E premte, 29.03.2024, 06:26 AM (GMT)

Mendime

Isuf B. Bajrami: Prishtina ndërmjet boshtit të vjetër Beograd - Athinë - Moskë

E merkure, 24.09.2008, 05:13 PM


Isuf B.Bajrami
PRISHTINA NDËRMJET BOSHTIT TË VJETËR BEOGRAD – ATHINË - MOSKË
TAKIME JO TË RASTIT BAKOJANIS - JEREMIÇ,
NAIM TERNAVA - DIMITROS MOSCHOPOULOS

Nga Isuf B.Bajrami

Takimi i dy Ministrave Jeremiq dhe Bakojanis në Athinë na sinjalizojnë se boshti serbo - grek po funksionon në të njëjtat koordinata si në shekullin XIX. Dhe me këtë rast u deklaruan se "Korridori 10-të që lidh Beogradin me Athinën është prioritet i politikës serbo - greke".

Pas takimeve jo të rastësishme midis Ministrave të Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Greqisë, Jeremiq dhe Bakojanis në Athinë, duke ia shtuar edhe Takimin e kryetarit të Bashkësisë Islame, Myftiut Naim Ternava dhe të shefint të Zyrës greke në Prishtinë, Dimitros Moschopoulos dhe duke e ditur se Serbia dhe Greqia, të nxitura prej Rusisë po vazhdojnë planet e tyre të vjetra, hegjemone në Ballkan , në raport me shqiptarët, jo vetëm të ndalojnë çlirimin e trojeve shqiptare, por të vejnë prapë nën tutelë Kosovën dhe Shqipërinë, duke ia përgatitur kështu asimilimin dhe zhdukjen. Të bënë të mendosh mos vallë, qenka e vërtet fjala e një Filozofi, kur Thotë : “Njeriu i mençur nuk duhet të jetë pa fe, ndërsa njeriu me fe nuk duhet të jetë pa mend “.

Myftiu e siguroi shefin e Zyrës greke në Prishtinë, Dimitros Moschopoulos, për angazhimin e përhershëm të BI. të Kosovës për kultivimin e raporteve të mira e tolerante me të gjitha bashkësitë fetare në rajon.Kurse emocionet e shefit të Zyrës greke Dimitros Moschopoulos ishin ; “Do të dëshiroj që ta falënderoj edhe njëherë Myftiun e Bashkësisë Islame për nderin e veçantë, për rrespektin e veçantë që ma bëri që më pranoi sot. Jam i gëzuar dhe shumë i lumtur që kam pasuar rastin që të takoj një figurë publike që ka një tolerancë të veçantë dhe që punon në drejtim të bashkëjetesës me të gjithë etnitetet dhe popujt, dhe natyrisht që t’i shmanget të gjitha atyre forcave që dëshirojë të krijojnë armiqësi.”

Pas kthimit të Ministrit të punëve të jashtëm të Serbisë Jeremiq, nga Konferenca e fundit të Shteteve të Painkuadruara , ai, arriti që nëpërmes autoritetit të dikurshëm të Jugosllavisë, të cilën e ka trashëguar Serbia, të ndikoj në shtetet Arabe për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Ky është fakt se shtetet Arabe nuk përfaqësojnë fenë Islame, por fenë islame e shfritëzojnë për ta marrë përkrahjen e myslimanëve në Botë. Shtetet arabe po të kishte qenë se ata janë myslimanë, do t’i kishte prekë pak ndërgjegja Islame pas gjithë atij gjenocidi, vrasjeve, masakrave, djegijeve, dhunimeve, shkatërrimeve të mijëra e mira tempujve fetarë, për t’i bë aq respekt nga shumë shtetet myslimane, ministëritë të asaj Serbie, që para botës perendimore sa herë deklarohet kinse në Bosne e Kosovë po ia ndalë hovin Islamizimit të evropës, nuk ka kuptim?!

Janë po këto shtete Arabe, të cilët në emër të islamizmit a me direktiva të Rusisë kanë ekzekutuar me helme biokimike fëmijë e të pambrojtur dhe i kanë kalbur nëpër burgje gjer në vdekje, me mijëra dijatarë të fesë Islame për ta siguruar ndikimin Rus në shtetet e tyre. Sadami me mijëra dijetarë Islamë i ekzekutoi, mandej për të mbrojtur vetën nga humnera, ai kërkonte ndihmë nga myslimanët e botës, thirrte për Xhihat, po ashtu është edhe rasti i Bin Ladenin. Këta farë partizanë nuk kan lidhje me fenë burimore Islame, por nëpërmes Islamit bëjnë rrëmujë dhe shkatërrojnë nëpër Botë. Andaj, nuk duhet futur në një kallëp, Bota Islame dhe Bota Arabe (Feja dhe Kombi ). Feja është e rrugës të jet e ndarë nga Shteti.
Arabët jenë fajtorë, të cilët ende nuk reformohen, dhe nuk i ngrisin zërat kundër pushtetarëve të tyre prorus. Prandaj, nuk është për tu habitur se shtetet Arabe nuk e pranojnë ende pavarsinë e Kosovës, edhe pse Myftiu i Kosovë i nxitur nga rrethana të paqarta për opinionin, e ka përshpejtuar ritmin për ta “lobuar” Pavarsinë e Kosovës jo vetëm nga Bota Arabo-islame, por edhe nga Greqia (Grua e Perëndimit dhe Kurvë e Lindjes), po kjo Greqi e cila na i rikujton masakrat ndaj Çamëve, dëbimin nga tokat e tyre me dhunë të maqedonëve, bugarëve , turqëve, etj. Pra, ai, në vend se të kontriboj për institucionalizimin e shtetit të Kosovës, si prijës fetarë, po e shfrytëzon deri në fund mungesën dhe zbraztirën e ligjit, edhe pse bie në kundërshtim me vlerat e fesë Islame, si dhe e dëmtojnë procesin politik të zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora