E marte, 19.03.2024, 11:51 AM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: Kosova me bardhësinë e borës dhe me ngricat e politikës

E hene, 14.01.2019, 08:00 PM


Kosova me bardhësinë e borës dhe me ngricat e politikës

Nga Nue Oroshi

Acari i dimrit ka mbuluar me borë Kosovën.Krahas këtij acari që e ka kohën kemi edhe acarin politikë.Si do i përballon Kosova këtyre dy acarëve mbetët të shihet në të ardhmen.Burazonet e heshtjës e kanë kapluar mendimin e lirë të qytetarit.Kuloarët vlojnë nga mendimet sesi do të jetë e nesërmja. Qytetarët ballafaqohen me kalimin e veshtirësive jetësore në dimrin me ngricë dhe me borë.Poetët meditojnë se çka kanë në plan për të shkruar, shkrimtarët shkruajnë e shëmbin vargjet e tyre, piktorët janë të mbyllur mbrenda galerive duke bërë ekspertizatë e tyre për portrete të  dukshme dhe të padukshme.

Në një skaj ideologët janë duke menduar për ide te reja se si do të duket skena politike e Kosovës pas dy vitesh.Secili me mendimet dhe idetë e veta mendojnë që ta dërgojnë përpara çështjet që i takojnë.Si duket vetëm lisat e gjatë dhe fushat pjellore e kanë humbur gjelbërimin sepse bardhësia e borës i ka bërë bashkë afër njëri-tjetrit hallegjinjët e shumtë. Skaj një fletore të mbushur me shpresë nxënësit e mendojnë të ardhmën e tyre kurse shumica e fëmijëve kërkojnë një perspektivë. Të rinjët dhe të rejat nuk janë fajtorë pse nuk e gjejnë perspektivën e tyre.

Ata kërkojnë që jeta t´iu mundësoj edhe atyre që të hapin një familje të re,të gjejnë dikund një vend të ri të punës.Ndryshimet politike që do të vijnë mbrenda dy vitesh në Kosovë, do të tregojnë gjithçka. Më së vështiri e kemi ne ideologët e Shqipërisë Etnike, që nuk duhet të na shkojë koha pa e realizuar qëllimin dhe vizionin e bashkimit kombëtarë në një shtet të përbashkët.Ngricat politike që e kanë kapluar Kosovën kanë lënë partitë politike pa vizion dhe pa shtegdalje.Ato sillen në një rreth viciozë pa pasurë një plan të përbashkët apo të përveçshëm se si duhet të dilet nga kriza politike.Liderët në ikje të shumicës së këtyre partive janë lodhur me vetvetën në mungesë të ideve dhe konceptëve politike se si duhet të ecët përpara.

Të vetmën brengë si duket e kanë se çka duhet folur ditën e nesërme,cilën parti apo lider politikë duhet kritikuar duke përdorur atë formulën e vjetër se mbrojtja më e mirë është sulmi. A kanë bërë ndonjë bilancë të aktiviteteve kryeministrat e qeverive tona në Kosovë për këto 20 vjet  të qeverisjës së tyre politike pavarsisht se cila parti ka qenë në krye të qeverisë se sa vende te punës kanë hapur nëpër sektore të ndryshme.

Sa investitor të huaj kanë sjellë në  Kosovë. Sa kanë qenë në gjendje të afrojnë kushte për investime për Diasporën e madhe shqiptare dhe shumë projekte tjera. Kosova me bardhësinë e borës dhe me ngricat politike do të dalë në Pranverë.Por vizioni për të ecur përpara duhet ta mundoj çdo shqiptarë të ndershëm dhe atdhetarë.Meqense politika është një art i veshtirë këtë art mundët ta kryejnë vetëm përsonalitetet që mund ta bëjnë ndryshimin dhe t´i sigurojnë Kosovës një perpektivë të mbarë.Koha e tyre po vjen.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora