E enjte, 25.04.2024, 07:07 AM (GMT+1)

Faleminderit

Prof.Dr.Ajet Mezini: “Homazh per artistin ing.Henriko Veizin”

E merkure, 24.09.2008, 06:20 PM


 

(Ne foto autori i shkrimit Prof.Dr. Ajet Mezini)


Kane kaluar me shume se 15 vjet nga ndarja e parakoheshme e Henriko Veizit, njerit prej intelektualeve te shquar ne fushen e inxhinjerise se naftes dhe artit te karikatures. Ai ishte nje specialist i shquar i naftes dhe nje artist i talentuar i karikatures.

Figura e Henrikos eshte sa komplekse aqe dhe njerezore. Enrikua ben pjese ne ate grup njerzish qe sa me shume kalon koha aqe me shume ndihet mungesa e tyre. Ai ka vlera te çmuara si intelektual i formuar, si specialist i pregatitur dhe si artist i shkelqyer.

Artistet jane te ralle per nje komb. Jo çdo njeri mund te behet artist. Por Enrikua ishte i rralle midis artisteve dhe inxhinjerave, per talentin e tij, dhe per zotesine si inxhinjer. Tek ai spikaste karakteri i nje njeriu te çilter, i sinqert, punetor dhe te talentuar.

Me Henrikon me kane lidhur shume fije, qysh ne shkolle te mesme bashke, ne fakultet, ne pune dhe ne te njejtin pallat. Duke qene mik i vjeter i tij, mund te evidentoj fakte qe nxjerrin ne dukje virtutet e tij, inteligjencen, dhe formimin si intelektual i kompletuar.

Ne vitin 1956 Enrikua ishte maturant ne gjimnazin “Ali Demi”, ne Vlore. E njihja Henrikon si nga nxenesit me te mire ne te gjithe shkollen, megjithese isha 2 vjet pas tij. Fotografia e tij u vendos ne tabelen e nderit te shkolles, por pas disa ditesh u hoq , sepse dikush kishte thene se rrjedh nga nje familje “mikroborgjeze”. Te dy prinderit e tij ishin aresimtare te nderuar. Nje dite profesori i nderuar Harrilla Kuçuli e kish ndalur Henrikon ne koridor dhe i thosh: “Ta hoqen fotografine nga tabela e nderit! Por, ti prape je me i miri! Ne mesuesit te kemi ne zemrat tona! Hajt, mos u merzit, shko ne klase tani”. Enrikua u skuq pak dhe u largua. Profesori i nderuar nuk kish menyre tjeter si te shprehte dashurine dhe respektin e tij, per nxenesin e shkelqyer, veçse ne ate menyre. Edhe tek nxenesit e gjimnazit duhet te behej “lufta e klasave”, duhej te behej diskriminimi, poshterimi, dekurajimi, dhe nenvleftesimi i nxenesve, sipas orjentimeve te partise shtet.

Me Henrikon isha perseri bashk student ne te njejtin fakultet dhe perseri ne pune, ne kerkimet e naftes.

Henrikua e mbaroi shkollen me rezultate shume te mira dhe qysh vitet e para u dallua si inxhinjer i zoti. Ai i perket atij grupi te intelektualeve te naftes qe zbuluan dhe vune ne shfrytezim te gjithe vendburimet e naftes ne gelqeror, dhe bene te mundur arritjen e rezultateve me te larta, qe ka arritur industria e naftes deri sot. Por, talenti i tij si artist ishte i veçante. Karikaturat e Henrikos jane me te vertete te ralla. Ato dalloheshin lehte, sidomos nga shoket e tij, sepse i dallonim ato nga stili, ideja, dhe permbajtja. Karikatura ishte pasioni i tij. Ai punonte me kembengulje ne studjon e tij, me ore te tera pas punes. Nuk kishte orar per ate. Karikaturat e tij pelqeheshin shume. Ato te jepnin kenaqesi sa here qe ti shikoje. Dalloheshin per nje humor te holle, te shprehur me mjeshteri ne figurat qe paraqiste. Henrikua ishte i vetmi karikaturist ne Shqiperi qe bente tregime per femij me karikatura shume te goditura dhe edukative.

Henrikua ishte shume i ndjeshem ndaj shokeve dhe shqetesohej per problemet e tyre. Une banoja ne te njejten shkalle me ate. Ishte shume i dashur, i komunikueshem dhe i edukuar. Kurdohere dhe me kedo ai rezatonte respekt dhe dashuri njerezore. Ne vitin 1975, mua me kishin perjashtuar nga Instituti i Naftes, dhe me kishin çuar per “ri-edukim” ne nje pus. Enrikua me pa te merzitur nje dite dhe me tha; “ Mos u merzit Ajet, i drejti zhytet, por nuk mbytet.” Ai s` mund ta imagjinonte sa thelle do ta zhyste diktatura ate. Askush nuk mund ta merrte me mend sa larg mund te shkonte diktatura komuniste dhe çfare masakrash mund te bente. Faleminderit Henriko, per fjalet e ngrohta ne dite te veshtire. Por, une nuk munda t’ja kethej borxhin, nuk pata mundesi ti thoshja nje fjale mire kur ai kishte aqe shume nevoje. Ai u arrestua papritur, pa e pandehur askush.

Me 04/02/1986 Henrikon e arrestuan se bashku me Patraq Xhaçken. Te gjithe qe e njihnin Henrikon u befasuan dhe nuk ju besohej. Si eshte e mundur pyesnin me habi ? Edhe Henrikon aqe te mire e arrestuan? Ate dite tmerri oficeret e sigurimit hyne neper zyrat e punonjesve te Institutit te naftes dhe si rastesisht i lane dyert te hapura me qellim qe te shikohej vepra qe do te kryenin, te shikoheshin dy ish drejtuesit e Institutit te naftes me duar te lidhura. Qellimi ishte i kjarte: te futej frika deri ne palce specialisteve te institutit, sepse pas atyre dikush tjeter e kishte radhen. Se çfare interesi kishte partia qe specialistet te ishin gjithmone nen trysnine e diktatures, vetem ata qe i benin keto barbarizma e dine. Atyre u ishte bere mendja vetem armiq dhe sabotatore dhe shihnin enderra me syhapur me agjente dhe te rekrutuar. Duke qene se isha i perjashtuar nga instituti une nuk isha ate dite ne Institut, por me tregonte nje shok, me vone, se kur Henrikua ishte duke hipur ne “Gazin e Deges” , po haste veshtiresi, sepse kishte trup te madh, duart i kishte te lidhura nga pas, dhe dera ishte e ngusht. Ne kete kohe, nje nga sigurimsat e qellonte me shkelma nga pas, deri sa e rrasi brenda. Ate dite kur mora vesh arrestimin e Hhenrikos nuk isha me ne gjendje per pune. E kam ndier maksimalisht sepse isha plotesisht i bindur, qe jo vetem s’kishte bere asgje, por ishte njeriu me i ndershem, qe gezonte respektin e te gjitheve qe e kane njohur, sepse ishte intelektual me vlera, sepse kishte dhene kontribut te çmuar ne arritjen e sukseseve te industrise se naftes.

Ne fakt, une e kam shume te veshtire te imagjinoj se ku e kishte burimin nje urrejtje e tille antinjerezore, ky bastardim deri ne shperfytyrim komplet te qenies njerzore ne nje bishe te terbuar ? Por, jo. As me bishen nuk mund te behet krahasimi. Bisha nuk e ha llojin e saje. Arrestimi i Henrikos befasoi shume njerez qe e njihnin ate, te cileve ju dukej e pabesueshme. Per kete aresye sa here vinin udheheqesit e partise ne institut nuk harronin te theksonin se edhe Henrikua ishte “armik”, duke mos mundur te thone asgje perse ishte i tille? Denimi i Henrikos dhe Petraq Xhaçkes ishte pas vdekjes se Enver Hoxhes, si rezultat i vazhdimesise se rruges se Enverit, nga pasardhesi i tij i denje Ramiz Alia.

Siç me tregonte Henrikua kur doli nga burgu, ate e torturonin vazhdimisht kur ishte ne hetuesi. Ne qeline e vogel te burgut nuk kish vend per shpirtin e tij te madh. Kjo ishte tortura me e madhe shpirterore, krahas atyre fizike. Atij i kerkonin me çdo kusht qe te pranonte qe ishte i rekrutuar nga agjenturat e huaja. Por, si mund te pranonte kur s’ishte i tille ? Ata kishin arritur deri atje sa nje dite hetuesi e goditi aqe forte me shkelm ne fytyre, sa i theu dy dhembe.! Nje dite pas arrestimit te Henrikos takova rastesisht ne rruge nenen e tij. Ajo me njihte si shokun e tij dhe sa me pa mu afrua dhe me pyeti me lot ne sy: Po çare ka bere Henrikua im? Di gje ti ? A eshte Henrikua im “armik”. Nuk e kam ndier vehten ndonjehere me ngusht se ate dite. Çfare ti thoshja kur e pash si ishte katandisur.? Ajo zonje e nderuar ishte tretur pergjysem, nga e gjithe qenia a saje reflektonte vetem dhimbje dhe hidherim. Une fillova te ndjej perveç keqardhjes per Henrikon edhe dhembjen e thelle te nenes per djalin e burgosur. Dhimbja transmetohet, ajo induktohet dhe interferohet, une e provova kete. E perqafova dhe u largova pa e hapur gojen, por per here te pare me ra nje pike loti. Dashur, ose padashur nene Sofika e mori nje pergjigje! Por, a mjaftonte ajo ? A e ngushellonte ajo zemren plote vrere te nenes per djalin e saje ? Une nuk isha me ne gjendje te flisja kur pashe syte e saje te rudhur nga lotet, kur pash buzen dhe doren qe i dridheshin, kur pashe se ishte tretur pergjysem, kur degjova zerin qe i dridhej nga dhembja, kur… me shihte me deshiren e papermbajteshme per te degjuar nje fjalete mire! Askush nuk mund ta imagjinoj ate qe gje qe kam ndier ate dite. Nje dhembje e forte shpirterore e perzier me nje keqardhje te tejskajshme, nje pa aftesi totale per te thene qofte edhe nje fjale te vetme. Njeriu eshte qenie e çuditeshme. Dhembja shpirterore eshte shume me e madhe se ajo fizike. Shpirti e dominon trupin.

Zemra e Zonjes Sofika nuk mund te mbante ate dhembje aqe te rende. Ajo pushoi se rrahuri, para se Henrikua te lirohej nga burgu. Ajo nuk mundi ta shoh Henrikon te lire. Ne vitin 1991 Henrikua dhe Petraq Xhaçka, si shume te tjere, muaren pafajsine. Po i kujt ishte faji qe si mijra e mijra shqiptare te tjere edhe Henrikos ju shkaterrua jeta, i kujt ishte faji qe mijra shqiptare u pushkatuan, burgosen, internuan, torturuan, persekutuan, diskriminuan gjate 50 vjeteve ? Faji mbeti jetim me nene dhe baba gjalle. Nene kishte nenen Parti dhe baba Enver Hoxhen dhe Ramiz Alin qe akoma del dhe jep intervista ne televizor. Por, nena Parti nje dite, me 10 Qershor 1991 nderroi emrin, u be Partia Socialiste, keshtu sipas tyre, ajo nuk kishte me “asnje faj” sepse kishte tjeter emer !? Kjo eshte njesoj sikur nje kriminel pasi ka kryer dhjetra krime te nderroj emer dhe te thote: s’ jam me ai qe isha!???

Nuk di pse ne keto momente mu kujtuan disa vargje te poetit te nderuar Ndre Mjeda:

O Shqypni, moj e mjera Shqypni!
Kush te ka qit me krye n’hi ?

Dihet kur dhe ne ç’kushte i ka shkruar keto vargje N. Mjeda, por ato i shkojne per shtat edhe “nenes parti”, anetaret e se ciles sot jane pasuruar, dhe jane ne poste drejtuese.

Kam te fiksuar ne kujtese ditet e fundit te jetes se Henrikos, kur shkova me nje shok per ta pare, ne shtepi. Une e pyeta : “Si je Henriko?. Ai buzeqeshi dhe tha mengadale:”Mire jam”. Per nje moment u hutova. Si eshte e mundur?. Mund te buzeqesh njeriu para vdekjes?.Jo! S`eshte e mundur!. Pastaj e mblodha veten. Thash me vehte Enrikua eshte artist. Ai eshte artist i humorit. Shpirti i tij s`mund te dale ndryshe, veçse neprmjet buzeqeshjes. Kjo eshte perbuzje e vdekjes. Ai u jep mesazh optimizmi shokeve.!. Ajo buzqeshje ishte sfide ndaj vdekjes, ajo ishte mesazh dashurie, ajo ishte nur bukurie ne fytyren e Henrikos. Ajo buzqeshje eshte stamposur ne shpirtin dhe mendjen time dhe s’ mund te fshihet kurre deri ne vdekje.

U largova nga Enrikua me nje ndjenje te forte dhimbjeje, per humbjen e shokut, mikut, komshiut, kolegut, artistit dhe njeriut te mire.

Diten e vdekjes se Henrikos erdhi Xhaxhai i tij Fane Veizi. Ai sapo u ul me lot ne sy tha: Po kaloja nje dite bashke me Henrikon ne Tirane, dhe vura re qe Henrikua papritmas u prish ne fytyre. I thashe c’fare ke, mos nuk ndihesh mire? Jo me tha. Ja ai atje eshte hetuesi qe me torturonte ne burg. Fania e pyeti Henrikon: Po ta kishe ne dore tani c’fare do ti beje atij njeriu? Asgje ishte pergjigjur Henrikua. Ai ishte aqe i marrosur pas asaje ideologjie sa kujtonte se po bente detyren!!!??? Ç’fare zemergjeresie! Ajo i kalon permasat e te besueshmes.! Ç’fare tolerance!

Ky ishte miku im Henriko Veizi, per te cilin keto rrjeshta homazh jane shume pak. Me interesimin dhe sponsorizimin e siguruar nga ana ime u pregatit nje dokumentar per Henrikon dhe diten perkujtimore te shfaqjes se dokumentarit Bashkia e Fierit i dha Titullin “Qytetar Nderi”. Por, perseri eshte shume pak. I paharruar kujtimi i tij.

Prof. Dr. Ajet Mezini, Fier, 03/09/2008

Marre nga http://tsh.albemigrant.com


(Shenim: Hapa gazeten http://tsh.albemigrant.com dhe lexova shkrimin e sipeparaqitun - Prof.Dr.Ajet Mezini: “Homazh per artistin ing.Henriko Veizin”. U preka pa mase sepse ne vitet 1960-63, kur punojshe ne Fier kam pase rastin ta njoh dhe te keme shoqeri me vlonjatin simpatik Henriko Veizin te cilin e ndiqeshe ne vitet ma vone nepermjet karikaturave qe ai bante ne gazeta. Ishte nji djale i mrekullueshem, shtatmadh, bjond, simpatik dhe gjithnji i buzqeshun. Qyshe ateher nuk kam dijte ma asgja per Henrikun. U preka thedhe per fatkeqesite e tij dhe te familjes se tij dhe per kete aresye shprehi edhe une dhimjen per fatin e keq te ketij djali te mire.


O popull shqiptar: A mund te falen keto kriminel qe as kerkojne falje!!!!


Paul Tedeschini)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora