Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Dialogu

| E shtune, 19.01.2019, 10:11 AM |


Sevdail Hyseni

Satirike

DIALOGU

Mblidhen kokat me rend

T’ bisedojnë në Kuvend

Pa e prishur terezinë

Nga Brukseli në Prishtinë

Me dëshirat lum për ne

Po s’na bëri gjeli ve

Nëpër stilet li e lesh

Opsionet ndërrohen shpesh

Në këtë valle politike

Çdo lëvizje me rezervë

Kjo Lugina e Preshevës

As  Prishtinë as Barilevë

Dhe bisedat shtyhen n’gara

Kthehen fjalët në të para

Zbehen fytyrat lule shtogu

Për t’ mos vdekur dialogu…