E enjte, 25.04.2024, 09:14 PM (GMT+1)

Editorial

Ilir Çumani: Sot jam student, sot jam shqiptar...!

E merkure, 09.01.2019, 09:21 PM


SOT JAM STUDENT, SOT JAM SHQIPTAR....!

NGA ILIR ÇUMANI

Kjo është një foto frymëzuese për çdo shqiptar të ndershëm, për çdo shpirt që është i lirë dhe i dashuron hapësirat e Lirisë....

Është një foto fantastike shumë kuptimplotë për të gjithë skeptikët, servilët dhe cinikët, robëruesit e pushtetit dhe militantët e verbër partiakë, që mendojnë se protesta e studentëve do të shuhej dhe do të shpërbëhej!

Në fakt, nervi i protestës nuk ka vdekur dhe nuk do të vdes kurrë, asnjëherë... Përkundrazi!

Rinia jonë, e bukura, e mençura, e guximshmja, largëpamësja, novatorja e ditëve të reja dhe e kohëve moderne, e pastra dhe e dëlira si vetë ajo, janë edhe këta studentë të mrekullueshëm, të cilët, janë pararoja e ndërgjegjes dhe e vetëdijes tonë kombëtare.

Rinia studentore, në emër të vuajtjeve e dhimbjeve proverbiale të prindërve të tyre, të një populli të nëpërkëmbur, i abuzuar dhe i shpërdoruar prej të gjitha keqqeverisjeve të ç'farëdolloj ngjyre, sot, i ka “braktisur” leksionet në auditore në emër të një misioni edhe më të madh e fisnik: për ti dhënë një leksion të vërtetë qytetarie të gjithë shqiptarëve që e duan me mëndje dhe me zemër këtë vend.

Për një Shqipëri që të bëhet e jetueshme për të gjithë, dhe jo një parajsë fiskale në një xhungël e tokë e djegur nga krimi dhe korrupsioni vetëm për një kastë sundimtarësh e oligarkësh të pashpirtë, të babëzitur e pa integritet, të cilët për afro 3 dekada e mbajnë peng këtë vend që natyra aq bujarisht i ka dhuruar gjithçka, që nga klima e butë dhe me shumë diell, deri tek pasuritë e tokës dhe nëntokës, tek resurset  e pafundme ujore e nënujore, lumenj, liqene e dete, e gjithçka që Zoti ka Bekuar për një vend si ky i yni.

Sot, jo vetëm studentët, por të gjithë ata që e ndjejnë veten se janë shqiptarë e patriotë të vërtetë duhet të bashkohen pa asnjë kompromis me të keqen, dhe të brohorasin të vendosur e me shpirt, përtej rreshtave, mikrofonave dhe foltoreve partiake me thirrjen: #SotJamStudent! #SotJamShqiptar!

Foto nga protesta  e stome  ne auditoret e universiteteve



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: U mbyll 'Viti i Gjergj Kastriotit' - në heshtje Elvi Sidheri: Luftëtarët shqiptarë në skajet e Rusisë mesjetare Xhelal Zejneli: Protestat e Studentëve - Maj ’68 Frank Shkreli: Një urim, një falenderim dhe një dëshirë për Vitin e Ri Elvi Sidheri: Shqiptarët ortodoksë të Ohrit dhe ati i letërsisë moderne maqedonase, me rrënjë shqiptare Entela Binjaku: Kjo dhimbje që la pas babai... Frank Shkreli: Mesazhi për Vitin e Ri - të mbrohet fjala e lirë dhe demokracia! Frank Shkreli: Martin Luther Kingu për protestat paqësore Entela Binjaku: Vijon fushata e kartolinave të fëmijëve piktorë të Fshatit SOS! Frank Shkreli: Nënë Tereza personifikon aspektet më të mira të njerëzimit Gani Mehmetaj: Si u formua Lidhja Demokratike e kosovës? Elvi Sidheri: Orvatja për ngritjen e një Kishe Ortodokse Shqiptare në Stamboll dhe vallja greke Sirtaki, me rrënjë shqiptare në metropolin turk Frank Shkreli: Lahuta nuk këndon më për Shqipëri dhe për shqiptarë! Frank Shkreli: Angazhimi amerikan ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Jug-Lindore Xhelal Zejneli: Kosova dhe formimi i ushtrisë së saj Elvi Sidheri: Shqipëria e Vogël në stepën e pamatë të Azovit Frank Shkreli: Edhe unë jam me Studentët! Frank Shkreli: Ludmila Alexeeva - një zë i fuqishëm në mbrojtje të drejtave të njeriut, ka ndërruar jetë Ilir Çumani: Një tjetër ciklon i afrohet uraganit të protestave! Ilir Çumani: Përse kambanat e protestave në Francë mbërritën edhe në Tiranë?!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora