Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zymer Mehani: Për ty, poet

| E shtune, 19.01.2019, 10:17 AM |


Zymer Mehani

E Kujtojmë profesorin dhe poetin Basri Çapriçi në përvjetorin e shkuarjes në amshim...

PËR TY, POET

(Basri Çapriçit)

U trazuan retë në qiell

Dhe ylberi humbi ngjyrat

Zogjtë e malit pushuan këngën

Të përlotura janë fytyrat

Një penë shqipes iu shua

U këput një varg në mes

Shkoi poeti, u largua

Shpirt i tij pastë ndjesë

Na mungon një mik i librit

Na mungon një fjalë e artë

Na mungon këshillë e tij

Me gjuhë zemre, gjuhë të zjarrtë