E diele, 17.11.2019, 08:27 AM (GMT)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Njeriu emblematik, Kukel Ndou i Curraj Epër

E diele, 20.01.2019, 01:11 PM


Njeriu emblematik, Kukel Ndou i Curraj Epër

Nga Zeqir Lushaj

Po po, e mbaj mend mirë Kukel Ndoun e Curraje t’Epër. Vinte në shtëpinë tonë në Gri sa here e qitke rruga për Kolgecaj. Ishte dashamirë i babait tim Sadik Selmani. Mua si fëmijë at’herë 10-12 vjeçarë më bënte shumë përshtypje gjatësia e atij burri si lis bjeshke, me siguri mbi 2 metra e 10-15 cm.

Atë kohë në shtëpinë tonë vinte edhe një Kukel tjetër po prej Curraj Epër. Kukel Matoshi e ka pas emrin. E kjo u bë edhe shkak që ne fëmija kur shihnin drumit ka vjen te shtëpia jonë Kukel Ndoun ju thonim me vrap babës a bacit (Ramë Selmanit), “asht ka vjen Ai, Kukeli i Gjatë!”

…!

Pata kënaqësi që nëpërmës gazetës “Tropoja” e portalit “Limit.al” mësova edhe për nipin e Kukelit, për  Skënderin. Me këtë rast dua të ju kujtoj dhe ta lë të shkruar  një thanie të babait tim për këtë burrë vigan:

-Boll shumë kam shetit e kam pa’, por burrë kaq të gjatë -kaq të mençem sa Kukel Ndoun e Currajve t’Epër, une nuk kam njoftë as pa me sy!

Nalt e ma nalt dera e Kukel Ndout dhe krejt  Currajt e Epër të Malësisë së Gjakovës.

-Per ZemraShqipotare në Londer, nga Shengjini, 20 Janar 2019-



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT