E marte, 23.04.2024, 11:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Shkëlqim Millaku: Vështrim krahasues i nyjës së prapme të gjuhën shqipe-ballkanike

E marte, 23.09.2008, 07:47 PM


Vështrim krahasues i nyjës së prapme të gjuhën shqipe-ballkanike

Nga Mr. sc. Shkëlqim Millaku 

Shqipja është gjuhë që më shpesh lidhet me gjuhët paleoballkanike, më se shumti më ilirishten, pastaj me trakishten, më vonë dakishten (dako-mizishten). Është vënë një lidhje midis shqipes e pellazgishtes. Mbishkrim trakase sikur të flisnin hapur kundër lidhjes bijërore të asaj gjuhë më shqipen.[1]

 

Objekti i këtij vështrimi është prapavendosja e nyjës ballkanike, me theks të veçantë, të nyjës se prapme të gjuhës shqipes.

Pothuajse të gjuthë ata që janë marrë më studimin krahasues të nyjës se prapme, të gjuhëve ballkanike, kanë dhënë idetë e tyre krahasues lidhur më këtë fenomen gjuhësor si: Kapitari, Mikloshiçi ishin mbrojtës të hipotezës se substratit.  Pastaj, për këtë fenomen gjuhësor si  i ndikuar  nga latinishtja ishte i mendimit Sandfeldi, kurse  B. Bokshi për krijimi e nyjës se prapme shquese në rumanishte, memdon se është kryer nën ndikimin e gjuhës shqipe dhe shumë studiues të tjerë, për të cilët nuk munguan hipotezat e ndryshme. Këtu vlenë të citohet një mendim i  B. Bokshit se: ,,në latinishten përemrat dëftorë mund të qëndronin, qoftë përpara, apo qoftë prapa emrit, të cilit i referoheshin, nuk duhet çuditur që, ndërsa të gjitha gjuhët romane perëndimore kanë formën e nyjës shquese të paravendosur, rumanishtja zhvillon nga i njëjti illu, fem. illa një nyjë postpozitiv, (,,Prapavedosja e nyjës…1984, f,16.).

 

Objekti i vështrimit

Le të pyesim menjëherë: A shfaqet kjo dukuri vetëm në gjuhët ballkanike, apo edhe në gjuhët tjera jo ballkanike?  A është e mundur që nyja e prapme ballkanike-(shqipe) të studiohet pa lidhshmëri më nyjën e përparme?

 Prapavendosja e nyjës shquese është radhitur më të drejtë ndër ballkanizmat me tipike, megjithëse një dukuri e tillë ndeshet edhe në gjuhët e tjera i.e. jashtë Ballkanit si p.sh. në armenishte, ka një seri prej tri nyjash të prapme, nëpërmjet të cilave shenjohet një send i caktuar pranë folësit (-s), larg folësit (-d), ose afër, ose larg tij(-n).  Një dukuri e ngjashme është përftuar edhe në maqedonishten perëndimore[2]. 

 Siç dihet Miklosich-i është i pari, jo vetëm që në ballkanistikë e krijoi hipotezën e substratit për burimin e pikave të përbashkëta dhe të prapavendosjës se nyjës, por i pari që e orientoi zgjedhjen nga një substrat (fjala substrat, për shqipen mendoj se duhet merret me reserve) që paraqet një fazë të lashtë të shqipes. Fe. Miklosich-i më 1862 shfaqi mendimin se burimet, apo elementet gjuhësore të përbashkëta të gjuhëve ballkanike janë substrat paleoballkanike iliro-trakase[3].

  Më 1868 H. Schuchardt-i, e pranoi mendimin e Miklosich-it, për origjinën e tyre nga substati iliro a trakas. Edhe B. P. Hasdeu më 1879-1880 krijimi i nyjës e sheh më të vjetër në gjuhën shqipe, të cilën e konsideron pasardhës të dakishtes[4].

  P. Skok-u ka shfaqur mendimin se prapavendosja e nyjës është rezultat i ndikimit të substratit ballkanik, por ky substrat nuk duket i përcaktueshëm konkretisht si trakas, sepse nuk dihet a kishte trakishtja nyjë shquese. Skoku konsideron se nyja në gjuhën rumune dhe në gjuhën shqipe është me e vjetër se në gjuhën bullgare[5]

  Mirëpo,  N.Jokli dukurinë e prapavendosjës se nyjës në gjuhën shqipe e konsideron të jetë e pavarur nga gjuhët e tjera. Pasi e pranoi mendimin e Pedersenit se nga nyja shquese që qendronte para mbiemrit ndodhi aglutinimi  i saj me emrin paraprijës  (pus i thellë® pusi thellë, pusi i thellë), u shpreh se ky proces kishte përfunduar që në kohën kur në gjuhën shqipe kishin filluar të depërtonin huazimet e para nga latinishtja[6].  Këtë mendim e ka pranuar edhe H.Bariçi, duke supozuar se nyja postpozitive në gjuhën shqipe është e vjetër,  duke e konsideruar të kohës shqiptare-trake-armene.

   M. La Piana më 1939 nyjën shquese në gjuhën shqipe e pa si proces paralatin, duke u bazuar, në trajtën e shquar të akuzativit njëjës. Në këtë aspekt shqipja ka ndikuar mbi rumanishten . M. La Piana dhe E. Çabej pozitën origjinale të nyjës në gjuhën shqipe e konsideroi postpozicionin dhe e çmoi po ashtu si proces të lashtë dhe domosdo paralatin të shqipes. Ai u shpreh se kjo pozitë e nyjës u trashegua nga e njëta pozitë e përemrit dëftorë. Përemri dëftorë që u shoqërua me emër, e pastaj u bë nyjë- thotë ai. Të dy studiuesit La Piana dhe E. Çabej, mendojnë se jo vetëm nyja e prapme është me e lashtë në gjuhën shqipe, se në gjuhën rumune, por edhe se kjo pjesë e ligjëratës e ka burimin në shqipe[7].

 S. Riza në punimin e tij të gjerë ,,Nyjat e shqipes”(1958) vjen në përfundim se nyja shquese në gjuhën shqipe ishte në fillim prepozitive ndaj emrit e mbiemrit. Sipas tij ajo do jetë krijuar, rreth dy mijë vjet më parë, ndërsa kalimi i saj në postpozicion dhe aglutinimi pas emrit do të jetë shkaktuar në mesjetën e hershme[8].

   V. Georgievi ka shfaqur mendimin për ndikimin e greqishtes se vjetër në krijimin e nyjës në gjuhët ballkanike. Në të vërtetë për gjuhën shqipe ai është shprehur me parë se prapavendosja e cila përbën edhe substratin e rumanishtes se vetëm ,,prania e një gjuhë dake të pavarurna mundëson të kujtojmë më mirë…relacionet midis rumanishtes e shqipes[9].

    R.G. Piotroiskij më 1960 u përpoq të vërtetojë se nyja u krijua më parë në bullgarishte e në maqedonishte dhe pastaj kaloi në gjuhën rumune. Por, edhe në rumanishte do jetë krijuar më vonë se në gjuhët e tjera romane, sepse romanishtja është gjuhë  rustike, prandaj-konzervatore ,, që do ta ketë ngadalësuar kompletimin e procesit. Ai mendon se nyja postpozitive në bullgarishte e maqedonishte ishte krijuar në shek. X-XI dhe po në këtë kohë kishte kaluar edhe në rumanishte[10].      Kështu, studjuesi në fjalë për prapavendosjen e nyjës shqipe citon:  nuk ka mundësi të shkaktonte substarti ballkanik, sepse gjuhë shqipe ka nyjë të paravendosur dhe të prapavendosur.

  Mendimi i shënuar i Papahagit-t se prapavendosja e nyjës në rumanishte do të jetë e shpjegueshme, tipike e lat. vulgare në fjalitë e tipit  ille, illu- lupu occidit dhe illa illu aqua versat që dha në rumanishte el el-lup unide dhe ea ea-ap? vars?[11].

   Në rum. kemi renditje mbiemër përemër anaforik+emër bonus ille homo, por kemi edhe bomu (il)lu omu; mbie.+nyjë-emër bumul om...

   W. Chimochovski si pikënisje për nyjën e shipes është marrë lakimi i përemërit dëftor, të shqyrtuar së bashku më disa trajta të përemërit pronor, kështë që bazë të kësaj trajte të nyjës se shqipes interpretohet si vazhdimësi të indoevropianes *so, *sa, *tod (greq. ?,?, ?)[12].

    Georgievi kishte shfaqur mendimin se: për të shpjeguar nyjën e gjuhës shqipe, duhet shikuar si trashegim e indoevropianishtes…, sepse disa përemra dëftorë janë përdorur edhe në vend të nyjës shquese në gjuhët ballkanike[13].

   Në albanistikë,, vërtetimi”gjuhësor i lashtësisë se madhe të prapavendosjës së nyjës shquese mbështetet në dy momente:

1)  Në trajtën e shquar të kallëzores njëjës –n (ë).

2)  Në trajtën e emërores se shquar njëjës të emrat e tipit kro-i, fto-i, etj.

    Dihet se –në e kallëzorës se shquar si: nusenë etj, u gjykua nga H. Pedersëni si refleks i shkrirjës së mbaresës së kallëzorës IE -m me nyjën shquese në të njëtën rasë tam, tom, *-(a) m,*tam, (*-om, +*tom), nëpër fazat –mt >*-nt >*-nd >-n[14].

     Këtë origjinë e pranoi M. La Piana, por kalimin *-nt >-n e mendoi të jetë kryer përmes fazës *-nn:–mt >*-nt >*-nn >-n.

  Një shembull i H. Pedersenit, ku citon se: pus i thellë®pusi thellë®pusi i thellë, ku shihet se nyja shquese e kishte formën i në emërore, në gjininë mashkullore, para se të aglutunohej me emrin, kurse emri e kishte humbur vokalin tematik bashkë me mbaresën e rasës (*-o-s), ndërsa në anën tjetër jep ulkos-so, nok’tis-sa.

  Sipas, Pedersenit so do të kalojë gradualisht në u, pastaj kjo alternohet në i në procesin *u>y>i[15].

   Edhe nyjë e gjinisë femërore në emërore, njëjës –a (nata), ka qenë (nok’tisa-sa, snusa-sa), pra në kohën e aglutinimit, nga –ë+e>-a[16].

   Duke e konsideruar të paqëndrueshme etimologjinë e Pedersenit për nyjën e gjinisë femërore të emërorës njëjës, M.La Piana e P. Skoku hulumtuan burime tjera.

 M. La Piana e konsideroi të përfituar nëpër faza: ama+eo®amaeo>*amaeu>*amaë>ama.

   Edhe etimologjia e Skokut *-a+ia >*-eie>-ee>-a, që nuk është e pranuar, sepse i-ja fundore e patheksuar në gjuhën shqipe nuk mund të këtë dhënë ie>e, ajo ka përfunduar në –ë si dhe a-ja p.sh. bilia-biljë>bijë, penktia>pesë, familia—fëmiljë>fëmijë etj.

10.3  N. Jokli citon: Në bazë të trajtës se shquar të nom. sing. të emrave me temë në –on të theksuar : kro-i, fto-i, përro-i, ai përfundoi se aglutinimi i nyjës do të jetë bërë në kohën e huazimeve latine, sipas tij –o- e theksuar në trajtën e shquar mbeti pa u diftonguar nëpër fazat –an, o, ou, -uo,ua, për shkak se nyja u aglutunua pasi kishte rënë –n e temës.Edhe Jokli –o-në në –on, thekson nuk është o-ja IE po është refleks i e-së IE, si: mua, mue>muo<*mon,<men[17].

Shumë gjuhëtarë të tjerë postponimin e nyjës në gjuhët IE e shohin të renditjës emër-mbiemër, por jo krejtësisht e lashtë.

 ,,Nyja e prapme” origjinalisht i takonte (krejt si në danishte) atributi pasues, nga pus i thellë ku nyja e prapme e shqipes është përfituar në togfjalësha të tipit pus i thellë, nyja e përparme e mbiemrit në kohë u prapangjit emrit paraprijës, por më vonë u rishfaq prapë të mbiemrat. Pra, sipas Pedersenit   si: pus i thellë®pusi thellë®pusi i thellë[18].

   K. Brugmani nyjën e gjuhës bullgare e konsideroi me origjinë nga armenishtja e armenëve të vendosur në Bullgari[19]. Këtë dukuri ai e pa në lidhje me një substrat të gjerë frigo-brigjit, që shtrihet në një territor jashtëballkanik.

Lidhur me këtë E. Çabej vlerëson se Pederseni e kishte ndryshuar teorinë e tij ,,në mënyrë qenësore, esenciale, që të mos themi se e përmbysi fare[20].

  E. Çabej e ka mbrojtur tezën e tij, nëpërmjet një vargu argumetësh si: format e kallëzores njëjës (mashkullore e femërore) -në, mal-në, fush-në.  Sipas, Pedersenit kjo formë nyjore e ka burimin tek *-om, tom, përkatësisht *-am, tam.

Kurse, Riza –në citon se, e ka burimin të mbaresa e rasës kallëzore *-n.                                                 Skoku e kundërshton Pedersenin, kështu që mendon se forma nyjore –në është përfituar nga shkrirja e mbaresës se vjetër të rasës kallëzore *-n të formës nyjore –në, nga evolucioni i togut bashkëtingëllor –nt >*-nd> *-nn >-n-. Ky evolucion duhet të jetë kryer shumë herët para huazimeve latine në shqipe[21].

Pastaj, Çabej i thekson formën rasore të nyjës se prapme në përgjithësi ka pasur ndryshime fonetike, ka diçka të qendrueshme, kurse nyja e përparme është e shumëkuptimshme dhe herë-herë e paqendrueshme, p.sh. togfjalëshi thëllëzë mali, shfaqet nyja e përparme para elementit të dytë, kur elementi i parë del i shquar (thëllëza e malit). Nyja e përparme përshtatet në gjini, numër dhe rasë. Me këtë mendim të Çabejt, është i mendimit edhe Demiraj[22].

Nyjat (shquese) janë zhvilluar nga përemrat dëftorë të përdorur me vlerë anaforike pranë një emri të përgjithshëm…

Me këtë përdorim të përemrave dëftorë kanë ardhur duke humbur gjithnjë e më shumë theksin dhe kuptimin si fjalë të mëvetësishme. Lindja e nyjëve, ka marrë shkas nga nevoja për të dalluar formalisht një emër kuptimisht të caktuar nga i njëjti emër i përdorur me kuptim të përcaktuar.

Si pjesë përbërse e rasës gjinore të emrave dhe përemrave p.sh. një shok-u, i një shok-u, shok-u-t; disa-ve, i disa-ve, etj.

 Të Buzuku p.sh. ,,ma hi madhi ondhënë”faqe 78/2a, pastaj ,,pusi ashtë fort hi thellëh”faqe 53/1b, pra kjo hi e përseritur para mbiemrit është një /i/ e mbiemrit, kurse h-ja është hiat, kështu që lerë të nënkuptohet se dëftori i nyjës mashkullore ,,ma hi madhi…” siç shihet nyja e ka burimin nga dëftori i nyjës se gjinisë  mashkullore.

Të Budi p.sh. ,,kujtonj ate gazmend e ngushëllim-të madhe qi bani zotnja” nga D.K. faqe 151. Kjo grafi budjane –te pa ndonjë mundësi dyshimi, është për t’u lexuar si /të/, kur ajo figuron në fund të një emri, që kontekstualisht rezulton si i pashquar, si në citatin …ngushllimi-të madhe.

Po si të Budi, grafi –te,delë edhe në ,Fjalorin e Bardhit të vitit 1635. Në rasën parafjalore të një emri që ndiqet nga nyja e përparme, ose përemri dëftorë në të njëtën rasë p.sh. ,,shoku mb anetë djathtë[23].

   Nyja e përparme para numërorëve themelorë që nga dy e lartë, dy djem erdhën, të dy djem-të, pastaj përdoret edhe para përemrave të përcaktuar gjithë-të gjithë, tërë- të tërë, pastaj para emrave farefisnisë atë – i ati, ëma – e ëma, vëllai – i vëllai…etj.

 V. Pisani e konsideron të besueshme origjinën e përbashkët të postpozicianit në gjuhët ballkanike. Ai mendonte po të mos ishte edhe në gjuhët e tjera, ky fenomen ballkanik do të duhej datuar në një kohë të vonshme mesjetare a moderne.[24] 

Në shqipen e dokumetuar nyja e prapme e rasës emërore njëjës për gjinin mashkullore del me dy variante i dhe u, kurse nyja e përparme gjinisë mashkullore  del vetëm me i. .Sipas Pedersenit nyja e prapme është përfituar me togfjalëshin e tipit pus i thellë, pastaj nga mbiemri i thellë, i është prapangjitur emrit parapris si të rasti pusi thellë dhe në fazën e tretë është rikthyer prapë nyja e përparme e mbiemrit pusi i thellë[25]

   Fazat e rindertimit të nyjës se prapme:

 B. Bokshi njëri ndër studiozet më të merituar dhe shumë objektiv, sa i përket krijimit të nyjës shquese të shqipes e rindërton në tri faza:

 

a)      Faza e parë

 

Faza e parë, nyja shquese qëndronte para gjymtyrës nominale, aty ku qëndronin edhe përcaktorët e tjerë si:                          i        thellë  pus

                                  (a)i     bujar   djalë[26]    

                                   një    bujar   djalë

Kur u krijua, nyja shquese qëndronte para gjymtyrës nominale, aty ku qendronin edhe përcaktoret e tjerë[27].

                                             GN                                            

   

                                         

                                       A        MN

 


 

                                          

                                       A       M   E

                                        i    thellë  pus

                              (a)i / një    bujar   djalë

 

Bokshi në fund të fazës së parë shkruan: Në këtë kohë ishte krijuar plotësisht sistemi i nyjëzimit d.m.th. ishte krijuar kategoria gramatilore e shquarsisë, me tri elemtet të saj: nyja shquese, nyja jo shquese dhe nyja zero.

Përemri dëftor dhe nyja shquese vetëm me punë të theksit përemri ishte i theksuar ndëersa nyja ishte e patheksuar[28].

Jam i mendimit me punë që ka bërë B.Bokshi për kontributin e tij, për prapavendosjen e nyjes shqipe dhe pikërisht për këtë fazë, mirëpo Bokshi si shumë studjues të tjerë, nga pamundësia për të ditur kohën e fazës se parë  ka lënë hapsirë për të diskutuar.

Shtrohet pytja: faza në fjalë ç’kohë i për këtë? (Në këtë punim të siminarit nuk do jap iden time për fazën në fjal, sepse duhet një kohë më e gjatë studjuar në këtë drejtim, sepse nëse është fjala para dëshmive të dëshmuara shqipe, është vështirë të dihet saktë, se kur ka filluar.

 

b) Faza e dytë

 

Në fazën e dytë ishte krijuar plotësisht sistemi i nyjëzimit, d.m.th. ishte krijuar kategoria gramatikore e shquarsisë me tri elemetët e saj: nyja shquese, joshquese dhe nyja zero.Përemrat dëftorë dhe nyja shquese dallonin vetëm në punë të theksimit: përemri ishte i theksuar, ndërsa nyja ishte e patheksuar[29].

Faza e dytë ndodhi krijimi i nyjës se mbiemrit e të gjinorës dhe ndryshimi i vendit të nyjës shquese si:              i          thellë      pus                 i      pus

              (a)i    i thellë      pus                (a) i  pus

               një   i  thellë      pus               një    pus[30]

Në këtë fazë ndodh krijimi i nyjës së mbiemrit, të gjinorës dhe ndryshimi i vendit të nyjës shquese d.m.th. kalimi i saj para mbiemrit që ishte segmenti i parë i grupit nominal, p.sh. i thellë pus (i thelli pus); i mirë  i puntorë –puntorë i mirë.

Shihet se në këtë fazë dallohet nyja shquse, nga fakti se zënë tjetër pozicion. Lëvizja e nyjës sjelli një ndryshim në sintagmën emërore si: ai i thellë pus, pa nyje shquese dhe i thell i pus më nyjë shquese si shembulli në fjalë.

 

c) Faza e tretë

 

Në këtë fazë nyja shquese u aglutinua me mbiemrin si: i thellë i Ø ? i thelli Ø ; i thelli  i pus?  i thelli pus[1] .

Në kohën e krijimit të kësaj të faze së tretë, të zhvillimit të nyjës, gjuha shqipe nuk ishte krijuar ende mbaresat rasore, kështu që , duke kaluar nga trajta e shquar në të pa shquarën hiqeshin format e shënuar të nyjës: djaletë bujar; këtij djalë bujar[1].

Letë të shtrojmë dy pyetje: Ku dhe kur, duhet kërkuar burimi i nyjës së gjuhës shqipe-gjuhëve Ballkanike?  A është e mundur se nyja e parpme të studjohet pa nyjën e përparme?

Përveç që janë pytje arbitrare kërkojnë përgjigjëje, mirëpo nyja e prapme nuk del vetëm në gjuhët që flitet në Ballkan, por del edhe në gjuhët që fliten jashtë Ballkanit. Andaj, sa i përket se ku duhet kërkohet burimi kjo është çështje delikate për dy arsye: Populli shqiptarë-autokton që reciprokisht problemin e nyjës mund ta shohin edhe në gjuhë të tjera i.e. që do të thotë se : ,,Po hymë në fazën e parë, mendoj se duhet harruar kontrastin, reciprok në gjuhët sllave që fliten në Ballkan, por më rumanishten si një problem tjetër në vetë-substrati, që nuk mund ta kontrastojmë me shqipen. Andaj, nyjës e prapme është shumë e vjetër dhe për  fazën e parë vështirsit do jenë të dyfishta me gjuhët ballkanike.

 Faza e dytë dhe e tretë janë urëlidhëse në mes gjuhëve që fliten në Ballkan dhe ato gjuhë i.e. që kanë nyjë të prapme si: armenishtja, gjuhët skandinave, madje edhe gjuhë të tjera i.e. dhe jo i.e. Nyja e prapme si problematike, objektivisht do zgjidhet në lashtësi, apo në mesjetë?

 

Faza e prapavendosjes se nyjës në gjuhët sllave ballkanike

 

Dihet se në sllavishten e vjetër mbiemri nuk e dallonte ende mirë, formën e shquar nga  forma e pashquar si dukuri të trashiguar nga sllavishtja e përbashkët. Mbiemri i trajtës se përbashkët a të shquar e shprehte kuptimin anaforik, sepse ishin përftuar nga aglutinimi i përemërit dëftor –?,-?, -a< ie.*is,*ed, *i[31].

 

Koha e formimit të nyjës së prapme

 

Pothuajse të gjuthë ata që janë marrë më studimin krahasues të nyjës se prapme në gjuhët ballkanike, kanë dhënë idetë e tyre krahasues lidhur më këtë fenomen gjuhësor. Kapitari, Mikloshiçi ishin mbrojtës të hipotezës se substratit, për ndikim nga latinishtja ishte Sandfeldi. B. Bokshi për krijimi e nyjës se prapme shquese në rumanishte është kryer nën ndikimin e gjuhës shqipe.

a)              Në gjuhën shqipe është vështirë të dihet vjetërsia e nyjës: La Pianës mendon se nyja e prapme e shqipes duhet të jetë përfituar para kontakteve të saj më latinishten. N. Jokli, nyja e prapme i përket kohës romake. Çabej, Domi, Ajeti, Bokshi, mendojnë se nyja e shqipes shumë e hershme. Nyja e prapme duhet të jetë edhe më e vjetër se dokumetimi i shkrimit shqip (shek. XIV), mendoj se kemi një element objektiv, dukurija e rotacizmit –n-> në –r- zani-zëri etj. D.m.th. para shek. VII-VIII.

b)              Në gjuhët sllave të Ballkanit nyja e prapavendosur nuk duhet të jetë fort e hershme. Mendohet se nyja e prapme në bullgarishte është shfaqur pas shek.IX të e.r., kurse në maqedonishte shek. XIII (Për më gjerësisht shih Sh. Demirajn, Gjuësi Ballakanike, Tir. 2004, f. 109).

c)              Për sa i takon rumanishtes nyja shquese është shfaqur pas shek. VII, gjithsesi siç citon Sandfeldi ,përkimi midis degëve të ndryshme të rumanishtes tregon se zhvillimi duhet të ketë qenë një fakt i hershëm para shek. X. 

  H.Pedreseni mendon se forma burimore e nyjës në rasën emërore njëjës të gjinisë mashkullore ka qenë /u/.  Kurse Riza varianti /u/ është historikisht dytësor dhe është përfituar nëpërmjet vokalizimit të tingullit kundër hiatit -v- në forma të tipit ka-v-i,>ka-u. Por, ky shpjegim nuk ka gjetur mbështetje. Kështu e njëjta vërejtje vlenë edhe për hipotezën e Desnickajes, i cili ka cituar se varianti /u/ ëshët përfituar nëpërmjet bashkëtingëllorëve velare –k-, -g-[32].

 Gjithsesi në rast se –u është me e vjetër, ky variant duhet të jetë shfaqur para evolucionit *-u>y të përemrave dëftorë gjegjës, për ndryshe më e vjetër do të dilte varianti –i, citon SH. Demiraj[33].

    Varianti i –i-së është përfituar nga përemri dëftorë a-i, por nyja e prapme nuk u shtri edhe tek emrat me fundore –k-, -g-, për të mënjanuar qiellzorzimin.

   Varianti –u, i nyjës se praparme u ruajt edhe pas fundores –k- duke qenë se –u si zanore e prapme përshtatet më mirë në bashkëtingëllore velare.

,,Nyja e përparme”-a të emrave fundor në rasën emërore njëjës si: fushë- fush-a.

Pederseni mendon se –a ëshët përfituar shkrirja e fundorës se temës –ë me formën burimore –e të nyjës se prapme duke u mbështetur fonetikisht khs. më+e=ma, të+e=ta[34].

   Si dëshmi për lashtësinë me se dymijëvjeçare të nyjës se përparme në gjuhën shqipe S. Riza i ka marrë këto argumete:

1. Përbërja fonetike të nyjës se përparme si të dëftorëve të thjeshtë brenda pronorëve të tipit ynë, jonë, tonë…etj, ku sipas tezës se H. Pedersenit që u pranua nga Riza ,,nyjat e përparme”y-, (j)o-, ta-, to etj, janë aglutinuar me vazhduesit e pronorëve primarë –n-[35].

Selman Riza mendon se emrat e shqipes se lashtë kishin nyjë të përparme shquese si: të vëllazën- vëllazërit. Edhe të mbiemrat qëndronin midis nyjës e emrit, të mi vëllazën.  

   Siç dihet në shqipen bashkëkohore kemi nyjën të prapme, ose artikull postpozitiv, apo edhe të prapangjitur p.sh. burr-I, mik-U, vajz-A etj, kurse në bashkëvajtje ajo përkundrazi paradrejtohet, prandaj quhet prepozitive, ose nyjë e parme  p.sh I/E mirë.

  Kjo nyjë vlerën e saj e ka ruajtur në tri grupe:

  1. Para numërorëve themelor si: të dy, të gjashtë…etj.

  2. Para përemrave të pacaktuar: të tërë, të gjithë…etj.

  3. Para emrave të farefisnisë i ati, i biri, e bija, të bijtë, të cilat vërtetë biri i tij, i saj, i tyre. Para emrave si t’mi vëllezër, të tu motra, S. Riza nyjën –TË nuk është e mbiemrave,por e emrave, ,,vëllezër, motra, që i cakton se përparmes .

   Përbërja fonetike (të) është primare dhe rrjedhë nga dëftori i thjeshtë ta, të, citon    S. Riza[36].

   Po ky studiues, përbërjen fonetike e shfaqet vetëm atëherë, kur mbiemri është epitet p.sh. ,,Ty të gjithë ta lakmojnë vullnetin e fortë” pra të jetë:

a. Epitet,

b. Pasues,

c. I pandërmjetshëm dhe i një emri të caktuar[37].

  ,,Nyja e prapme /i/ vjen nga burrI, -I, nëpër –v-I, ka dhënë –u p.sh. ka-I,*ka-v-I, ka-u[38].

    Po mendimi i H. Pedersenit i cili mendon se nyja e prapme e ka burimin nga një togfjalësh  pus i thellë që është cituar me lartë, është me bindëse, në krahasim me S. Rizen në vështrimin e tij, i cili ka përfshirë në një  rrugë dy nyjët e gjinisë mashkullore –i dhe –u, që është me pak bindëse se sa e H. Pedersenit.

    Përemrat e përbërë: ma, ta rrjedhin nga më+e(mua-ate), të+e(ty+atë). Po ky fenomen, sipas Samiut e Pedersenit, ka ndodhur edhe në mbaresën –ë të emrave femërorë njëjës, se bashku me trajtën  primare –e, të nyjës përkatëse që ka dhënë –a, si ; punë+e>puna.

   Po, për kallëzorën si: burrin, vajzën etj, Pederseni mendonte se ka burimin nga *burr(ë)nt, vajz(ë)nt etj., pastaj u shndërrua në burr(ë)n, vajz(ë)n>burr-ë, vajz-ë etj. (burrI, burrIn nga burrën), mikU, mikUn nga miknë.

  Nyjat e parme rrjedhin nga dëftorët e thjeshtë si ky, ai, (ay),k(ë)jo, ajo, këta, ata, këto, ato, janë të përbërë,sepse k(ë)-a, *y, ose –I, *-a, *ta, *to, janë dëftorë të thjeshtë sipas Pedersenit.

   Kurse nyja e prapme, apo e pacaktuar –e pashquar një që janë dhënë hipoteza të ndryshme, për këtë mirëpo mendoj se kjo nyjë burimin e ka të /i pari/ numër themelor një. Të Buzuku, si gjinore, dhanore, njei(h)njanit, *njait.  Të Budi emëroren, kallëzorën, nji, njaj.

   Në rastin e komperativitetit grupet numinale dhe mbiemrave zakonisht janë indeterminative dhe pjesët përbërse të tyre nuk marrin nyjë shquese. Mbiemrat në komperativ përfaqëson grupin, ose shoqëron një emër si përcaktor. Le të krahasojmë si p.sh. komperativin e mbiemrave i madh.

  Shqip  me i madh

  Rum.   mai mare

  Greq.   a.pio megalos, b. meglyteros

  Bullg.  po goljam

  Maq.   pabolem[39]

 Nyja e përparme e gjuhës shqipe ashtu si nyjët e gjuhëve ballkanike mund të  quhet determinativiteti, ndër të tjera të numërorët themelor që përfaqësojnë një grup nomimal  dhe u referohen demotativit të njohura në bazë të kushtëve kontekstuale p.sh. Të katër studentët lexonin me vëmendje, konteksti mund të jetë: Në sallën e bibliotekës rrinin katër djem. Në raste të tilla në gjuhët ballkanike mund të përdoret nyja e përparme:

Shqip:   të katër

Rum:    cei patru

Greq.    (kai) oi tessares.

Në qoftë se mbiemri përdorët si përcaktor, atëherë vënia e nyjës shquese varet nga pozicioni i tij, p.sh. shqip: më i madhi- poeti, më i madh, ose me i madhi poet. Rum. cel mai mare; poetul, cel mai mare, cel mai  mare poet. Greq. o pio megalos -  o pio megalos poietes[40].

 Gjuhëtaret që janë marrë pak a shumë  me historinë e nyjëve se shqipes janë: Fr. Boppi, Dh. Kamarada, G. Mayer-i, H. Pederseni, Vilhem Thomus, N. Jokli, N. Mjeda ,,Vëretje mbi arikullin…”M. La Piana, S. Riza, M. Domi, E, Çabej, I Ajeti, Sh. Demiraj etj.

Për sa i takon raportit kronologjik midis nyjës se prapme dhe të përparmës,  siç dihet janë shtruar disa teza kryesore, diametrikisht të kundërta. Nga njëra anë është teza e Pedersenit, që është mbrojtur edhe nga S. Riza, kështu që sipas kësaj teze në gjuhën shqipe nyja e përparme është me e vjetër, nga kjo nëpërmjet një aglutinimit ka lindur nyja e prapme. Kurse E. Çabej thekson se nyja e prapme është me e vjetër, sepse nga përseritja e kësaj, është përfituar me vonë nyja e përparme.

Shembulli i Pedersenit për nyjën e prapme të shqipes është përfituar me togfjalëshi të tipit pus i thellë, ku nyja e përparme e mbiemrit me kohë ju prapangjitë emrit parapris, pastaj u rikthye nga kishte dalë.

 S.Riza ka pohuar se nyja e përparme tek mbiemrat i mirë, diku ka pasur fuksion caktues, ai shton se vlerën e saj caktuese e ka ruajtur ende edhe sot si: tek numëroret themelor të tre, të përemrat pacaktuar, të gjithë, të tërë; tek togfjalëshat të mi vëllazën, të tu motra, ku nyja /të/ sipas tij nuk është mi, tu, por e emrave vëllazën, motra.

Por, mendimi i E.Çabejt, nyja që i prinë numërorëve tregon në të parën totalitetin ,,të dy” d.m. th. ,,që të dy’’ e vetëm pastaj dha atë “që të dy” si në gjermanishte “që të dy” po keiner von beider” që d.m.th.”asnjëri nga ata të dy.”

 Për sa i takon gjuhës shqipe mbetët historikisht jo e qartë nyja e përparme ,,të” e cila duhet të jetë relativisht shumë e vjetër, sepse ajo ndeshet rregullisht në të gjitha të folmet e shqipes, duke përfshir këtu edhe abëreshët e Greqisë e të Italisë  si dhe tek autoret tanë të vjetër si të Buzuku,, nvrap të dy…”Matrenga ,,ndër të di urdhërit të të dashurit” Budi, Barrdhi…etj.

 ,,Nyja e përparme” i, e, të,  para disa emrash të lashtë farefisi, si dhe para emrave zot- i,  zoti, zonjë- e zonja me vlerë pronori është historikisht e moçme dhe e pa qartë [41].

E. Çabej ka pohuar se nyja e gjinorës ka dalë nga përseritja e nyjës se parme të emrit parapris, në të cilën përshtatët në gjini numër, mirëpo S. Riza si: ky kalë është i Palit” në të vërtetë këtu kemi të bëjmë me një përdorim eliptik të rasës gjinore, përdorimi që është i kushtëzuar, pra nyja, apo dëftorthi, siç e quan ai, ka ruajtur,,ende edhe sot e kësaj dite’’[42].

Forma nyjore e kallëzorës njëjës –në, e ka vërtetuar se pari Pedreseni dhe ka pohuar se është proces i asimilimit –nt, -në, -n*-om, tom përkatësisht –am, tam nëpërmjet evolucionit), ky proces ka dhënë /në/ kallëzorës e sotme.

,,Nyja e përparme” nuk mund të mendohet, e mbiemrave dhe rasës gjinore, nga njëra anë dhe tek numërorët themelorë të dy, tek emrat e lashtë farefisi, i biri..., nga ana tjetër. Kjo vërejtje vlenë po të pranohet teza që ,,nyja e përparme” është sekondare, por edhe sikur të pranohet teza e kundërt, që e nxjerrë atë më të vjetër se nyja e përparme[43].

Sidoqoftë, mund të pohohet që ,,Nyja përparme” tek mbiemrat ka zënë vend të shfaqet në shqipe para kontakteve në sllavishten, kurse i gjinorës mund të këtë filluar pak më vonë. Nyja e përparme tek i biri, e bija gjithashtu i takon periudhës parasllave të shqipes, kurse nyja ,,të”numërorëve themelorë ka gjasa të jetë relativisht e vonë.

Faza e prapavendosjes se nyjës në rumanishte; format e nyjës se gjinisë mashkollore njëjës më ato të përemrit dëftor latin lup-u-l, ille; lupu-lui; illui, fat-a<illa, fele<le<illae, por edhe në rasën gjinore shumës –lor, p.sh. lupi-lor, fete-lor, që e ka burimin të forma e gjinorës shumës të dëftorit latn illorum.                                        

    Duke u bazuar në shtjellimin e këtij vështrimi historik të nyjës se prapme të gjuhës shqipe mendoj se: Nyja ka lindur nga nevoja për të shprehur gjuhësisht kundërvënien kuptimore i caktuar – i pacaktuar të emrave të përgjithshëm të përdorur më kuptim individualizues. Pra, si mjet gjuhësor që shërben për të shprehur kategorinë e shquarësisë e të pashquarësisë.

   Nyja e prapme e shqipes ka një zanafillë relativish shumë të lashtë, është e vetmja nyje shquese, që ka pasur gjuha shqipe dhe si rrjedhim është më i vjetër se,, nyja e përparme”.

Zanafilli i ,,nyjës se përparme” është relativisht e vjetër, ajo duhet të jetë me e vjetër se fillimet e kontekteve të shqipes me sllavishten. ,,Nyja e përparme” kryen funksion të ndryshme dhe nuk është përfituar nga e njëjta rrugë.

   Nyja e përparme e përcaktorëve të emrit, mbiemrit dhe rasës gjinore janë përfituar nga përseritja e nyjës se  prapme të emrit paraprijës. Nyja /të/ para numërorëve themelorë dhe para emrave të farefisit duhet të jenë përfituar nga një rrugë tjetër, në kohë të ndryshme.

   Varianti –u-së dhe i –i-së të nyjës se prapme në rasën emërore njëjës, për gjininë mashkullore, mendoj duhet të jetë me e vjetër –u-ja, kurse varianti –i-së ngjanë të jetë përfituar nën ndikimin e përemrit dëftorë –i, d.m.th. pas evolucionit y>i.

   Nyja e përparme e gjinisë mashkullore është përfituar pasi ishte shtrirë varianti i nyjës se prapme.

Nyja e prapme –a është përfituar nga shkrirja e fundorës –ë, të emrit me nyjë e prapme të dikurshme  -e.

 Mendoj, ”Nyja  e përparme” të dhe e, e rasës kallëzore njëjës …dhe nyja e prapme –në, janë të rasës kallëzore të të dy gjinive dhe historikisht janë sekondare.

 Nyja e prapme në shqipe,rumunisht, bullgarishte si:

Shqipe: mal-i, ujk-u, fushë-a.

Rumu.  Lup (ujk), lupul, munte, (mal), muntele, apo (ujë).

Bullg.   kon. (Kalë), kojot, voda (ujë), vodata.

Në tri gjuhët shqipja dhe rumanishtja janë me të afërta se me bullgarishtën.   

Duke e përfunduar një vështrim arbitrar (ndoshta mund ta quaj arbitrare), sepse gjatë këtij vështrimit idet, qëllimet, rezultate të ndryshme, të këtij fenomeni gjunësor, nuk mund të përfundoj këtë vështrim pa ripyetur se: A shfaqet kjo dukuri vetëm në gjuhët ballkanike, apo edhe në gjuhët tjera jo ballkanike, objektivisht me cilën gjuhë ballkanike mund të jetë më e afërt?  A është e mundur që nyja e prapme ballkanike-(shqipe) të studiohet pa lidhshmëri më nyjën e përparme?

Si rrjedhim, prapavendosja e nyjës shquese në gjuhët ballkanike e mendoj se: Kjo dukuri nuk mund të kërkohet burimi në bullgarisjte e maqedonishte, siç janë munduar disa studjuese të huaj të japin shpjegime për këtë fenomen gjuhësor, mirëpo dy sistemet gjuhësore në fajlë këtë fenomen gjuhësor duhet ta kenë marrur nga shqipja, ose rumanishtja, si gjuhë me të lashta.

Mirëpo, problemi i burimit të nyjës se prapme, tani siç kemi cituar më lartë ide të ndryshme, mendoj përfundimisht se kjo nyjë është vërtetuar si dukuri e lashtë dhe më përputhje më gjithë përcaktorët e pavetëmjaftueshëm të emrit, që një gjë e tillë është edhe në rumanishte. Mirëpo, këtu lind një pyetje diskutuese se në cilën gjuhë në ruma., apo shqipe kjo dukuri është më e vjetër? Kjo çështje meriton një trajtim të veçantë, duke mos anashkaluar interesin gjuhësor, pikëtakues më nyjën e përparme tek mbiemrat dhe tek rasa gjinore (njeri i mirë- omulcel bun).

                                                  

LITERATURA

 

1      Rexhep Ismajli, Gjuhë Sandarde dhe Histori Identitetesh, Tiranë, 2005

2.     Shaban Demiraj, Gjuhësi Ballkanike, Tiranë, 2004.

3      Besim Bokshi ,,Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike” Prishtinë 1984.

4.      Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, IV.

5.       Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, V, f.258.

6.      F. Bardhi. Dictionarium-Fjalori, Romë, 1635, f. 219.

7.     BUSHT SSHSH 2,1958 dhe studime albanologjike, Prishtinë 1979.

8.      Was?aw Cimochowski, Gjuha shqipe, Prishtinë, 1988.

9.      Konf. e dytë e stud. Alb. (1968), III, 1969.

10      H. Pedersen, Kontribut për historinë e gjuhës shqipe, Studime rreth historisë se gjuhës shqipe, Tiranë, 1973.

11.     Shaban Demiraj, Gramatika historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 2002.   

12.     Shaban Demiraj, Sistemi i lakimit në gjuhën shqipe. Tiranë 1975.

13.    V. Pisani, Origjina e gjuhës shqipe, çështje parimesh dhe metode, Konf. E parë stud 1965.

14.     Selman Riza, Studime Albanologjike I, Prishtinë 1979, f.158.

 15.   Dda Buchholz ,,Seminari Nërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipe, 13, Prishtinë.

 

 



[1] Shih Rexhep Ismajli, Gjuhë Sandarde dhe Histori Identitetesh, Tiranë, 2005, f. 261 (autori ka cituar nga Kati?i?, 1976)

[2]   Shaban Demiraj, Gjuhësi Ballkanike, Tiranë, 2004, f.106.

[3]   Die slavischem Elemente im Rumunischen,në Denkscher.der ëiener Akad. Phil.hist.cl.vol.12,f.7 ose Besim Bokshi ,,Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike” Prishtinë 1984, f.39

[4]   Besim Bokshi,,Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike” Prishtinë 1984, f.13.

[5]   Po aty, f.17.

[6]   N. Jokli, Zur Geschihte des albanesischen Diphtong –ua,ue, f. 50 1932, ose .Besim Bokshi,,Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike” Prishtinë 1984, f.19.

[7]   Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, IV,, f. 123

[8]   Në BUSHT SSHSH 2,1958 dhe studime albanologjike, Prishtinë 1979.

[9]   Besim Bokshi,,Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike” Prishtinë 1984, f.39

[10]    Po aty, f. 45.

[11]   Po aty. f. 115.

[12]   Was?aw Cimochowski, Gjuha shqipe, Prishtinë, 1988, f. 53.

[13]    Konf. e dytë e studi. Alb. (1968), III, 1969, f. 324.

[14]   H. Pedersen, Kontribut për historinë e gjuhës shqipe, Studime rreth historisë se gjuhës shqipe, Tiranë, 1973, f.243.

[15]    H. Pedresen, Art. I citu. f. 244-45.

[16]    Po aty, f. 246.

[17]    Besim Bokshi, Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike, Prishtinë, 1984, f.63.

[18]    Po aty. f. 65.

[19]    Besim Bokshi, Prapavendosja e nyjës në gjuhët ballkanike, Prishtinë, 1984, f. 5

[20]    Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, V, f.258.

[21]   Shaban Demiraj, Gramatika historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 2002, f. 177-8

[22]   Po aty, f. 159

[23]   F. Bardhi. Dictionariun-Fjalori, Romë, 1635, f. 219.

[24]  V. Pisani, Origjina e gjuhës shqipe, çështje parimesh dhe metode, Konf. E parë stud 1965.

[25]   Shaban Demiraj, Gramatika historike e gjuhës shqipe. Tiranë, 2002,  f. 15.

[26]   Besim Bokshi ,,Prapavendosaj e nyjës në gjuhët ballkanike” Prishtinë 1984, f. 177.

[27]     Besim Bokshi ,,Prapavendosaj e nyjës në gjuhët ballkanike” Prishtinë 1984, f. 177

[28]   Po aty, f. 181.

[29]   Po aty. f. 181.

[30]   Po aty. f. 14

[31]   Po aty, f. 181.

[32]   Shaban Demiraj, Gramatika historike e gjuhës shqipe. Tiranë,2002, f.175

[33]   Po aty. F.175

[34]   Po aty.f. 176

[35]   Selman Riza, Studime Albanologjike I, Prishtinë 1979, f.158.

[36]   Po aty. f. 159

[37]   Po aty. f. 159

[38]  Dda Buchholz ,,Seminari Nërkombëtar për gjuhën, letërsi dhe kulturë shqipe, 13, Prishtinë 1988. f. 5

[39]   Po aty. f. 51

[40]    Shaban Demiraj, Sistemi i lakimit në gjuhën shqipe. Tiranë 1975, f. 160

 

[42]    Shaban Demiraj, Sistemi i lakimit në gjuhën shqipe. Tiranë 1975, f. 162

[43]     Po aty, f. 168.



(Vota: 4 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora