Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Letër Presidentit të Italisë Zotit Sergio Mattarella

| E diele, 13.01.2019, 06:44 PM |


Letër Presidentit të Italisë Zotit Sergio  Mattarella :

Ku i gjetët ata 17 perandorët serb të   ish Perandorisë Romake?

Falë rrjeteve sociale, ne qytetarët e zakonshëm ndoshta po degjojmë dhe shohim ndoshta më shumë se sa duhet, dhe rasti ma solli të shikoj një video të shkurtër ku flisni për 17 perandorët serb që e paskan sunduar Perandorinë e Romës.

Ndoshta keni folur më gjatë, dhe nuk e di se për çfarë rasti, por ajo çka shikova dhe dëgjova më shokoi. Kjo është videoja që qarkullon : https://web.facebook.com/100005930890700/videos/965305717010449/?t=1

Zotëri i nderuar, kryetar shteti, politikan, gjyqtar dhe akademik të lëshoheni në nivele meskine të propagandes serbe, të cilët nuk kanë as certifikatë europiane të lindjes, dhe të nxjerrni nga goja e juaj fantazitë e tyre , më dukej shumë qesharake dhe  e papërgjegjshme për një akademik.

Ju e dini shumë mirë se kur erdhën sllavët në Ballkan.Ata erdhën gati 200 vjet pas shuarjes përfundimtare të Perandorisë Romake të Perëndimit. Me çfarë metode i nxorret perndorër romak me origjinë serbe?

Po serbët kur erdhën këndej pari ? për servët si  “etni “ është folur vetëm pas Kongresit famkeq të Berlinit 1878. Nuk e dini që origjina e të parëve të serbëve të sotëm është nga Persia, nga fisi nomad Qashkai ? Çudi nga ju ! Ndoshta këshilltarët e juaj ju kanë mashtruar, pa dijen dhe vetdijen e juaj.

Të iu spjegoj edhe një gjë, serbët e mësuan shkrim –leximin nga Vuk Karaxhiqi ( shqiptar ortodoks), në mesin e shekullit 19-të, dhe se prijësit e kryengritjeve serbe në fillim të po atij shekulli u bënë nga Karagjorgje, një shqiptar Kelmendas - katolik, që sipas burimeve sllave nuk dinte as serbisht.

Të iu rikujtoj juve historinë një mijë vjeçare e Perandorisë së Romës, më duket e tepërt sepse ju ate e dini më mirë se unë. Ju e dini mirë që shqiptarët  janë trashëgimtarët e vetëm të Ilirëve dhe etruskëve nga të cilët u formua perandoria e permendur.

Një gjë e shpresoj , që ajo video e postuar  të jetë manipulim serb me autoritetin e juaj;  sot falsifikatorët po  i çfrytezojnë metodat më të sofistikuar për denigrimin e personaliteteve të larta.

I gjeta do shënime të bijshme për Zoti President Matarella, ishit i lindur në një familje me traditë në Palermo. Ndoshta e dini  se kush ishte me Garibaldin për unifikimin e Italisë. Por edhe nëse jeni arbëresh mos e mohoni  origjinen e juaj.

Përdhendetje nga një shqiptar i Kosovës

Fahri Xharra, më thonë

P. S.(Sergio Mattarella was born in Palermo of a prominent Sicilian family. His father, Bernardo Mattarella, was an anti-fascist who, alongside Alcide De Gasperi and other prominent Catholic politicians, helped found the Christian Democracy (DC) party, which dominated the Italian political scene for almost fifty years, with Bernardo serving as a minister several times.[4] Sergio Mattarella's brother, Piersanti Mattarella, was also a Christian Democratic politician and President of Sicily from 1978 until his death in 1980, when he was killed by the Sicilian Mafia.[5] During his youth, Sergio Mattarella was a member of Azione Cattolica, a large Catholic lay association. In 1964, he graduated in law at the Sapienza University of Rome; after a few years he started teaching Parliamentary procedure at the University of Palermo. )

Fahri Xharra, 09.01.18

Gjakovë