Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: William Walker – hero i Reçakut

| E shtune, 19.01.2019, 10:15 AM |


Në 20 – vjetorin e  masakrës serbe në fshatin Reçak të Shtimes :

William  Walker – hero i  Reçakut

Për çdo vjet kur vjen 15 Janari –

Dimri ne na zen , bora dhe acari !...

E kujtojmë masakrën në fshatin Reçak –

Kur lugina e Shtimes na u mbush me gjak !

15 Janar 1999 –

Këtë masakër forcat serbe na e banë !

45 civilë t’ pa fajshëm  na i kanë vrarë –

Qytetarë t’ Kosovës , që të gjithë shqiptarë !...

William Walkeri , këtë ngjarje me të parë –

Ishte në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar !

Këtë ngjarje t’ përgjakshme , masakër t’ trishtimit –

E pati cilësuar “krim kundër njerëzimit”!

Masakra e Reçakut –  ngjarje  kryesore ,

Ka shënuar  kthesë të madhe kohore !

Në diplomacinë  ndërkombëtare t’ botës –

N’ raport me Serbinë , sjelljet  e asaj kohës !

Popullatë  t’ pa mbrojtur edhe mbarë Kosovën –

Duke i paraprirë t’ gjitha atyre çfarë ndodhën  !

Që çuan deri tek fushata 78 ditore –

Nën komandë të NATO- s e bombardimeve ajrore !

Masakra  që ndodhi më 15 Janar 1999 –

La pas veti krime t’ cilësisë shumë të rëndë !

Walkeri e cilësoi krim kundër njerëzimit –

Gjakderdhje të  tmerrshme me skena të trishtimit !...

Ambasadori Walker nderohet  n’ Amerikë –

Nga komuniteti shqiptarë , pa asnjë pikë frikë !

T’ gjithë ish luftëtarët e Batalionit t’ Atlantikut –

E  kujtojnë me nderime , zemërgjerësinë e mikut !

E  kujtojnë me nderime heroin e Reçakut –

Ambasadorin William Walker –  shpëtimtarin e gjakut !

E  cilësojnë  gjithmonë si hero t’ Reçakut –

Si mikpritës  besnikë , n’ derë të çdo  konakut !

Ambasadori Walker , ka qenë dhe mbetet  mik –

Për popullin shqiptarë gjithmonë do t’ jetë  besnik !

Mbështetës  për lirinë dhe pavarësinë e  Kosovës ,

Zhvillim  dhe anëtarësim  n’ Kombet e Bashkuara t’ botës !

“Nuk kam asnjë trohë  mirëkuptim , as  besim –

Se ka  nxjerrë n’ mënyrë të duhur përvojë dhe  mësim ,

Udhëheqja aktuale serbe e të  fëlliqëtit –

Nga koha e Sllobodan  Millosheviqit !

Nëse  serbët  kërkojnë pa turp për fytyre –

Që një popull t’i përkas  veç shtetit të tyre !

Atëherë  të mos bëjnë çdo gjë për ta nënshtruar –

Që është e mundur për ta poshtëruar !

Për ta shtypur dhe çrrënjosur  rreth e rrotull –

Nga faqja e dheut të  tërë  atë popull” !

Kështu  theksonte vazhdimisht  Walkeri –

Që populli shqiptarë të shpëtoi nga tmerri !

Duke deklaruar skenën në Reçak –

“Si skenë  më të  tmerrshme – toka mbushë me gjak !”

Që ai kishte parë në jetë  ndonjëherë –

Plot gjakderdhje njerëzish  edhe  plot me  tmerr!

Kështu fliste t’ drejtën  William Walkeri –

Që ishte i dashur porsi gojë sheqeri !

Shef i Misionit Ndërkombëtar të Botës –

Të Verifikimit t’ ngjarjeve    Kosovës !

Mund të ketë menduar  se është duke gjykuar –

Padrejtësitë barbare që s’ mundën  për t’u duruar !

Se ai po e bënte një gjykim të drejtpërdrejtë –

Një gjykim të ashpër  njerëzor për  një realitet !

Në atë kohë dimërore  , më 16 Janar –

Ishte duke ju folur gazetarëve shqiptarë !

Ishte duke qëndruar në një luginë  grushtash –

Përpara një grupi prej më se 20 trupash !...

Mbi 45 trupa u gjenden mbi një  kodër –

  fshatin Reçak , në këtë vend  të vogël !

Në pjesën jugore , në komunë të Shtimes –

25 kilometra në jug të Prishtinës !

45 trupa në Reçak janë vra –

Në mesin e  tyre , janë vra dhe  3 gra !

N’ masakër është vra një  fëmijë 12 vjeçar

Dhe  trupi i një plaku ishte  80 – vjeçar !

Më 15 Janar 1999 –

45 civilë shqiptarë , forcat  serbe i  vranë !

Derisa t’ ekzistojë Shtimja dhe Reçaku –

Toka prej këtij krimi s’ do t’ terët prej gjaku !

William Walkeri  në Kosovë kur shkoi ,

Vendin ku u bë masakra pasi e vizitoi ...

Ajo që kishte parë n’ Reçak përmbi njerëzi –

Ishte ngjarja më  e tmerrshme  në jetën e tij !

Walkeri e cilësoi këtë ndodhi të trishtimit –

Si masakër dhe krim kundër njerëzimit !

N’ këtë masakër t’ forcave serbo – sllavë  barbarë –

U ekzekutuan 45 civilë shqiptarë !

Viktimat e asaj masakre  e  tronditën botën –

Për shkak t’ deklaratave t’ tij , që dha për Kosovën !

Që nxitën më pas reagimet e ndërkombëtarëve –

Për t’ ndalur n’ Kosovë  dhunën , ndaj  shqiptarëve !

Ish – qeveria  që atëherë quhej “Jugosllavi” –

E  cila u shkërmoq , n’ çdo pëllëmbë  bitevi !

Vendin e kaploi terri edhe nata –

E shpalli Walkerin : “Persona  non grata”!

Në vitet e fundit , ndonëse n’ pension –

William  Walkeri , n’ SHBA  qëndron !

Shqiptarët  gjithmonë e kanë pritur me ngrohtësi –

Duke i shprehur mirënjohje për  përkrahjen  e tij !

Gjilan, më 15 Janar 2019. Demir Krasniqi