe ushujzat i bënin varrën dhe varrin kombit tonë shqiptarë. Nëpër këto ecjakëje të vështira eci pa u ndalur asnjëherë prifti i kombit dhe i fesë, prifti i nderit dhe i burrërisë Dom Anton Kçira.

Si fryt i kësaj pune të gjatë mbi pesëdhjetë vjeçare, për ta nderuar e respektuar si dhe kujtuar veprën e tij atdhetare Shoqata”Trojet e Arbrit” më 1 Gusht 2018, në Gjakovë mbajti një Sesion të veçantë shkencorë me temën :” Dom Anton Kçira -Ambasador i Shqiptarëve në SHBA”.Si fryt i këtij Sesioni shkencorë të veçantë tash po i japim në dorë lexuesit shqiptarë librin me titull: ”Dom Anton Kçira -Ambasador i Shqiptarëve në SHBA”,me tridhjetë autorë, studiues nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare.Gëzon fakti se për Dom Antonin kemi autorë nga të gjitha viset etnike shqiptare, diaspora e madhe atdhetare si dhe autorë e studiues nga të gjitha religjionët që ka shqiptaria të cilët të gjithë së bashku bashkuan idetë ku mblodhën jetën dhe veprën e Dom Antonit dhe si fryt i këtyre studiuesëve të vyer kemi librën e radhës për këtë priftë atdhetarë.

Me punimet e tyre në këtë vepër shkencore u paraqitën këta autor: Prof.dr.Muhamet Shatri, imzot Hil Kabashi, prof.dr.Islam Lauka, patër Ndue Kajtazi, Franz-Llesh Grishaj, Dr.Dom Nikë Ukgjini, Eugjen Merlika, Dr.Ermelinda Kashah, Prof.Dr.Riza Sadiku, Hasan Hasani, Dr.Besim Morina, Mr.sc.Rezehana Hysa, Don Albert Jakaj, Fatmir Minguli, Selman Etemi, Arben Çokaj, Pjetër Nikolla, Pal Canaj, Dr.Sali Haxhiu, Tomë Mrijaj, Mr.sc. Nue Oroshi, Martin Dedaj, Klajd Kapinova, Krist Gjinaj, Mikel Gojani, Prekë Gjetaj, Mhill Velaj, Msc.Leonora Laçi, Lekë Mrijaj dhe Msc.Kristinë Oroshi.

Kjo vepër enciklopedike që po i japim në dorë lexuesit është libri i shtatëmbëdhjetë me radhë që boton Shoqata ”Trojet e Arbrit” në këto pesëmbëdhjetë vjet të veprimtarisë së saj shkencore dhe libri i parë që flitet për Dom Anton Kçirën që vjen si fryt i një Sesioni të vetëm shkencorë që është mbajtur deri më tani për jetën e veprimtarinë e tij atdhetare dhe fetare.

Por për dom Antonin ky libër është libri i pestë më radhë që është shkruar deri më tani. Librin e parë për dom Antonin e botoj shkrimtari dhe studiuesi i njohur Hasan Hasani-Perkola duke botuar romanin “Ulerima“ në vitin 1989, që ja botoj shtëpia botuese“ Rilindja“ në Prishtinë ku këtë roman shkrimtari Hasan Hasani ja kushtoj Dom Anton Kçirës dhe Mulla Muhamet Lipës.

Pastaj studiuesit e vyer Tomë Mrijaj dhe Klajd Kapinova botuan dy vepra shumë të rëndësishme e shumë të plota me tituj: “Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit dhe Atdheut“, botuar në vitin 2002 në Shkodër dhe “Don Anton Kçira në jubileun e 50 vjetorit të meshtarisë“ Botim i “Volaj “po ashtu në Shkodër në vitin 2017, pa harruar edhe një libër që kishte dalur në formë të intervistës me titull: “30-vjet me malësorë“, bisedë në Detroit me Dom Anton Kçirën, e realizuar nga Pjetër Jaku, botim i Shtëpisë “Kuvendi“ (Lezhë 2001), shtypur në GEER, Tiranë.

Ky libër enciklopedik që po e sheh dritën tash më është libri më i plotë që është botuar për Dom Antonin dhe që vjen si një fryt i një pune të gjatë dhe një frytshmërie të madhe të tridhjetë studiuesve, të cilët shkrinë idetë e tyre në këtë vepër shkencore.

Është për tu theksuar fakti se rrallë herë mund të ndodhë në botën shqiptare që për së gjalli një prifti atdhetarë ti botohen pesë vepra nga shumë autor.

Kjo është bërë për faktin se sa më shumë që të gjurmosh ne biografinë e Dom Antonit aq më shumë do të gjesh fakte që ky atdhetarë shqiptarë nuk ndaloj asnjëherë për të dhënë kontributin e tij si në aspektin kombëtar,fetarë ,kulturor dhe duke u shkrirë si qiriu në aspektin human. Në fund mund të them se po e ndiej vetën të gëzuar që edhe unë po kam mundësi ta vendosi një guri të çmuar në Kështjellën e madhe kombëtare me emrin Dom Anton Kçira,si shenjë respekti për këtë rrap shekullorë të kombit tonë shqiptarë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora