Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Toka dhe Dielli

| E diele, 06.01.2019, 12:34 PM |


T O K A  D H E  D I E L L I

Jam i provuar për dashurinë ndaj atdheut

i provuar për dashurinë  ndaj  Shqipërisë

i provuar për  dashurinë  ndaj Dardanisë

Çamëri, të kam gjak të këngëve  në libër!...

Gjuhët e flakëve të  jetës  s´ shuhet, ato i

kam brenda kraharorit.Natyrës sëmurja i

vjen nga dora njeriut dhe nga pakujdesia

kjo botë poetike njeriun e ka  mbështetje

Pak njerëz e dinë  pse  shqiptarët  quhen

popull  hyjnorë. Marrëdhëniet  tona  me

perënditë kanë qenë nga prejardhja jonë

të bukurës Lirë i pëlqen shumë dashuria

Në zjarm të shtëpive tona lindën hyjnitë

shqiptarët një zemër e kemi në kraharor

një zemër është  e  mjaftueshme për një

jetë, dhe e  fuqishme    kap  kozmosin

Toka ime e shenjtë, toka ime e shtrenjtë

dritë e dielli për ty  s´ka  për të mbaruar

kohën më me të  ardhme  e  ke  përpara

është fat i rrallë që  ti e dëgjon heshtjen!...

Shqiptarët janë të zgjuar dhe flasin vetë

kur jam me ju i ndjej ethet e  trazimeve

femrat edhe në këtë moshë    shohin

me neps. Perënditë kudo i kemi  beqarë

Në të gjitha kohët gjejë pjesë  tëjetës së

zgavruar, pjesë të  jetës    paplotësuar

varre masive si pasojë luftash të ashpra

përmendore të vogla për rënie të mëdha

Rrallë kthehem  në varrezat e proceseve

historike, në  konferenca    zvogëluan

atdheut tim, në  mungesë të ndërgjegjes

së Europës, vet  i  vumë zë këngës sonë

Gjuha e bukës që e hamë  s´është  krejt

shqip, gjuha e bukës që hamë është dhe

gjuhë e huaj; anglisht, gjermanisht, etj...

është  gjuhë  e  bukës  nëpër  mërgime!...

Jam i provuar për dashurinë ndaj atdheut

i provuar për dashurinë  ndaj  Shqipërisë

i provuar për  dashurinë  ndaj Dardanisë

Çamëri, të kam gjak të këngëve  në libër!...

Atdhe Geci - Dortmund, 5 dhjetor, 2019