E shtune, 25.05.2019, 06:12 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Shqiptar lindësh, mysliman bëhesh!

E merkure, 09.01.2019, 09:25 PM


Shqiptar lindësh, mysliman bëhesh!

Nga Gani Mehmetaj

Që të bëhet mysliman jo shumë kohë pas lindjes hoxha e pagëzon foshnjën sipas ritualit të kopjuar nga krishterimi. Hoxha ia këndon një lutje arabe në vesh që as foshnja dhe as familja nuk e marrin vesh. Me lutje e deklaron edhe emrin e foshnjës para familjes, që domosdo duhet të jetë emër arab ose turk. Bënë të jetë edhe emër persian (iranian), por në asnjë mënyrë emër shqiptar. Hoxha nuk pranon të pagëzoj foshnjën që ka emër shqiptar, sepse zoti nuk e pranon në parajsën myslimane. Ata që kanë emra shqiptarë (Ilir, Genc, Lavdërim, Dardan etj), sado që i thyejnë dërrasat e xhamisë, duke u falur (për para e jo pse e duana fenë), myslimanë nuk janë, thotë i sigurt hoxha i lagjes sime.

Të bëhesh myslimanë duhet edhe të falësh pesë herë në ditë, të agjërosh 30 ditë ramazani, të festosh festat arabe dhe të kujtosh edhe disa festa tjera të beduinëve kur ata janë masakruar në mes veti.

Sa për qind e shqiptarëve në Dardani janë pagëzuar sipas ritit myslimanë? Pak, fare pak. Sa për qind të familjarëve e dinë çka u tha hoxha foshnjave të tyre? Asnjë.

Sa shqiptarë falën pesë herë në ditë? Dyshohet se as pjesa më e madhe e hoxhallarëve nuk falën pesë herë në ditë.

Sa për qind e shqiptarëve shkojnë në xhami?

Kreu i myslimanëve thonë se as dy për qind e shqiptarëve nuk shkojnë në xhami. Pra, pse gënjejnë islamikët kur thonë se 98 për qind të shqiptarëve janë myslimanë?

Mysliman, thoshte hoxha i lagjes sime në fëmijëri, mund t' i themi edhe kaut a lopës, por kjo nuk mjafton, me të thënë nuk bëhesh myslimanë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT