E premte, 22.11.2019, 03:19 AM (GMT)

Komente

Dedë Preqi: Çfarë dhurate do i jepte Hashimi Putinit?

E shtune, 19.01.2019, 09:34 AM


ÇFARË DHURATE DO I JEPTE HASHIMI, ME RASTIN E NDONJË VIZITE QË DO IA BËNTE PUTINI?

Nga Dedë Preqi

Nuk është e nevojshme që ne shqiptarët të merrëmi me marrëdhëniet ruso-serbe, apo qëndrimet e tyre politike dhe bilaterale, por kur ata, as kafen e mëngjesit nuk e pinë rehat pa e marrë në gojë çështjen e Kosovës, atëherë, edhe qenja jonë njerëzore nuk do të ishte e shkëputur nga gjitha sendet e prekshme dhe të ndieshme të kësaj bote, që mos të reagojë, së paku për të mbrojtur dinjitetin e vet njerëzor dhe atë nacional.

Dikush mund të tërheqë vërejtjen, që për të paraqitur këtë botë si një formë ashtu të gatuar, nganjëherë duhet ndoshta vetëm ta vezhgojmë, por kjo gjë ka si parakusht, që ky kundrim të bëhët përmes një distancimi të nevojshëm, por nëse bota nuk trajtohet e njëjtë si nga brenda edhe nga jashtë, rrezulltati i saj është rezulltat i një vetëkufizimi, që në vend se ta mbrojë njeriun nga kaotikja, atë e fut pa nevojë në ndonjë rrezik.

Më së miri dhe më korekte do të ishte për njeriun e sëcilës racë dhe kategori njerëzore, që të krijojë sëcili një mozaik të plotë mbi botën e vet të lirë, brenda të cilit gjithëkujt do ti jepej vendi që i përketë dhe të ecën në rrugën e vet, si një plotësi e qenjës dhe jetës njerëzore, dhe ky imazh përmbanë, jo vetëm një fuqi simbolike të jetës, por edhe ekzistencën dhe vlerën njerëzore të kësaj bote.

Në të kundërtën, kjo mund të shprehët nga moskuptimi dhe lloji i kulturës njerëzore, i cili jeton nga imazhet e mitëve të vjetra, apo të trashëguara,  një simtomë që dominon akoma tek serbët dhe kjo shenjë do të ishte shenjë e një të mete dhe skepticizmi që shprehët me vetëdije, apo edhe pa vetëdije te një popull i tillë, por që nuk i përketë të tjerëve dhe atyre që do të pajtohen me botën e tyre dëshpëruese, në krahasim me domëthënjën e jetës normale, e cila mund të çojë dhe përmbanë parime të rëndësishme dhe themelore për sëcilën qenje njerëzore.

Dhe në këto rrethana, luftat dhe konfliktet shekullore të Serbisë, kundër Kosovës dhe popullit shqiptarë, janë ngjarje të mbajtura mend në epoka historike, por nuk duhet të jenë çështje betonike që nuk mund të kenë zhgjidhje dhe të marrin një përfundim të qartë dhe të një marrëveshje paqësore në mes  dy popujve dhe dy fqinjëve, që na bënë të kuptojmë se e gjithë ekzistenca njerëzore përshkohet dhe farkohet nga një simbolizëm i tillë dhe universal.

Për të pasur një ide të saktë dhe të qartë në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet që vendi jonë të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga konceptet hegjemoniste dhe idiotizmi i saj, imazhi i të cilave po e shtrembëron dhe e përgenjështron realitetin e jetës dhe ekzistencës së popullit tonë në gjitha sferat e jetës, poashtu duke e penguar inkuadrimin e këtij vendi për të hyrë në poret dhe instancat e nevojshme ndërkombëtare, ashtu sikur është përfaqësimi i kombeve tjera të botës në këto Institucione.

Është diçka e pa imagjinueshme, diçka që mund të llogaritet nën qenjën njerëzore, qëndrimet dhe ndikimin e Serbisë, në çështjet e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, e cila edhe pas 20 vitëve të pasluftës, ajo haptas shpreh arrogancën e saj dhe politikat kundër shtetit të Kosovës, që depërton në gjitha format dhe rrafshët e jetës së saj në mënyrë të pandalshme.

Dhe vizita e fundit e presidentit të Rusisë, në gjysmën e janarit të këtij viti në Beograd, e Vlladimir Putinit, ishte një vizitë jo e thjeshtë dhe jo me domëthënje vetëm të karakterit të marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve mike, por që do të thotë, përveq tjerash fjalimet e Putinit, ishin tipike dhe të përgaditura, jo për të shuar mllefin dhe nxitjen e konflekteve të mundshme në mes këtyre dy vendëve, por duke i dhënë mbështetje palës serbe, në kuptimin e asaj që kufiri, diku në thellësi të Kosovës me Serbinë, dhe sipas Rrezullutës 1244,  të administrohet përmes kufitarëve dhe policisë së Serbisë, duke i mbetur besnik imazhit dhe rrolit të politikës hegjemoniste të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që ka kundër shtetit të Kosovës.

Një rrezik i tillë dhe që përmbanë shenja kërcënuese për shtetin e Kosovës, do ishte edhe më i madh, nëse bëhëmi edhe na vet “argatë” i këtyre rrethanave, sikur nga fakti i veprimëve të kreut të shtetit tonë, z.Hashim Thaçi, me një orientim tjetër, dhe pa vullnetin e popullit, që të bëhët korigjimi i kufijve të Kosovës, që nënkupton shdërrimin e teritoreve në mes Kosovës dhe Serbisë, që në realitet një gjë e tillë nuk mund të realizohet përmes negociatave, serbo-shqiptare, kur predetimet e Serbisë janë edhe më të mëdhaja se mendojmë në gllabërimin dhe copëzimin e Kosovës.

Athua çfarë dhurate do i jepte z.Hashim Thaçi, kryetarit, apo carit rus, Vlladimir Putin, nëse jo rastësisht do ta vizitonte Kosovën,  ky njeri i përshtypjeve të Hashimit, në takimin e tij gjatë 1oo përvjetorit të Paqës, në mes Gjermanisë dhe Francës, që u mbajtë në Paris. Nëse z.Thaçi, do ta kishte menduar një dhuratë shumë të pëlqyer për Putinin, atë ia grabiti më herët Aleksandër Vuçiq, i cili ia dhuroi qenin e Sharrit, si racë autoktone e Kosovës, duke i dhënë një sharm dhe vlerë kësaj race, si racë e mirë e vendit të vet.

Dhe çka mbetët tjetër, që për ti hyrë Putinit në hatër, që mos me e lëshuar carin e Rusisë, pa ndonjë dhuratë, ndoshta z.Thaçi, do ta kishte menduar, që t’ia jepte qeleshën e bardhë shqiptare dhe ndër të tjera, kjo kishte me qenë një ndër dhuratat më të kuptimta dhe më të qëlluara, edhe pse nuk do e kishte pranuar një dhuratë të tillë, edhe Vuçiqi, do të kërkonte edhe ndonjë shpjegim tjetër, se edhe kjo qeleshe, nuk është autoktone shqiptare, por ka ndonjë prejardhje turke, apo të ndonjë rajoni tjetër, duke i dhënë një kahe tjetër të gjitha simboleve shqiptare dhe vetë rrënjës së tyre.

Presidentit Hashim Thaçi, do ia bëjmë hallall, por  jo të gjitha, sidomos lojrat dhe manevrimet politike, që kanë të bëjnë me korigjimin e kufijve të vendit, që nuk ka ndonjë kuptim dhe përkthim tjetër, vetëm shdërrimin e teritoreve brenda Kosovës, duke marrë parasysh se, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, ishin teritore të Kosovës. Dhuratë më të madhe dhe më të çmuar, nuk do dëshironte Putini dhe as Vuçiqi, se shkëmbimi i teritoreve të kryesoj temën e marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë, duke iu dhënë shansë edhe njëherë të tillëve, që Kosovën ta copëzojnë për qejfin e tyre.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT