E shtune, 21.09.2019, 10:15 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Qeveria e Shqipërisë kacafytet me Zërin e Amerikës

E enjte, 17.01.2019, 09:30 PM


QEVERIA E SHQIPËRISË KACAFYTET ME ZËRIN E AMERIKËS

Nga Frank Shkreli

Para disa ditësh, Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe transmetoi një kronikë mbi farsën e konkurseve publike në Shqipëri, ndërkohë që ekspozoi ndërhyrjet për punësime në sistemin e burgjeve nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama.  Në kronikën e tij, Zëri i Amerikës thotë se ka siguruar të dhëna për një duzinë përgjime mesazhesh dhe telefonatash të shkëmbyera midis personave të ndryshëm, përfshirë, “Zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe të zgjedhur vendor që janë përgjuar ndërsa shkëmbenin trafik influence dhe kërkonin favore për punësime apo transferime nisur nga lidhjet partiake apo personale dhe jo mbi bazën e meritës”.  Sipas Zërit të Amerikës, “Përgjimet ekspozojnë gjithashtu se si një konkurs për rekrutime masive në policinë e Burgjeve u kthye në një fushatë punësimi për militantët socialistë apo njerëzit e lidhur me pushtetin -- një fenomen ky i përhapur në administratën publike në Shqipëri”.

Ndaj këtij raporti të VOA-s, i pari reagoi ashpër kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama duke e cilësuar Zërin e Amerikës si pjesë e “kazanit” të medies në Tiranë: “Erdhi dita që Zëri i Amerikës të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë logjesh telefonike. Për herë të parë në Albania organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie,” ka shprehur zemërimin e tij Z. Rama ndaj kronikës së VOA-s.   Pastaj, qeveria shqiptare duket se vendosi të caktonte në krye të luftës së shpallur kundër VOA-s, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj -- për të mbrojtur të pambrojturën.  Ajo ka shprehur dyshimet e saja për të dhënat e transmetuara nga VOA dhe me këmbëngulje kërkoi përgënjeshtrimin e kronikës nga Zëri i Amerikës, lidhur me ndikimet e politikës për emërimet në administratën shqiptare.  Në këtë ndërkohë, nga ana e tij, VOA u përgjigj duke thënë se, “Zëri i Amerikës i qëndron raportimit të tij, i cili është i bazuar mbi faktet që burojnë nga një dosje hetimore me përgjime të një ish zyrtari të lartë të shtetit, aktualisht nën hetime për korrupsion.”  Për më tepër, Dr. Elez Biberaj, aktualisht Drejtori për Evropën dhe Euroazinë i “Zërit të Amerikës” dhe ish-shef për një kohë të gjatë i seksionit shqip të Zërit të Amerikës, në lidhje me hetimin e kryer dhe me deklaratën e Kryeministrit Rama u shpreh përball akuzave se, “Shërbimi shqiptar i Zërit të Amerikës ka siguruar vazhdimisht raportime të sakta dhe të paanshme rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe unë garantoj plotësisht integritetin dhe gjykimin e lajmit.  Shërbimi shqiptar vijon me krenari misionin e prodhimit të gazetarisë së vlerave në mbështetje të demokracisë dhe lirisë dhe t’i sigurojë audiencës së tij lajme dhe informacione të sakta, objektive dhe të balancuara në mënyrë që ata të bëjnë zgjedhjet e duhura”.

Nuk është hera e parë që Kryeministri Rama – por edhe zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të tjerë shqiptarë në të kaluarën kanë -- reaguar në këtë mënyrë ndaj programeve të Zërit të Amerikës.  Zoti Rama e ka filluar heret “dashurinë” e tij me VOA-n shqip.  Në të vërtetë, ishte viti 2010 kur kryetari i Partisë Socialiste të Shqiperisë dhe njëherit edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Zoti Edi Rama i ka dhënë një intervistë Zërit të Amerikës (VOA), drejtë-për-drejtë nga New Yorku, ku po merrte pjesë në takimin e Internacionales Socialiste.  Siç duket, Zotit Rama nuk i pëlqyen pyetjet e korrespondentes së VOA-s, Zonjës Laura Konda, në lidhje me gjendjen aktuale politike në Shqipëri, ndërkohë që atij nuk i munguan sulmet   ndaj këtij enti të besueshëm lajmesh e komentesh ndërkombëtare.  Siç duket i zemëruar nga pyetjet që nuk i priste me atë rast, Z. Rama e pat cilësuar atëherë Zërin e Amerikës, si një “Radio e kafeneve të Tiranës”.

Mua më habit fakti se si sot, 30-vjet pas shembjes së regjimit komunist, kur VOA cilësohej si “zëri i agjitacionit dhe i propagandës” dhe “zëri i imperializmit amerikan”, sot qeveria dhe udhëhqesit më të lartë të një vendi anëtar i NATO-s dhe pretendues për në antarësimin në Bashkimin Evropian – gjejnë kurajon dhe vullnetin politik për të kritikuar një kronikë të Zërit të Amerikës, i cili për më shumë se 75-vjet të ekzistencës së tij konsiderohet si një burim i mire, objektiv dhe i besueshëm lajmesh ndërkombëtare.  Besoj se një peokupim më i madh për Kryeministrin shqiptar dhe për qeverinë shqiptare – por edhe për shqiptarët në përgjithësi -- duhet të jetë fakti se si është e mundur dhe pse një shumicë dërmuese e shqiptarëve – në periudhën 30-vjeçare post-komuniste -- ende detyrohen të dëgjojnë dhe të shikojnë me besueshmëri të thellë lajmet dhe informacionet e Zërit të Amerikës, përfshirë edhe ngjarjet që ndodhin në vendin e tyre.  Si është e mundur që shqiptarët gjithnjë i këthejnë sytë dhe veshët tek një medie ndërkombëtare, gjeografikisht mijëra kilometra larg për kronika të tilla dhe për raportime të sakta, objektive e të paanshme rreth zhvillimeve në Shqipëri. Kush e pengon medien shqiptare që të bëjë detyrën e një gazetarie të lirë?  Kjo, fatkeqësisht, flet shumë për gjëndjen e përgjithshme të medies në Shqipëri, diçka që duhej të shqetësonte për së tepërmi, Kryeministrin dhe Ministren e Drejtësisë.

Por le t’i këthehemi VOA’s.  Programi i parë i Zërit të Amerikës në vitin 1942 ka filluar me fjalët e folësit Uilliam Hejl: “Po ju sjellim zërat nga Amerika. Sot dhe çdo ditë prej sodit, ne do t’ju flasim për Amerikën dhe për luftën.  Lajmet mund të jenë të mira për ne. Ose lajmet mund të jenë të këqia.  Por ne do t’ju themi të vërtetën.”   E vërteta është me VOA-n edhe me këtë rast, megjithë pretendimet e Kryeministrit Rama dhe ministrave të tij!  Për këtë arsye shqiptarët e kanë dëgjuar në mënyrë dërmuese Zërin e Amerikës për 75-vjet të ekzistencës së tij -- në ditë të mira dhe në ditë të vështira – por më shumti në ditë të vështira dhe jo vetëm se shërben si zë i së vërtetës – përsa është e mundur nga pikëpamja njerëzore, sepse edhe VOA mund të bëjë gabime. Kjo ka ndodhur sepse shqiptarët e kanë konsideruar Zërin e Amerikës gjatë dekadave, jo vetëm si një burim i së vërtetës, por për më tepër edhe si një “zë i lirë”, siç e ka quajtur Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara, republikani Xhorxh W. Bush, në urimin e tij dërguar VOA’s në 75-vjetorin e themelimit.   Ai ka shprehur respektin e tij për dëgjuesit e Zërit të Amerikës, anë e mbanë botës, përfshirë shqiptarët, të cilët sipas tij, gjatë viteve kanë rrezikuar shumë për të dëgjuar “zërin e lirë” të VOA-s -- një zë që, shtoi ai, i është përgjigjur dëshirës së çdo zemre të njeriut për të jetuar në liri.  Sepse, sipas tij “Liria nuk është një e drejtë amerikane, as nuk është një ide amerikane.  Liria është një ide universale dhe Zëri i Amerikës është pjesë e këtij nocioni… Zëri i Amerikës na kujton këtë universalitet të lirisë”.   Presidenti Bush, në mesazhin e tij, e ka vlerësuar Zërin e Amerikës edhe si, “Një zë realist për paqë.  Jo një zë idealist i pa shpresë”.  Kam folur me shumë udhëheqës të ndryshëm botërorë gjatë mandatit tim, ka thënë ish-presidenti amerikan, duke shtuar se në takimet me ta u ka “Kujtuar atyre rëndësinë e rolit që luan shtypi i lirë, si një prej gurthemeleve”, të demokracisë.

Si një ish-zyrtar i VOA-s gjatë dekadave, ju siguroj se edhe kronika e fundit e Zërit të Amerikës -- mbi farsën e konkurseve publike në Shqipëri që ekspozoi ndërhyrjet për punësime në sistemin e burgjeve nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama – ashtu si edhe në të kaluarën, është transmetuar nga Zëri I Amerikës me të njëjtin përkushtim ndaj së vërtetës, ndaj lirisë dhe demokracisë, për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, pa asnjë qëllim të keqë ndaj askujt.  Është pra në këtë frymë që kjo kronikë e Zërit të Amerikës duhet të shikohet, të analizohet dhe mbi të cilën të veprohet.  Dokumentacioni i ekspozuar nga VOA në kronikën e tij disa ditë më parë, flet qartë dhe haptas për korrupsion në sistemin e punësimeve të administratës publike!  Audienca javore e VOA-s shqip prej 60.5 e shqiptarëve dhe e 4 nga 5 shikuesve që e vlerësojnë këtë program si “shumë të besueshëm”, e dallojnë lehtë të vërtetën nga gënjeshtra, pa marrë parasyshë shpjegimet zyrtare.

--------------------

VOA Broadcasting in Albanian

VOA’s Albanian Service plays a crucial role in bringing the audience unbiased, objective and comprehensive news about the world and the region and in promoting U.S. foreign policy objectives in a region still vulnerable to internal and external destabilizing forces. The Service broadcasts to Albania, Kosovo and the Albanian-speaking areas of Macedonia, Serbia and Montenegro. In the politicized media markets of these countries, VOA plays a critical role as an unbiased, balanced and trusted source of news and information. VOA Albanian reaches more adults than any other international broadcaster in the region. The service’s programming is widely disseminated by local media on TV and on the web.

Established: May 1943 (broadcasts interrupted 1945; resumed May 1951)

Target Area: Albania, Kosovo and Macedonia

Weekly Audience: 60.5 percent in Albania

64 percent in Kosovo

9.3 percent in Macedonia

TV Programming: 3 hours, 40 minutes per week

Programs and additional features available at: www.zeriamerikes.com

Facebook:

ZeriAmerikes

Twitter:

@zeriamerikes

YouTube:

Zeriamerikes

Mobile Apps:

iOS - bit.ly/VOAios

Android - bit.ly/VOAandroid

Programs and Features

Ditari (Journal) – A daily 30-minute news and information television program. The show airs in 41 TV affiliates in Albania, Kosovo, Macedonia, Montenegro and Serbia. Each market and population has unique needs, and the service tailors its programs accordingly.

In addition to its regularly scheduled TV programs, VOA Albanian provides special reports (interactives) for two top-rated affiliates in Albania, News 24 and Top Channel. These largely focus on major political developments in the United States and provide U.S. perspectives on events affecting the region.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT