E marte, 19.03.2024, 07:57 AM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: Shqiptarët e Amerikës e filluan të parët aksionin për përkrahje financiare për monumentin e Gjergj Kastriotit

E diele, 06.01.2019, 10:41 AM


Shqiptarët e Amerikës e filluan të parët aksionin për përkrahje financiare për monumentin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren

Nga Nue Oroshi

Shqiptarët e Amerikës tash e një shekull më parë janë shquar për dhënien e kontributeve kombëtare duke filluar me aksionet për njohjen e çështjes shqiptare në Amerikë,duke ju përgjigjur aksioneve të shumta kombëtare tash e më shumë se një shekull qoftë në aspektin humanitarë, ushtarak,politikë,kulturor, fetarë dhe shumë aksione të tjera. Nuk është rastësi se Aksionit të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit" të parët t'iu përgjigjen shqiptarët e Amerikës të cilët në mënyrë konkrete e filluan aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare.Ky aksion u fillua falë kordinatorit tonë të vyer të Shoqatës" Trojet e Arbrit" Tomë Mrijaj,i cili për pesëmbëdhjetë vjet me radhë është shtyllë e fortë e organizimit tonë në Amerikë, si dhe dy veprimtarëve kombëtarë Pashk Maksuti dhe Gjergj Paloka të cilët janë të autorizuarit e Shoqatës"Trojet e Arbrit" për grumbullimin e mjeteve për monumentin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut ,në Prizren si dhe muzeut historik mesjetarë në Kalanë e Prizrenit, me emrin Gjergj Kastrioti -Skënderbeu.Me tu hapur aksioni kemi njëzet donatorët e parë shqiptarë nga Amerika që ju përgjigjën thirrjes së shoqatës "Trojet e Arbrit "për të përkrahur këto dy iniciativa kombëtare ku do të bëhet edhe hapi i duhur për vendosjen në vend të një pjese të historisë sonë e cila fatkeqësisht dhe qëllimisht është lanë e mjegulluar.Donatorët që ju pergjigjën thirrjes së shoqatës"Trojet e Arbrit" janë :Zef Berisha, Pashk Maksuti, Andre Tonaj, Luigj Perlleshi, Paulin Gjini, Pashk Berisha, Prend Qeta, Sejlon Lala, Gjin Berisha, Dukagjin Mrijaj, Margon Mrijaj, Nikollë Mrijaj, Gjergj Paloka, Fran Qota, Toni Boga, Mhill Gjura, Marjan Cubi, Pashk Bytyqi, Zef Dushi dhe Artan Maksuti. Këta janë emrat e parë dhe kësaj iniciative presim që t'iu bashkangjitën edhe shumë shqiptarë të tjerë nga të gjitha skajet e Amerikës.Në emër të Shoqatës "Trojet e Arbrit" i falënderojmë donatorët e parë nga Amerika,kurse opinionin e gjerë gjithshqiptarë e njoftojmë se janari dhe shkurti i vitit 2019 do të jenë muajt e marrjes edhe të aksioneve të tjera nëpër vende të Evropës.Ka mesi i janarit do të fillojmë me dy takime në Zvicerr, për të vazhduar aksionet me pasë edhe në Gjermani,Kroaci,Francë ,Çeki,Itali,Suedi dhe shtete të tjera të Evropës.Mërgata shqiptare gjithmonë ka qenë krahë i djathtë i realizimit të projekteve shqiptare tash e me shumë se një shekull.

Urojmë që kjo mërgatë mos të lodhet por të vazhdon që t'i përkrahë këto dy iniciativa për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.Dhe për fund ju bëjmë thirrje të gjitha organizimeve shqiptare në diasporë pa dallime krahinore,rajonale apo fetare, të gjitha shoqatave, klubeve dhe biznismeneve të ndryshëm shqiptarë që me mundësitë që kanë ta përkrahin këtë aksion kombëtarë.Vendosja e një guri në ndërtimin e kështjellës me emrin Gjergj Kastrioti -Skënderbeu tregon qartë se gjeni dhe shpirti shqiptarë është i pamposhtur dhe do të jeton shekuj me radhë në Trojet Arberore si dhe të diaspora e madhe atdhetare shqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora