E marte, 19.03.2024, 10:53 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Negociatat me Serbinë secili i heziton

E merkure, 16.01.2019, 08:01 PM


NEGOCIATAT ME SERBINË SËCILI I HEZITON, POR JANË ÇASJE TË DOMOSDOSHME QË KOHA I KËRKON !

Nga Dedë Preqi

Qeveria e Kosovës, gjegjësisht përfaqësuesit e saj të negociatave, e kanë obligim moral dhe politik, që të përgaditen mirë për temat që i trajtojnë, duke paraqitë objektivat e qarta, në konceptin e asaj që përmes këtyre negociatave mos të lihët ndonjë zbrazëtirë pa e plotësuar dhe paraqitur në shesh gjitha të bëmat dhe relacionin Serbi- Kosovës, në të ardhmën.

Edhe pse në këto rrethana të vështira për Kosovën, nuk duhet të ndeshëmi në rrezikun e rrëshqitjes, sa i përketë çështjes së negociatave me Serbinë, me çrast, përveq pasojave dhe trazimëve të mundshme politike, do ia humbim kuptimin shtetit dhe unitetit në rrafshin politik dhe strategjik, në ballafaqim, por edhe me mungesën e politikave e kriterëve të saj, qëndrimi i të cilave do jepte imazhin unik dhe jo unik të shtetit dhe qeverisë së Kosovës në një përballëje të tillë historike.

Edhe pse në demokraci shumica absolute e merr përparsësinë dhe rrolin kryesor në kuptimin e mazhorancës, por në kuptimin e çështjeve të rëndësishme dhe vendimëve shtetërore, edhe opozita do të përfaqësonte dhe përbmushte të gjitha kriterët e mundshme, duke zënë vendin dhe potencialin e saj në marrjen e vendimëve të rëndësishme.

Mundësia për të keqpërdorur këto negociata është e mundur dhe nga faktet që e dëshmojnë një gjë të tillë, nëse do kemi një mosmarrëveshje, jo vetëm në mes të palëve, por edhe në mes të njërës palë, sikur që në këto momente qëndron Kosova, e pa përgaditur si duhet me udhëheqjen e presidentit të saj, në mungesë të një mirëkuptimi dhe uniteti me palën e vet politike.

Për të trajtuar këtë çështje më rëndësi për të dyja palët, negociatat e deritanishme nuk e kanë treguar efektin dhe kahjen e saj parimore ashtu sikur është paraparë në marrëveshjet e Brukselit, por më shumë i përngjajnë « marrëveshjeve fotografike »të të dyja palëve , dhe me përshtypjen e palës serbe nuk vjen në shprehje serioziteti dhe domëthënja e fjalës marrëveshje, për faktin se, këtu vjen në pyetje edhe kultura njerëzore me vetë kulturën dhe njeriun që është protagonist i saj.

Shteti i Serbisë dhe qeveria e Vuçiqit , si duket është në një kaos dhe gjendje të diskutueshme me realitetin e vet dhe fare pak ka vullnet dhe guxim të ia thotë të vërtetën popullit të vet, që Kosovën ta lë të çetë dhe në rrugën e vet, që është shumë korekte dhe e natyrshme për një vend dhe një popull,  i cili kurrë nuk dëshmoj dhe lakmoj të huajën, por luftoj me shekuj në vetëmbrojtje dhe për të drejtat e veta njerëzore dhe teritoriale.

Po ta shohim më më kujdes organizimin e qeverisë së Kosovës, në marrëveshjet dhe negociatat me Serbinë, do të vërejmë shumë mangësi në ecuritë e tilla, të kësaj pale politike, që përgjegjësinë negociatave e merr poezita në krye me ekipin e saj të formuar jo në parim,  në kuptimin thelbësor,  pa një unitet gjithpërfshirës, sepse qëllimi bazë kufizohet në rrolin drejtues, që do vihet në dyshim dhe në rreziqe të mundshme, pa përfshirjen e gjitha forcave politke të vendit.

Se çfarë do të arrihet në të vërtetë me këtë çështje, e cila qëndron në peshojën e apotekës zik-zake, lidhet dhe forcohet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe faktorëve ndërkombëtarë, duke përfshi dhe SHBA-të, por serioziteti i veqantë dhe uniteti i ekipit negociator i qeverisë së Kosovës, do luajnë rrolin kryesor, ndoshta edhe vendimtar për një marrëveshje afatgjate në mes këtyre dy vendeve.

Parasegjithash me rëndësi për palën kosovare është, dalja e vendosur në skenë e gjitha strukturave politike, pa marrë parasysh nga cila parti vjen kryesuesi i saj në marrëveshje me Serbinë, duke përfshi vlerat dhe qëndrimin e gjitha strukturave politike, që nënkupton mundësinë e një përfshirje dhe uniteti që kultivohet nga vullneti dhe gadishmëria gjithëpërfshirëse në realizimin e negociatave të suksesëshme.

Në këndvështrimin e formave dhe qëndrimëve të presidentit të vendit z.Hashim Thaçi, i cili  negociatat e deritanishme me Serbinë, i vazhdoi krye në vete, një gjë e tillë mund të vlerësohet si palë negociuse, duke përfaqësuar në këtë rast Kosovën, por në këtë mënyrë, vështirë që do ta plotësonte një arritje të efektshme, nëse kushti themelor i marrëveshjes  ndërshtetërore, nuk e merr pëlqimin dhe besimin e popullit në vendime të rëndësishme dhe historike.

Dhe kohën e fundit me formimin e ekipit negociator, të cilin e ka inicuar poezita pa opozitën, këtu shpaloset mundësia e manevrimëve të poezitës politike, që burimin e ka te politika e mazhorancës  në krye me PDK, e cila përshkak të një principi që e ka prej kohësh në vetëvete, i priveligjon dhe i vendos njerëzit e vet të pa pamerituar në krye të vendimëve të tilla, dhe për të qenë në krye të këtij angazhimi, i cili në çfarë do forme do të inicohet, rrolin kryesor do ta ketë përsëri Hashim Thaçi.

Nuk bëhët fjalë vetëm për atë se kush qëndron në krye të negociatave, por për formën e saj historike të realizimit dhe strukturën e saj njerëzore, me ç’rast duhet të tregohemi shumë kompakt në gjitha format dhe përmbajtjen e organizimit, dhe ajo që është më e rëndësishmja, duhet pasur parasysh imazhin e njerëzve që e kanë humbur besimin e popullit, apo janë njerëz të akuzuar në forma të ndryshme kriminale dhe korruptive, ku edhe rrjedhat e negociatave do jenë të frikshme nga strukturat e formave të tilla, edhe pse po ballafaqohemi me njerëz të dyfishtë të inkriminuar dhe të një rangu të pa përshtatshëm.

Mospërfshirja e gjitha strukturave politike të Kosovës, apo e opozitës  në këto negociata, posaqërisht ajo e LDK, dhe L-Vetëvendosje, krijon më shumë se një çrregullim brenda një shteti dhe unitetit, kur dihet se çfarë rëndësie kanë këto negociata, karakteri i të cilave kërkon një formulë të përbashkët në marrjen e vendimëve të tilla, kur është në pyetje shteti i Kosovës dhe marrëveshja historike me Serbinë, e cila edhe pas një shekulli nën okupim, predenton edhe pas pavarësisë së këtij vendi, ta shkëpues edhe ndonjë pjesë nga zemra e saj.

LDK dhe LV, asnjëra nuk janë në kundërshtim të marrveshjeve dhe negociatave me Serbinë, bile LDK, është nyja kryesore e gjitha marrëveshjeve të mundshme me palën serbe, por arsyeja parësore dhe jetësore, e cila qëndron pas arsyes nacionale dhe shtetërore, nuk binden nga ajo e fundit, me ndjesinë e një forme të çoroditshme dhe të pa bashkuar e korekte, të cilën e ka inicuar në fillim z.Thaçi, dhe po e vazhdon mazhoranca në krye me ekipin negociues, i cili është vetëm sa për sy e faqe, sepse rrjedha e këtyre ngjarjeve në çfarëdo forme që është gatuar përfaqësohet në mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, që në realitet, jo për të përmirësuar dhe afruar marrëdhëniet e mira dhe fqinjësore në mes këtyre dy popujve, por në të kundërtën, duke e vënë në pikëpyetje të ardhmën e tyre.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora