Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Si i mbeti n'fyt koci i Skënderbeut

| E merkure, 16.01.2019, 09:59 PM |


SI  I  MBETI  N’ FYT  KOCI  I  SKENDERBEGUT

Nga Fritz RADOVANI

1908 Shoqnia “BASHKIMI” drejtue nga Imz Prend  DOÇI, me At Gjergj FISHTEN krijon, paraqet në Kongresin e Manastirit e, aprovon ALFABETIN E GJUHËS SHQIPE

1911 Ded GJO’ LULI tha: “Po shpellat a mi prêt kush !?”

1912 LUIGJ GURAKUQI tha: “Sot po nuk u shpall PAMVARSIA e Shqipnisë, asnji prej nesh nuk del i gjallë nga kjo dhomë!!..” (VLONË, 28 NANDOR 1912)

1913 At GjERGJ FISHTA: HYMNI I FLAMURIT KOMBTAR:

Porsi fleta e Ejllit t’ Zotit       Po rrehe flamuri i Shqpnis,    E thrret bijt e Kastriotit …

8 JANAR 1948 AT MATI PRENNUSHI tha në “Fjalen e fundit”: “Tash e disa shekuj na kanë ngulë ndër hûj e na kanë varë n’ konop ata që nuk deshten as fenë as kombin, por e kemi thirrë vedin gjithmonë katolikë Shqiptarë të Gjergj Kastriotit.

Kemi jetue gjithmonë me popullin si në luftë, si në paqë. Në luftë me turkun e me shkjanë, sepse njani na mbante në robni e tjetri donte me na përpî. Ndërsa na nuk jemi nda kurr prej popullit, por jemi përpjekë me e mësue e me i dhanë atë kulturë që ka Europa e mos me u dallue për keq prej të tjervet.

Na kemi hapë shkolla Shqiptare e nuk kemi dallue ndër to as katolikë as myslimanë, mjaft që populli Shqiptar të ecin në rrugën e Zotit.”

JALTA 1945 KUJTOJMË NGA Libri “DIPLOMACIA” e H. KISSINGER:

1945 SHQIPNIA KISHTE   1.122.044 banorë

Ja dhe dokumenti i urrejtjes shekullore: “Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste… Kominformi quajti ‘demokraci të reja’ Jugosllavinë, Poloninë, Çekosllovakinë dhe Shqipërinë…” faqe 443.

“Si rezultat , Bashkimi Sovjetik pati mundësi ta kthente pushtimin ushtarak në një rrjet regjimesh satelite” faqe 441.

Ruzvelti deklaroi: “Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barren e rindertimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit.” fq. 396.

***

Kur stafeten e qeverisjes e mori diktatori Ramiz Alia, qendrimin e tij e mbështeti pa asnjë mëdyshje edhe Nexhmije Hoxha, të cilët së bashku hapne “pusin e demokracisë”, të rrethuem me vrasje e barbarizma nder piramida, vjedhje dhe shperdorime, demokrat të balsamosun, agjenta sllavokomunistë, polumbarë në Detin Jon, vorreza boshe greke, shpartallues të qendresës kufitare nder Malet e Veriut, Ambasada pa Ambasador… Dhe, pakte e antarsime në “Konferenca Islamike”, me votime të hapta antiamerikane…

Gjatë vitit Gjergj Kastriotit Skenderbeut, nuk u vue në skenë Opera e Prenkë Jakovës per “Skenderbeun” krijue në vitin 1968… Nuk dij se u hap ndonje Ekspozitë Arti…

Apo u ndertue ndonjë Monument i plotë i Pavarsisë Kombtare të 1912…

Për 70 vjetë në historinë tonë nuk u zunë në gojë kurrë Këta Burra, tue mohue bashkë me Ta edhe ngjarjën e madhe të Memorandumit të Gerçës! Edhe në kjoftë se vitet e fundit ndonjë “prof. Dr... apo akademik” që i thotë vetës “shqiptar”, arrinë, sa pa pikë turpi boton disa faqe ku nuk zehen me gojë asnjë nga Klerikët Katolik Shqiptarë, që e kanë marrë persiper barren e madhe të Luftës per Liri dhe Pavarësi, por arrihet deri aty sa, nuk permendet prej tyne as i zoti i shtëpisë në Gerçë, At Mati Prennushi, të cilit, Krajl Nikolla i premtoi edhe “litarin perfyt”, dhe në qelen e të cilit, u mblodhën Ata Shqipe malesh që nuk njohën kurrë friken. Këta ishin: Sokol Baci i Grudës, Ded Gjon Luli i Traboinit të Hotit, Dedë Nika Bajraktar i Grudës; Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit; Tomë Nika i Shkrelit, Col Dedi i Selcës Këlmendit; Lul Rrapuka i Vuklit të Këlmendit; Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit; Gjeto Marku i Hotit; Mehmet Shpendi, i pari i Djelmënisë së Shalës; Martin Preka i Shkrelit; Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi Toplanas; Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia.

Madhështia e çakçirëve të Burrave të Hotit, Grudës, Kelmendit e Dukagjinit dhe bukuria e randë e xhubletës Tring Smajlës e Norës së Kelmendit me shoqe...mbërthye në armët e Lirisë, frigojnë çallmat e pashallarëve të pabesë drejtues të ushtrisë turke, e trumhasin njëherë e përgjithmonë kuajt e Azisë, që ikin vrap ndër brrakat e lamijeve tue u zhytë ndër gropat e vorreve aziatike të mbytuna prej shiut të pranverës së 1911-ës. Nuk ndihet tjetër veç, brima e ndonjë ushtari turk rrezikzi, që shânë dhe humbet në gropën e baltës së ndonjë shokut të vet deri në nënbarkse të kalit, krizmat e thymjes së drrasave të kalbuna të vueme tërthuer e nuk shihët tjetër veç, thundra e ndonjë kali që merr me vete zharg ngatrrue për gozhdat e patkonit... ndonjë zhele gjysëmhanë të jargitun me llom e pisllek. Gjimuen malët e ushtoi deti! Dita e 28 Nandorit të 1912-tës, në Vlonën heroike. Asht Plaku i Vlonës, Ismail Qemali që u prinë në shtëpinë e vet Burrave: Don Nikoll Kaçorrit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Qazim Kokoshit, Eljaz Vrionit, Qemal Elbasanit, Murat Toptanit, Thanas V. Floqit, Lef Nosit, Mustafa A. Krujës, Mid-hat Frashërit, J. Karbunarës, Zihni A. Kaninës, etj. Trimave që shpallën një Shqipni të Pavarun! Shtetët e mbledhuna në Nandor të 1912 në Kongresin e Londrës, treguen se qendrimi i tyne nuk kjé aspak dashamirës si bije fjala në çeshtjen e Shkodres.

Letersia Shqipe e Gegnisë edhe pse nuk studjohet nder shkolla mbetë Kryeveper...

Po, kockat e Skenderbeut nuk kaperdihen aq lehtë sa kujtojnë disa...

?JA DHE PASUESIT E SKENDERBEGUT ...

1944...PARA ARMËVE TË PABESË ANADOLLAKE E SLLAVOKOMUNISTE:

“APROVOHET NDESHKIMI ME VDEKJE... NA LAJMËRONI DATËN E EKZEKUTIMIT TË TYRE DHE VULLNETIN E FUNDIT.

Komandanti i Përgjithshëm Xheneral Kolonel Enver Hoxha d.v.”

?Genocidi komunist ka përfshi nga viti 1944 – 1990 këta Klerikë Katolik

në Trojet tona Shqiptare:

?TË PUSHKATUEM: (Me gjyqe, pa gjyqe dhe gjyqe të mëshefta)

1. Imzot FRANO GJINI (1886 – 1948)  Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni.

2. Imzot GJERGJ VOLAJ (1904 – 1948)  Ipeshkëv i Sapës.

3. Imzot NIKOLL DEDA (1890 – 1948)

4  Imzot NIKOLL NOGA (TUSHA) (1895 – 1946)

5. At   MATI PRENNUSHI OFM. (1882 – 1948) Provinçial i Françeskanve të Shqipnisë.

6. At   ÇIPRIAN NIKA OFM. (1900 – 1948)  Guardian i Françeskanve të Shkodres.

7.   At   LEKË LULI OFM. (1908 – 1944).

8.   At   LEONARD TARGAJ OFM. (1910 – 1945)

9.   Don LAZËR SHANTOJA (1892 – 1945)

10.  Don NDRE ZADÊJA (1891 – 1945)

11.  Don MARK GJANI (1909 – 1945)

12.  At    PAPA PANDI (1909 – 1945)

13.  At    ANTON HARAPI OFM. (1888 – 1946)

14.  At    GIOVANI FAUSTI  SJ. (1899 – 1946)

15.  At    DANJEL DAJANI  SJ. (1906 – 1946)

16.  At    GJON SHLLAKU  OFM. (1907 – 1946)

17.  Don NIKOLL GAZULLI (1893 – 1946)

18.  Don ALFONS TRACKI (1892 – 1946)

19.  Don LUIGJ PICI (1907 – 1946)

20.  Don ZEF MAKSEN (1901 – 1946)

21.  At    BERNARDIN LLUPI  OFM. (1894 – 1946)

22.  Don LUIGJ PRENDUSHI (1896 – 1947)

23.  Don DEDË MAÇAJ (1920 – 1947)

24.  Don ANTON ZOGAJ (1905 – 1948)

25.  Don EJËLL KOVAÇI (1920 – 1958)

26.  Don DEDË MALAJ (1920 – 1959)

27.  Don ZEF BICI (1919 – 1968)

28.  Don MARK DUSHI (1920 – 1968)

29.  Don MARIN SHKURTI (1933 – 1969)

30.  Don SHTJEFËN KURTI (1898 – 1971)

31.  Don MIKEL BELTOJA ( 1935 – 1974)

32.  Seminaristi MARK ÇUNI (1919 – 1946)

?TË VDEKUN NË TORTURA:

At  LORENC MITROVIÇ  OFM. (1872 – 1943)

At  BERNARDIN PALAJ  OFM. (1894 – 1946)

At  SERAFIN KODA OFM. (1915 – 1947)

Papa JOSIF PAPAMIHAJLI (1912 – 1948)

Don ALEKSANDËR SIRDANI (1892 – 1948)

Don PJETËR ÇUNI (1914 – 1948)

Don DEDË PLANI (1889 – 1949)

Don JAKË BUSHATI (1890 – 1949)

Imzot JUL BONATI (1874 – 1951)

Vlla GJON PANTALIA ( 1887 – 1947)

?TË VDEKUN PAK KOHË MBAS TORTURASH NGA SIGURIMI I SHTETIT:

Imzot FRANO GJURAJ (1893 – 1947)

Don ANTON MUZAJ (1921 – 1948)

45.  Don KOLEC PRENNUSHI (1902 – 1950)

46.  Don LAZËR JUBANI (1925 – 1982)

?TË VDEKUN NË BURGJE E KAMPE SHFAROSJE:

47  Imz. VINÇENC PRENNUSHI  OFM. (1885 – 1949)

48.  Imzot ERRNESTO ÇOBA (1913 – 1980)

49.  Don MARK BICAJ (1911 – 1946)

50.  Don NIKOLL SHELQETI (1892 – 1947)

51.  Don EJËLL DEDA (1917 – 1948)

52.  Don NIKOLL LASKAJ (1898 – 1948)

53.  At    GASPËR SUMA  OFM. (1897 – 1950)

54.  At    PAL DODAJ   (1880 – 1951)

55.  At    KARLO SERREQI  OFM. (1911 – 1954)

56.  At    KLEMENT MIRAJ  OFM. (1882 – 1956)

57.  At    RROK GURASHI  OFM. (1894 – 1965)

58.  Don RROK  FRISKU (1892 – 1956)

59.  Don PJETËR  NOGA (TUSHA) (1873 – 1958)

60.  Don ANTON  DOÇI (1920 – 1973)

61.  Don MARK  HASI (1920 – 1981)

62.  Don LEC SAHATÇIJA (1906 – 1986)

63.  Don NIKOLL  GJINI (1911 – 1987)

64.  Don PJETËR GRUDA (1922 – 1989)

?VDIQËN MBASI VUEJTËN DËNIMIN:

65.  Imzot GJERGJ HABERI (1874 – 1950)

66.  Don ZEF  SHTUFI  (1879 – 1950)

67.  Don NDOC NIKAJ (1864 – 1951)

68.  Don MARK SHLLAKU (1865 – 1951)

69.  Imzot BERNARDIN  SHLLAKU  OFM. (1875 – 1956)

70.  Fra  NDUE VILA OFM (1879 –  1956)

At    BUON GJEÇAJ  OFM. (1870 – 1957)

At    PAL ÇIURÇIJA  OFM. (1878 – 1957)

At    PASHKO GJADRI  SJ. (1877 – 1960)

Don NIKOLL KIMZA (1878 – arratiset, vdes në Romë 1960)

Don NDOC SUMA (1887 – 1962)

Don TOMË LACAJ (1898 – 1962)

At    MARIN SIRDANI  OFM. (1885 – 1962)

Don VLASH MUÇAJ (1918 – 1963)

At    LEONARD  SHAJAKU  OFM. (1887 – 1964)

Don MEHILL ÇUNI (1871 – 1965)

At    ÇIRIL CANI  OFM. (1875 – 1967)

Don LAZËR DEDI (1919 – 1967)

Don PRENKË QAFALIA (1900 – 1967)

Don NIKOLL SHLLAKU (1886 – 1967)

Don NDRE  LUFI  (1878 – 1969)

At    FLORIAN BERISHA  SJ. (1897 – 1970)

At    MARK  HARAPI SJ. (1890 – 1974)

At    MARJAN PRELA  OFM. (1885 – 1974)

At    GJON KARMA  SJ. (1896 – 1975)

Don PAL GJINI (1905 – 1975)

At    ALFONS ÇUNI  OFM. (1900 – 1976)

Don NDUE SOKU  (1922 – 1976)

Don LEKË DREDHAJ (1899 – 1976)

At    MËHILL  MIRAJ  OFM. (1909 – 1978)

Don INJAC GJOKA (1916 – 1979)

At    GEGË LUMAJ  OFM. (1904 – 1980)

At    DONAT KURTI  OFM. (1903 – 1983)

At    MËHILL TROSHANI  SJ. (1904 – 1983)

At    SEBASTJAN DEDA OFM. (1916 – 1984)

100. At    FILIP MAZRREKU OFM. (1913 – 1984)

101. At    FRANO KIRI  OFM. (1902 – 1986)

102. At    FERDINAND PALI  OFM. (1907 – 1986)

103. Don MARIAN ARTA (1905 – 1986)

104. At    AUGUSTIN ASHIKU OFM. (1906 – 1986)

105. At    PJETËR MËSHKALLA  SJ. (1901 – 1988)

106. Don KOLEC TONI (1932 – 1992)

107. Don NDOC SAHATÇIJA  (1904 – 1993)

108. At    PETRAQ ISAK (1914 – 1997)

109. Fra  GASPËR JUBANI (1920? – 1992)

?KLERIKË QË U ZHDUKËN NGA SIGURIMI I SHTETIT KOMUNIST:

110. Don MATISH  LISNA (1924 – helmatisë 1958)

111. Don PRENKË NIKÇI (1921 – aksidentalisht 1974)

112. Don LAZËR SHELDIJA (1928 – 1988, vra në SHBA)

?VUEJTËN DËNIMIN  DHE ISHIN NË SHERBIM TË FESË MBAS VITIT 1993:

113.Imz FRANO ILLIJA Argjipeshkëv i Shkodres (1918 – 1997)

114. Imzot NIKOLL TROSHANI (1915 – 1996)

115. Imzot ZEF SIMONI (1928 – 2009)

116. Imzot MIKEL KOLIQI ?KARDINALI  I – SHQIPTAR (1902 – 1997)

117. At   ZEF PËLLUMBI  OFM. (1924 – 2008)

118. At   ALEKS BAQLI OFM. (1918 – 1993)

119. At   JAK GARDIN  SJ. (1905 – 1996)

120. Don ZEF GILA  (1916 – 2000)

121. At    KONRRAD GJOLAJ  OFM. (1918 – 2000)

122. Don SIMON JUBANI  (1928 – 2011)

123. At    LEON KABASHI  OFM. (1906 – 1998)

124. Don LUIGJ KÇIRA  (1925 – 2008)

125. Don NDRE KRROQI  (1922 – 1996)

126. At    ANTON  LULI  SJ. (1910 – 1999)

127. At    DIONIZ MAKA  OFM. (1910 – 2004)

128. Don NIKOLL MAZRREKU (1912 – 1996)

129. Don PASHKO MUZHANI (1915 – 1993)

130. Don NDOC NDOJA (1914 – 1996)

131. Don LORO NODAJ (1918 – 1996)

132. Don NDOC NOGAJ (1926 – 2011)

133. Don GJERGJ SIMONI (1935 –

134. Don ERRNEST TROSHANI (1928 –

135. Don MARTIN TRUSHI  (1933 – 1998)

136. At    GJERGJ  VATA  SJ. (1915 – 2000)

137. At    VIKTOR  VOLAJ  OFM. (1910 – 1995)

138. Don JAK  ZEKAJ  (1906 – 1995)

?MOTRA QË VUEJTËN DËNIME NË BURGJET KOMUNISTE:

139. Moter GJEORGJINA  BULGARECI (1928 – ?

140. Moter LILJANA RADOVANI (1925 – ?

***

AT  PJETER  MËSHKALLA S.J. KA THANË:

“Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë.” (1964)

?25 Prill 1993 PAPA GJON PALI II – në SHQIPNI.

“....Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë me ruejtë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë, sikur edhe vetë ky shesh na e kujton, u shque figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar...

Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazën e Motra s’ ishte pa kurrë në historinë e njerzimit...”

Papa Gjon Pali II (Në Sheshin Skenderbej Tiranë)

Buletini Katolik Shqiptar, Vol.XIV. fq. 171, 1993. San Francisco USA.

?Shenim (FR): Këtu përfshihen vetem Ata Klerikë që kanë vuejtë në hetuesi, burgje, kampe shfarosje ose vra nga Sigurimi i Shtetit komunist nga viti 1943 – 1991.

Melbourne, Janar 2019.