E enjte, 28.03.2024, 01:56 PM (GMT)

Mendime

Skënder Kapiti: 'Lëvizja për Universitetin' duhet të marrë përgjegjësinë politike kombëtare

E marte, 08.01.2019, 07:55 PM


Në Shqipëri, “Lëvizja për Universitetin “ duhet të marrë  përgjegjësinë politike kombëtare

Nga Skënder Sadri KAPITI

Protestat e “Lëvizjes për Universitetin” në Shqipëri, si protesta të motivuara moralisht,ekonomikisht  dhe si kërkesa për arsimimin dhe edukimin kryesisht, e kryen rolin demokratik si protesta lirie e demokracie dhe në emër të moralit e të së vërtetës.

Por, përderisa deri më sot ndaj protestave Tuaja pushteti vazhdon me  mashtrimet, gënjeshtrat ,mospërfilljen dhe arrogancën e tij; përderisa edhe e gjithë politika po mundohet që ta shfrytezojë e të përfitojnë prej hovit të protestës tuaj; përderisa edhe shumica e mediave të korruptuara ,servile të parasë e të korrupsionit materialist e politik “neglizhojnë” me indiferentizmin djallëzor të tyre ndaj rinisë dhe protestave studentore; dhe përderisa ajo që është më kryesorja dhe që është pro Jush: është opinioni dhe mbështetja  qytetare nga e gjithë Shqipëria e diaspora pavarësisht se prej hallit ekonomik dhe pamundësisë për të qenë me Ju fizikisht në Protestë bashkë me Ju, dhe në mënyrë që protesta nga “lodhja”  dhe nga rreziku i mundshëm dhe real që i vjen asaj  nga e gjithë  politika dhe elita e keqe politike dhe e dëmshme kombëtare e derimësotme si dhe nga xhelozia dhe prej paralizës  që e ka asfiksuar  veprimtarinë opozitare të shoqërisë civile shqiptare, do të ishte mirë që ju si studentë të merrni përsipër përgjegjësinë politike kombëtare për ta ndëshkuar të keqen më të madhe kombëtare e cila është elita politike e derimëtanishme në Shqipëri .

Kjo sepse: kjo elitë politike është diskredituar tashmë jo vetëm brënda Shqipërisë por edhe ndërkombëtarisht,  si autorja jo vetëm e gjëndjes së rëndë të akademisë arsimore, të edukimit dhe të arsimimit dhe të universitetit publik në Shqipëri ,por kjo elitë politike është shkaktarja kryesore që Shqipërisë dhe shqiptarëve u kanë ardhur dhe që vuajnë ekonomikisht, që vuajnë prej padrejtësive politike, ekonomike, arsimore, juridike, intelektuale dhe që vuajnë prej papunësisë e varfërisë, dhe që janë të detyruar të marrin rrugët e eksodit.

Ju duhet ta merrni përgjegjësinë politike si forcë e re politike për t’i shërbyer jo vetëm vetes tuaj , por tërë shoqërisë shqiptare e cila tashmë ka besimin dhe shpresën te Ju. Me të drejtë as Ju dhe as shoqëria shqiptare nuk kanë më bësim as te ndërrimet e ministrave, as te arnimet qeveritare dhe as te asnjë forcë politike që synon të riciklohet në pushtet, pra nuk kanë besim te kjo elite politike. Kjo sepse problemi i Rinisë  shqiptare universitare dhe i tërë shoqërisë shqiptare si problem kryesor kombëtar është  elita e keqe dhe shumë e dëmshme politike, e cila duhet të ndëshkohet e të skualifikohet politikisht në mënyrë demokratike  me protesta paqësore, me mosbindje civile dhe me angazhim politik nga ana e juaj si forcë apo lëvizje e re politike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora