Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shoqata Kulturore Dardania: Orë Letrare

| E diele, 13.01.2019, 08:41 AM |


Shoqata Kulturore “DARDANIA” –  Montebelluno TV

N J O F T I M !

Në kuadrin e ditëve të krenarisë kombëtare të janarit, shkurtit e marsit,           në Montebelluno të Trevisos organizohet :
Orë Letrare

Me 17 Shkurt 2019

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës
Është ky edicioni i 4-të i Orës Letrare, 11-të vjetorin e Pavarësisë Kosovës, që mbahet Praovincën/Krahinen e Trevisos, gjegjësisht Regjionit të Venetos Itali.

Në këtë veprimtari mund të prezantohen poezi nga krijues të rinj dhe emra të njohur të poezisë shqiptare nga diaspora e trojet etnike por edhe krijues vendor italian e të tjerë.

I ftojmë të gjithë krijuesit që pjesëmarrjen në këtë aktivitet poetik ta konfirmojnë më së largu deri me 15 Shkurt 2019-të.

Gjithashtu njoftojmë krijuesit, se ORA LETRARE nuk ka karakter garues.

Konfirmimi i pjesëmarrjes së poetëve me renome kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë aktivitet, përveçse e nderon edhe e pasuron aktivitetin poetik të mërgatës sonë.

Që mbarëvajtja e ORËS LETRARE të shkojë si duhet, luten krijuesit të paraqiten me kohë pran Këshilli Organizativ të formuar.

Paraqitjen me informatat shtesë mund të bëhen në adresë elektronike, në postë private të facebook-ut, si dhe në numrat e telefonit ( të shënuar më poshtë ).

ORA LETRARE mbahet me datën: 17 Shkurt 2019( ditë e Diele ) ora 14.00

Adresa: Via Antonio Gramsci 80, 31040 Musano TV. Itali

Informatat telefon edhe viber:

+39 338 4895613 (Montebelluno); +39 348 8838035 (Bassano);

+39 329 3270628 (Treviso);   +39 340 6463279 (Montebelluno)

Emal: faik.tafolli@hotmail.com

Facebook: SHOQATA KULTURORE “DARDANIA” Montebeluno TV

6 Janar 2019                                     Për Këshillin organizativ të ORËS LETRARE             Montebelluna TV                                                Kryetari, prof. Faik Tafolli