E enjte, 25.04.2024, 02:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Zymer Mehani: Për Ty

E diele, 13.01.2019, 11:21 AM


Zymer MEHANI

PËR TY

(SANDOKANIT-DËSHMORIT TË KOMBIT)

Për Ty zemra duhet të jetë e pastër

Dhe lapsi të jetë i mprehtë

Lavdia të takon, o trim

U ngjite në flamur, për atdheun e shtrenjtë

Për Ty, poetët duhet të shkruajnë

Artistët t' gdhendin në gravurë

Se Ti, veç Ti hasmin e dërrmove

S'iu bëre as vig, e as urë

Për Ty, o trim lirie

Sa kam shumë mall atdhesie

Vetëm ti, vëlla SANDOKAN

Më bën krenar, shqiptar që jam

Për Ty, Vigan Epoke

Vogëlushët po mësojnë çdo ditë

Të quajnë Ty, Yll lirie

Që qiellin e atdheut po e shndrit!

Për Ty, Abedin Rexha

Gjeneral ademjasharian

Dashurinë në zemrën time e ruaj

Si ngjyrat kuq e zi n'xhamadan

Veç Ti, o trim lirie

M'fale ndjenja atdhedashurie!.....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora