E marte, 19.03.2024, 09:50 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Carusi dhe Carini – imperatorët ilir të Romës

E hene, 21.01.2019, 06:40 PM


Historia e jonë po vidhet e ne heshtim. Heshtja e jonë letargjike do të jetë fatale për të ardhmen tonë. Të tjerët po “lindin” aty ku kemi lindur ne dhe çdo gjë, çdo gjurmë e jona përvetësohet . Nuk është për tu befasuar, ato që po i dëgjojmë se nga radhet serbe, e udhëhiqnin Romen 17 Imperator. Nga vjen kjo? Nga heshtja e jonë dhe orientimi ynë historik me definicion shumë preciz , që nuk jemi këndej pari më shumë se 600 vjet.

Me mijëra libra dalin nga serbët që ata janë të këtyre anëve, dhe ne ardhcak. Më thonë që mos të alarmoj se bota e di të vërtetën tonë, por po shihet që në një moment të caktuar ne mund të jemi një “ tumor” malinj për Europen dhe ata normalisht që me mjete të sotme duhet të bejnë një ndërhyerje kirurgjike. Vaj halli për ne !

Të jemi të sinçertë  që nga  perandorët romak nuk e kishim asnjë të mirë në mbrojtjen tonë , e njeta gjë ishte edhe me 600 vjetshin osman kur veziret, kryeveziret, pashallaret ishin nga ne , ishin shqiptar . Por ç`të mirë patëm nga ata ? Asgjë. Bile nuk ishin në gjendje që së paku të na i hapnin shkollat në gjuhën tonë.

Eshtë një ndryshim i madh në mes perandorëve ilir të Romes dhe Bizanit dhe Kryevezirëve dhe “shtyllës” kurrizore  shqiptare të Perandorisë Osmane; deri sa të parët na e vërtetojnë ekzistencën tonë në Europë, këta të fundit na bëjnë të ardhur rishtas këndej pari.

Shikoni një titull serb  : “Srbi i Kelti potomci istog pradede” serbet dhe keltet pasardhës nga i njejti stërgjysh” ; “Da li su Srbi poreklom Kelti ? Da li su Srbi poreklom Kelti ? Jedno veliko pitanje za jedan mali narod.” A janë serbët me prejardhje kelte? “ “Preistorijski Tribali sa srpskom sudbinom “Objavljena prva ilustrovana arheološko-istorijska monografija o najstarijim stanovnicima na teritoriji naše zemlje” Tribalet parhistorik me te njetin fat si serbët “;AVE SERBIUS: Ne?ete verovati koliko je rimskih imperatora rodom iz Srbije!” – “ Ave serbus: Nuk do të besoni sesa imperator të Romes ishin nga Serbia”;  “Za anti?ke pisce Iliri su Srbi “ – Për shkrimtaret e antikitetii iliret ishin serb “

Këta tituj që i cek nuk janë asnjë promil i propagandes serbe nëpër botë.

Kur e lexon shtypin shqiptar,flitet vetëm për osmanet, vijimtaret e tyre duke e mohuar historinë a artë shqiptare. Shikoni, ajo që shkruhet mbetet. Serbët e luajnë këte lojë.

Kush e kish menduar që “ grekët” do të krijojnë një histori greke nga historia pellazge ilire ?

Por, ja që edhe vet i besojmë. Për historinë , shekujt janë të shkurtër, mileniumet vendosin.Këtu qëndron taktika serbe e përvetësimit pafytyresisht të poshtër, por ata ashtu edhe llogarisin. Kush kishte menduar që Serbia, të behet shtet dhe të  bëhet shkaktare e bartjes së mijëra shqiptarëve për Turqi.

Sot ne jemi, nesër trashëgimtarët tanë nuk do dinë se na erdhën. Fahri Xharra,10.01.19

Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora