Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Në sokakun e gurit

| E marte, 08.01.2019, 07:35 PM |


Neki Lulaj

NË SOKAKUN E GURIT

Etyd për Gjirokastrën

Ai  qytet  i kacaviret bukurisht nqë në bregore.

Ai qytet im ka rrasa kalldrëm, mure e gurë.

Në Sokakun e të marrëve të merr për dore.

Të bën mik me veten që s’eharron kurrë.

Me poshtë shkëlqen një vravashkë me dritë.

Mes dritave  degjoj hapat e gjeniut të shkronjës.

Dëgjoj  dihatjen e toj të largët si rrezatim

Shkallët dhe korridoret  i flasin mbarë  botës.

Ne dritarën e frymëzimit rrinë perënditë..

Në mëndafshin e natës dashuritë rrinë të fshehura

ajo lëshon ngjyra ylberi nga hëna ngjyrëflorinjtë

Mbledh bisqet e mendjeve të mençura.

Ngrihem, dhe unë mbi krahët e ajrit kadarian.

Dritë hije lëshon Gjirokastra lavdinë dhe ylberin

Aty mbi sokakun e kronikës ne gurë të lashtë

E mësoi bota e paditur diturinë e nderin.

Gjeniu i letrave shqipe është vetë shqiptaria

Kadareja hap vit për vit shtigjet e qytetarisë..

Le të digjet ligësa e turpi të shkrofëtijnë

Një Nobël shqiptar na jep për të majën e krenarisë