E marte, 21.05.2019, 02:21 PM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: E vërteta e Mnemozines, nënës së nëntë muzave

E enjte, 10.01.2019, 09:41 PM


E vërteta e Mnemozines, nënës së nëntë  muzave

Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtët, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i gjenit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)

Pseudostudiuesit serbë, që prej shekujsh po rropaten me mashtrimet më të paturpshme që ta mohojnë rrënjët pellazge-ilire-shqiptare, praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, duke synuar jo vetëm gllabërimin e Kosovës, por edhe të Shqipërisë.

Dihet se të dhënat shkrimore dhe mbishkrimore të një vargani nga më të stërlashtat, para-ilirët autoktonë (të rrënjës) pellazgët cilësohen shprehimisht si bijë të tokës të mbirë prej dheut, madje si “para- hënorë”, si të gdhirë në Evropë që para shfaqjes së Hënës në hapësirat qiellore, që atëherë kur nuk kishte kufij e nuk kishte fqinjë.

“Po cila ishte gjuha e pellazgëve? Dimë se ishte një popull shumë i madh në numër që u përhap në gjithë Pellazgjinë, në Itali, në Azinë e Vogël, në Afrikën e Veriut dhe në Gadishullin Iberik. E dimë gjithashtu që e krijuan sistemin fetar dhe u dhanë emrat perëndive dhe i caktuan rregullat e adhurimit. Shumë shkencëtarë i kanë identifikuar pellazgët me arvanitasit e sotshëm” (Gjuha e Perëndive, Aristidh Kola, 2003).

Cila ishin nëntë muzat që u quajtën greke ?

-Të nëntë muzat sipas mitologjisë " greke."  ishin: Calliope (E epikes),Clio (Histori),Erato (Dashuri),Euterpe (Musikë),Melpomene (Tragjedi) ,Polyhymnia (Hymnet),Terpsichore (Vallzimet),Thalia (Komedi), Urania (Astronomi).  Por, si linden keto ?

Nëna e nëntë muzave ishte Mnemizina, gruja e Jupiterit

Si lindi fjala Mnemozinë?  Eshtë një tragjedi e madhe që bota ende nuk e përkrah origjinën e vërtetë të historisë të ashtuquajtur greke. Ku ishim tek Mnemozina , ne Enciklopedinë e Oxfordit shkruan :

Origin : “ From Greek mnēmosunē, literally ‘memory’. (https://en.oxforddictionaries.com/definition/mnemosyne).  Pra, me këmbëngulje fjalë greke.!

“Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë e dimë që nga gjuhët e vjetra e kemi vetëm pellazgjishten, e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotet, Thesalët, Thrakasit, Ilirët Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Schneider).”

Atëherë  si spjegojet emri Mnemozinë ?  “Kete e spjegon Pellazgishtja e dikurshme ose Shqipja e sotit: Mne - Ment,Mendje ,inteligjencë dhe msoi , me m sue , nga rrenja me msu. Msonje e paraqet atë që të mëson dicka, dhe ment - menja ,te menduarit . Pra Mnemosina ishte perëndesha e te mesuarit ,nga e cila linden të nëntë muzat , ne greqisht Musai qe rrjedhë nga shqipja Msois -mësuese , arsimtare.  ( E. Schneider )”

“A kemi prova që të na bindin se gjuha e pellazgëve ishte ajo gjuhë që flitet sot nga shqiptarët (Shkyptars). Po, përgjigjet studiuesi, sigurisht që kemi dhe kemi prova që nuk mund të kontestohen.

Fahri Xharra,08.01.19

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT