E marte, 19.03.2024, 02:03 AM (GMT)

Mendime

Ramiz Bojaj: Të ndalet plani 'fashist' serbo-rus për ndarjen e Kosovës!

E merkure, 09.01.2019, 07:10 PM


Të ndalet plani 'fashist' serbo-rus për ndarjen e Kosovës!

Shkruan: Ramiz BOJAJ

"Kur lapsin e kapë injoranti, pushkën krimineli e pushtetin tradhëtari, vendi kthehet në një xhungël, ku njerëzit nuk mund të jetojnë më në atë vend" - Abraham Linkoln. Këto fjalë të shkruara rreth dy shekuj me parë (vitet 1860-ta), lënë përshtypjen se janë shkruar sot, pikërisht për aktualitetin tonë.Tek ne, lapsin (intelektualin) e imiton injoranti, armën e mban krimineli, pushtetin tradhtari, moralistin hajni, të cilët vendin tonë e kanë kthyer në një 'xhungël' ku njerëzit e kanë të pamundur të mendojnë ardhmërinë e tyre. Ambicie e prioritet është ikja nga ky vend i pashpresë, i cili vidhet, keqperdoret, varfërohet e copëtohet çdo ditë.

Të ndalet iniciativa serbo-ruse e shkatërrimit të Republikës së Kosovës.  Iniciativat serbe për ndryshim të kufijve etnikë në Ballkan, shkaktuan katër luftëra të përgjakshme në këtë pjesë të Evropës Juglindore, duke shënuar mbi 250 000 civilë të vrarë e mijëra të zhvendosur. Pa asnjë keqardhje për gjenocidin e ndodhur, Serbia ende vazhdon trendin e politikës fashiste millosheviqiane ndaj Republikës së Kosovës, duke shtuar ambiciet e veta për aneksim të pjesëve me pasuri të madhe nëntokësore të vendit tonë. Nismën fashiste të Serbisë e ndali, njëzet vjet më parë, e gjithë bota demokratike, (SHBA-NATO) duke u rreshtuar në krah të luftës sonë të drejtë çlirimtare për liri (vitet 1998-1999). Pas njëzet vjetësh të ndalimit të gjenocidit serb, dhe ambicieve naziste të tyre për shfarosjen e popujve joserbë me idenë e krijimin monoetnik të Serbisë së madhe, kjo ide është ringjallur përsëri. Tashmë e kamufluar për 'normalizim' ose marrëveshje 'historike' me shqiptarët! Çuditërisht kësaj ideje i është bashkuar edhe presidenti ynë Hashim Thaqi, i cili provon, punon e lobon me të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të realizuar 'marrëveshjen e dhimbshme finale' me Serbinë. Ne ende kemi dhimbje e plagë të hapura nga krimet e fundit të Serbisë. Nuk durojmë më plagë të reja. Për asnjë çmim. Marrëveshja-ndarja finale e Kosovës! - e cila do të sillte "njohjet reciproke" si dhe anëtarësimin e Kosovës në BE, OKB, NATO, UNESCO, njohjen nga pesë vendet e BE-së, është vetëm një gënjeshtër për treg...... Të gjitha këto anëtarësime do të ndodhnin me "automatizëm", sepse Serbia, Rusia, Kina.... do ta përkrahin "Kosovën e re", realisht copën e mbetur të Republikës sonë, e cila do t'i falte fqinjit verior mineralet dhe pasurinë më të madhe nëntokësore! Serbia nuk është bota jonë, por një shtet fqinj, e larë e sterlarë nga gjaku shqiptar e me falsifikim historie. Të mëndosh me këtë mendësi është halunacion.  Me idenë e tillë miope, (duke dhënë territor për fqinjët grabitçarpër) Kosova nuk ka më pëngesa në nismat integruese ndërkombëtare, pa pasur as nevojë të luftojë krimin e organizuar, lustrimin e sistemit të drejtësisë, korrupsionin, nepotizmin, hajninë .... pasqyrohet logjikë vërtet e tmerrshme.  Pra, 'rehatia' shekullore ballkanike po vieka pas plotësimit të ëndrrave serbe me grabitjen e pasurive nëntokësore të shtetit tonë. është e mjaftueshme qe pjesa tjetër e mbetur të 'rezervohet' për "Shqipëri Etnike". Pra, realizimi i planit perfekt fashist serb për zhvatjen e rreth 30 % të territorit tonë, qenka shpëtim për Republikën e Kosovës! Dhe këtë shpëtim po na risjellë president Hashimi, në bashkëpunim me Edi Ramën, Aleksandër Vuçiqin, Vladimir Putinin, dhe me gjithë aleancën antishqiptare!. Edi Rama e Hashim Thaçi i sollën Kosovës e Shqipërisë dy gota helmi vrasës për shqiptarët. I pari solli 'dollinë' e marrëveshjes me dhëninen e qindra metrave katror të detit shqiptar Greqisë, pastaj bashkë me Vuçiqin arritën ujdi për coptimin e Kosovës, ndërsa i dyti mori përsipër autorësinë e këtij plani famëkeq serb. Rama sëpari e bëri Shqipërinë luledroge, ndërsa Kosovës i la në derë 'kopilin' serb. Po ashtu Hashim Haxhi Thaqi, duke luftuar për realizimin e këtij 'pazari' (në dëm të Kosovës), na ofroi fshehurazi gotën e helmit: së pari premtoi bashkimin e Kosovës Lindore me shtetin tonë, por e la për në fund gotën e vet me helm, qe nënkupton dhënien Serbisë të pasurive më të mëdha nëntokësore-mineralet. Ky plan serb ka për qëllim ndarjen e Kosovës dhe bashkangjitjen vendit tonë disa kaçuba nga Lugina, e që nënkuton deformim total të procesit të bashkimit kombëtar. Sepse këta 'tyxharë' e futën Serbinë të udhëheqë lojën. Edi Rama në bashkëpunim me liderët e korruptuar në Maqedoni ka mbështetur gjithmonë politikat diskriminuese antishqiptare. Në Maqedoni, shqiptarët përjetuan ferrin në ish pushtetin Nikolla Gruevski-Ali Ahmeti duke i mbushur burgjet sllave me shqiptarë të pafajshëm, të cilët, jo vetëm qe nuk u mbrojtën asnjëherë, por as nuk vranë ndërgjegjën e liderëve shqiptarë në këtë hapësirë, por as në Tiranë e Prishtinë.

Prekja e kufijve të Kosovës është hapje e shtegut për luftë të re

Thaçi-Rama-Vuçiq, janë tre projektues të shkatërrimit dhe deformimit të procesit të unifikimit shqiptar, stimuluesit e ikjes së të rinjve, zvogëlimin e numrit të shqiptarëve dhe copëtimin pa pengesë të etnikumit nacinal. Ideatorët e planit për ndarjen e Kosovës janë 'millosheviqët' e vegjël, të cilët pushtetet e tyre i mbajnë duke krijuar kriza e nisma mesjetare, të cilat janë vazhdimësi e gjakderdhjes në Ballkan.  Pra me realizimin e ambicieve fashiste serbe (zhvatjen e territoreve të Kosovës);shkatërrimin e Republikës sonë; humbjes së pjesëve më të vlefshme të shtetit; prishjen e interesave gjeostrategjike dhe rikthimin e ndikimit rus në Ballkan, qenka garanci për paqe mes brezave qe viejnë në këtë rajon! - JO. Prekja e kufijve të Kosovës është hapje e shtegut për luftë të re të brezit tonë dhe brezave qe vijnë. Zvogëlimi i hapësirës së mbetur shqiptare, pas përjetimit të golgotave të një pas njëshme nga soldateska serbe, nuk mund të pranohen serish si kompromise të reja në dëm të tokave tona, të shtetit tonë, të lirisë sonë, thjeshtë për të kënaqur kokat e çmendura e të frustruara. Me këtë akt, me idenë e shkëmbimit të territoreve, presidenti ynë devijoi nga pozicioni i tij për të cilin është thirrur: të mbrojë interesat shtetërore e kombëtare të Kosovës, integritetin territorial e kushtetues të vendit tonë. Që nga lansimi i kësaj ideje, Thaqi u bë 'kokë' e Serbisë në Prishtinë, mbrojtës i interesave hegjemoniste e ekspansioniste serbe. Paralajmërimi i fundit i presidentit për heqjen e taksës 100 % ndaj produkteve serbe, është po ashtu, hap tjetër i iniciativës së tij nënshtruese ndaj politikës serbe, proces i nisur për ndarjen e Kosovës. Këtë ide nuk arriti ta realizojë as kasapi më i madh i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi, e mëtojnë ta bëjnë palaçot e vegjël, të drejtuar nga një kompani servilësh të gërditshëm si Enver Hoxhaj, disa Blerima, Kuça, Batona, Dardana, Vesela, e teveçelë, të cilët për para e pushtet mund ta 'kallin edhe lamën"!. Më duhet të cekë mendimin e ish presidentit kroat Stipe Mesiq, kur thotë se Millosheviqi me iniciativat e tij për ndryshime kufijsh, shkaktoi tri luftëra në Ballkan dhe la pas vete mijëra civilë të pafajshëm të vrarë. “Millosheviçi donte të ndryshonte kufijtë, – prandaj bëri luftë, qindra mijëra njërëz u vranë dhe kufijtë nuk u ndryshuan. Evropa na duhet për të hequr njëherë e përgjithnjë luftën nga Ballkani.  Me Evropën, kufijtë duhet t’i hapim, jo t’i ndryshojmë. ”.  Plani i korrigjimit të kufijve Kosovë - Serbi, mund të shkaktojë  katastrofë të re humanitare e njerëzore, e cila hapë kapitullin e një luftë të re në Ballkan. Çdo prekje kufiri mes shteteve, sjellë spastrime etnike, levizje të popullsisë dhe gjakderdhje. Edhe analisti i Britanisë së Madhe, Tim Judah ditë më parë ka vë theksin se Rusia do të përfitonte shumë nëse rezultati i negociatave Beograd-Prishtinë do të ishte shkëmbimi i territoreve. “Rusia mund të përdorë precedentin në një përpjekje për të siguruar marrëveshje të ngjashme për territoret separatiste që janë nën kontrollin e saj në Moldavi dhe Gjeorgji, Osetia Jugore dhe Abkhazia", patë thënë Judah. Edhe ish-kryengociatorja  znj Edita Tahiri, në fund ka pranuar se prekja e kufijve rrezikon shqiptarët dhe është ide serbo-ruse, duke cituar faktin se "lufta e Kosovës dhe aleatëve të saj, duhet të orientohet drejt moslejimit të rikthimit të ndikimit serb e rus në Ballkan. Prekja e kufijve është lojë e rrezikshme dhe skenar kundër interesave të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve". Znj. Tahiri e cila udhëhoqi dialogun e Brukselit (2011-2017), nuk u tregua e sinqertë sepse edhe në këtë fazë, Kosova mori goditje të madhe në sovranitetin e shtetit, duke iu imponuar fusnota si element prezantimi në nismat ndërkombëtare. Iniciativa për ndryshim kufijsh është atentat ndaj shtetësisë së Kosovës por edhe ndaj GJND-së, e cila i dha të drejtë legjitime pavarësisë së vendit tonë.

Veprime të pamatura

Procesi i forcimit të shtetësisë së Kosovës u lëndua rëndë, nga idetë e shkëmbimit të territoreve. Presidenti Hashim Thaqi, mori përsipër realizimin e projektit serbo-rus, të Aleksandër Vuçiqit për të ashtëquajturën "marrëdhënie historike, shkëmbim territoresh, pajtim historik etj", e në fakt doli të jetë iniciativë klasike proserbe e ruse. Ky ishte veprim i papërgjegjshëm, keqperdorim flagrant i pozitës zyrtare. Veprim sa skandaloz aq edhe shokues e armiqësor për shtetin e ri, ngase hapë shteg real për zhbërjen e sovranitetit e integritetit territorial dhe krijon bindje se Republika e Kosovës ende nuk është shtet. Në këtë pikë Serbia ishte mjaft agresive dhe tejet brutale në raport me Republikën e Kosovës. Por tashmë ka gjetur aleatin e duhur, presidentin Thaqi për të na shitur këtë si plan për 'shpëtimin' e copës më të madhe të Kosovës. Kosova nuk shpëton si copë, por si unike. Kosova doli shteti i shtatë nga federata e ish Jugosllavisë, me kufijtë e njohur si njësi konstituive, mbi të cilat ka fituar luftën me Serbinë në vitin 1999. Kjo është baza e garancisë së shtetit tonë. është injoranca jonë ajo që na risolli hasmin në derë! Rreziku tashmë është shtuar, sepse presidenti ka shtuar lobimin për ndarjen e Kosovës, duke e cilësuar si garancë për paqe për brezat e ardhshëm. Të gjitha kanalet diplomatike të presidencës janë angazhuar fuqishëm për realizmin e planit rus e serb; takimet me homologë, ambasadorë etj. Në vend qe të angazhohet edhe më fuqishëm ta mbrojë tërësinë territoriale të shtetit tonë përballë agresionit serb (shpesh edhe kërcënimeve me luftë), ky u bë 'zëdhënës' i Vuqiçit! Nëse nuk ndalet presidenti dhe nuk tehuajësohet plani i 'shkëmbimit të territoreve', Kosovës po i shtohet rreziku i shkatërrimit si shtet. Serbia pas kapjes së veriut do të vazhdojë planin tjetër të krijmit të eksterritoreve serbo-ortodokse, me territore e funksione të veçanta të kontrolluara nga Serbia. "Pelegrinët" serbë që vizitojnë për çdo vit zonat e krimeve të tyre, si dhe përkujtimi falso i "Betejës së Kosovës" janë pjesë e këtij plani fashist serb. "Beteja e Kosovës", dhe qendrat e minikulteve serbe janë krijuar nga Millosheviqi për kapjen e sa më shumë territoreve të Kosovës. Serbia e përdor këtë plan në fazën tjetër, pas marrjes së veriut. Serbisë duhet ndalë turrin në kufijtë e shtetit të Kosovës. Kushtetuta, Integriteti territorial dhe sovraniteti nuk diskutohen. Prekja e këtyre segmenteve nga kushdoqoftë, është akt armiqësor dhe i patolerueshëm. Kur Kosova e pavarur e sovrane është njohur nga 116 shtete dhe po dëshmonte faktorizimin e vet për paqe e stabilitet në rajon, çuditërisht dolën në skenë ide të reja për 'shkëmbim territoresh' me Serbinë, duke kontestuar kufijtë shtetëror dhe rikthimin në shkallën zero të Kosovës.  "Kur lapsin e kapë injoranti, pushkën krimineli, pushtetin tradhëtari, vendi kthehet në një xhungël, ku njerëzit nuk mund të jetojnë më në atë vend", kishte thënë ati i kombit amerikan Abraham Linkoln. Pikërisht janë këto segmente kaq realiste në Kosovë, sa qe vendi ynë është kthyer në një 'xhungël' duke vrarë shpresat e dy milionë qytetarëve, të cilët jetojnë në shtetin më të ri në Evropë.

Krimi e korrupsioni kancer që vrasin çdo ditë

Korrupsioni, krimi, vjedhjet, kërcënimet, mashtrimet, tradhëtitë, nepotizmi, kaosi, terri, padrejtësia, pasiguria....... janë përditshmëri për qytetarin e Kosovës. Ky është rezultat qe na sollën injorantët, kriminelët dhe tradhëtarët, të cilët për çdo ditë vendin e bëjnë më të vogël, më të varfër e më të vrazhdë për të jetuar. Kjo pasqyrë e tmerrshme ka shtuar shpresat e medha të Serbisë e Rusisë, qe me të korruptuarit e kriminelët me të mëdhenj shqiptarë, t'i realizojnë planet serbo-ruse në Balllan. Njëherësh kjo është thikë pas shpine qe po i përgatitet Kosovës dhe SHBA-së. Në vend që në vitin 2019 të hapnim kapitullin e forcimit të shtetësisë, (procesin e integrimeve euro-atlantike, liberalizimin e vizave e zhvillimin ekonomik), ideja e 'pajtimit historik' me armikun ka bërë që të harrojmë çastin e rëndë kur Kosova humbi mbi 8200 hektarë, (ose 82 kilometra katrorë në demarkimin e kufirit me Malin e zi): të harrojmë shkatërrimin e pasurive kombëtare nga makro mafiozët, devalvimin deri në falimentim të pronave publike, rritjen e korrupsionit e nepotizmit: të harrojmë ndjekjen e prokurorve, kapjen e drejtësisë... Nuk duhet të na deh taksa 100% ndaj produkteve serbe, e as ligji për Ushtrinë, edhe pse këto veprime janë të domosdoshme. Ky është fillimi i ndaljes se invazionit të Serbisë "pushtimit modern" i tregut kosovar qe e shkatërroi, e vodhi dhe e dogji vetë.  Duhet të kujtojmë se 'gjarprin' e kemi brenda nesh, i cili ëshë shumë herë më helmues dhe më i rrezikshëm se 'ujku' matanë gardhit.  Populli duhet të reagojë e shteti të dëshmojë autoritet e muskuj duke vepruar saherë qe cenohet sovraniteti.  Kjo për faktin se Serbia është duke aneksuar pjesë strategjike të territorit të Kosovës, sidomos rrëzë kufirit. Kjo është shtuar, në kohën kur presidenti Hashim Thaçi po e mbron me ngulm idenë e “korrigjimit” të kufirit me fqinjin verior.  Pra Serbia u ftua në lojë, për ta rikthyer Kosovën në pikën zero. Aktualisht, tema e përfshirjes së kësaj ose asaj partie në procesin e dialogut final me Serbinë janë veprime neveritëse, të gërditshme dhe të panevojshme. Lojë nervash me qytetarët. Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa mbrojtja e atdheut. Serbia duhet të ndryshojë çasjen ndaj Kosovës, jo ne. Ne jemi këtu në tokën tonë shekullore, në shtetin tonë të cilin e fituam me shumë sakrificë e gjak. Pra, është koha kur mjaft është mjaft. Mjaft u tallët me popullin, më lirinë, me pasurinë e djersën tonë, me partnerët ndërkombëtarë dhe me shtetin. Thjeshtë ky është kulmi. Nuk na duhen më rotacione partiake e riciklim të klaneve kriminale, të atyre qe mbi vete bartin dosje të rënda në qafë. Sot është koha e fundit të veprojmë fuqishëm për të mbrojtur shtetin nga aventurierët, të cilët pushtetin e shohin parajsë për zhvatje. Emergjente është të hapim vende të reja pune, të hapen perspektiva të reja për të rinjtë, jo të ngutemi për marrëveshje finale me Serbinë. Për këtë marrëveshje kërkohet vullnet nga të dyja palët, e jo të servohen marrëveshje tinzare, të fshehta e të dhimbshme. Taksa 100 % ndaj produkteve serbe si dhe ligji për ushtrinë, treguan se vendosmëria jonë e shoqëruar me drejtësi dhe parime, mund të ndryshojë mendjet edhe të atyre qe hezituan ose na kundërshtuan në këto procese. Vendosmëria jonë, dashuria më e madhe, me e përgjegjshme për atdheun, do të bëjë qe edhe Serbia të ulë bishtin e të kuptojë realitetin e shtetit të pavarur të Kosovës, pa pasur nevojë t'i falim mineralet tona. Por, fillimisht duhet të mbyllen të gjitha shtegjet për ujqërit.



(Vota: 31 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora