E enjte, 18.04.2024, 06:53 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Pelegrinët serbë në Gjakovë (kinse) si shërbëtorë fetarë

E diele, 06.01.2019, 12:29 PM


Pelegrinët serb në Gjakovë (kinse) si shërbëtor fetarë, në mesin e tyre plot kriminel gjakatar

Nga Dedë Preqi

Me të drejtë Nënat kosovare dhe në këtë rast Nënat gjakovare, bashkë me qytetarët e vet dhe shoqërinë civile ngrehin zërin e tyre para ndërkombëtarëve dhe botës, për faktin se  fati i njerëzve  më të dashurve të tyre pësoj rëndë dhe u zhduk nga kriminelët serb gjatë luftës së fundit në Kosovë, prej të cilëve edhe sot e kësaj dite janë të pagjetur, me ç’rast kriminelët e tillë nuk ndalen të kthhehën edhe sot në vendet e krimit.

Gjithë atë eksod dhe krim që shkakëtojë regjimi i Millosheviqit, kundër kësaj popullate të pafajshme shqiptare, edhe regjimi i sotëm i Beogradit, nuk është diçka më pak, por vetëm një përkthim i një regjimi të tillë, siq tregohet herë  pas here ndër rrethana të ndryshme, dhe në çaste të veqanta, sikur në këto vizita të pelegrinëve serb në Gjakovë dhe nëpër vende tjera në Kosovë, në mesin e të cilëve ka edhe kriminel të njohur, që kanë bërë krime të çmendura ndaj këtij populli.

Veprimet e formës së pelegrinëve që arrijnë në Kosovë nga Serbia, janë lojra politike të vetë Serbisë, të ndihmuar nga Patriarkana Ortodokse serbe në krye me patriarkun Irinej, që në bashkëveprim në mes vete, marrin iniciativa të tilla për të depërtuar në këtë mënyrë që ta formojnë bërthamën e qenjës së tyre edhe njëherë në këtë vend, edhe pse i dinë fare mirë të bëmat e tyre gjenocidiale të shkakëtuara ndaj këtij populli.

Kjo është tragjika e së ardhmës së dy vendeve dhe dy popujve, serb dhe shqiptarë, që jetojnë në mes të Evropës demokratike, me çrast nuk shihet dhe vërehet një frymë të re e pajtimit dhe mirëkuptimit, apo e stabilizimit të marrëdhënive të mira ndërnjerëzore në mes këtyre dy vendeve dhe për ta kuptuar se luftat nuk sjellën dobi te asnjëra palë, ku do të prisnim të mësonim së paku diçka dhimbshme prej tyre më shumë nga pësimet e qenjës njerëzore, duke marrë parasysh se i takojmë një bote të njëjtë njerëzore dhe bashkëkohore, që kemi nevojë më shumë për qetësi dhe stabilitet, se të përsërisim historinë tonë të dhimbjes shpirtërore dhe ç’njerëzore.

Përgjigja e popullit të Kosovës, në këtë rast e popullatës së Gjakovës, për të protestuar pelegrinët serb që vijnë në Kosovën e pas luftës, të cilën e lanë të masakruar, të djegur, të shkatërruar dhe të demoluar deri në thëmel, nuk mund të hidhet poshtë, e cila e trajton dhimbjen e shpirtit të vet dhe shpirtit njerëzor në realitet, që nënkupton përvojën e hidhur mbi popullin e këtij vendi, të shkakëtuar nga regjimi kriminel i Millosheviqit, që e përvijon në një mënyrë edhe ky sistem i sotëm i kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mund të shtrohet pyetja, çfarë kërkojnë këta pelegrinë nga Serbia, ku në mesin e të cilëve fshihen edhe kriminelët serb, që vijnë për të vizituar vendet e krimit? Shpëtimi i tyre nuk do të thotë se bota e tyre kriminale është e ndryshuar njëherë e përgjithmonë, por do të thotë se, krimi nuk do i lë të qetë ata kriminel dhe përmes këtyre veprimëve, ata nuk do të çetësohen kurrë, për deri sa më të paktën do të kërkojnë falje edhe fëmijëve shqiptarë të Kosovës në djep, që në vend të tëmbëlit të nënës së tyre, ata thithën gjakun e nënave të dhunuara dhe të poshtëruara nga gjakatarët fashist serb të Serbisë.

Kuptimi i termit “ marrëveshje me Serbinë” është diçka komplekse, në një anë përfshinë marrëveshjen në mes dy palëve kundërshtuese, që kanë histori të gjatë konfliktesh dhe luftrave, ndërsa në anën tjetër përfshin faktin se njeriu i sotëm do të merrte parasysh jetën dhe kohën bashkëkohore, përmes së cilës njeriu do të vënte nën kontrollë jetën dhe natyën e vet njerëzore, që lidhet me thelbin e jetës, që hedh dritë mbi faktet themelore të kulturës njerëzore dhe paqës, dhe realizimin e një thellësie tjetër nga ato të  luftrave e rrethanave dhe interpretimëve e mitëve të saj idealiste, të cilat kanë një qëllim dhe shërbejnë turbull si “hajmali” për të harrnuar të sotmën.

Deri kur nënat kosovare dhe ato gjakovare, të dënesin dhe rënkojnë për bijat dhe bijtë e vet, të cilave u mungojnë të dashurit e jetës së tyre në çdo çast, në çdo sekond, edhe pse njeriu  e kupton- se rrezulltati i jetës ka rrjedhoja të bezdishme, duke kuptuar edhe shkakun ndërmjet  pasojave, e ndien por nuk kupton domëthënjën e saj që ndodh sot, si dhe lëvizjet e veqanta që realizohen, të cilat dalin në skena të çoroditura, të cilat në një farë forme kërkojnë shërim të shpirtit nga një sëmundje e veqantë njerëzore, ose nga një rrezik, si pjesë e humbur te kultura e njeriut të sotëm...

Fabrikimet e propagandave dhe shantazhet serbe na janë të njohura që moti, dhe këto elemente i ushtrojnë dhe mbrojnë akoma si vegla të tyre nacionale, dhe mbesin objekt përpjekjesh të tyre të mëtutjeshme, por çka ti bëjmë historisë tonë të dhimbshme që na ka atakuar me një element të tillë tragjik njerëzor dhe (sot) fqinjësor, që na ka rënë “hyse” ta përjetojmë dhe të ballafaqohemi pa ndalur gjatë rrugëtimit historik.

Pelegrinët serb nga Serbia, që tentojnë të vijnë në Gjakovë dhe në viset tjera të Kosovës, janë njerëz” NON GRATA”  si njerëz të dyshimtë, të cilët fshihen nën ombrellën e krimit dhe autor të shumë ekzekutimëve e masakrimëve të këtij populli gjatë luftës së fundit të vitit 1999, përmes të cilëve Kosova pësojë me humbjen e qindra e mijëra njerëzve, dhunimin e 20 mijë nënave dhe motrave shqiptare, dhe askush deri më sot nuk është dënuar dhe nuk ka marrë dënim të merituar, me ç’rast është një turp i madh nga fjala që nënkupton rend shoqëror dhe ligjor për një Institucion përkatës i Gjykatës Ndërkombëtare me seli në Hagë.

Në Kosovë mund të ndodhë gjithçka, por jo edhe ajo që do të na kthente mbrapa në historikun e dhimbshëm, që e sakatoj dhe e gjymtojë rrugën tonë historike dhe njerëzore,  në rend të parë duke kuptuar robërinë, nënshtrimin dhe skllavërimin, poashtu edhe të kaluarën e lavdishme të djemve dhe vajzave tona në Luftën çlirimtare kundër kësaj mizorie, si edhe ndihmën e pa mohueshme të NATO-s, në krye me SHBA-të, bashkë me aleatët e saj, dhe Kosova, të mos pushojë ditë as natë, që të veprojë përmes unitetit dhe veprimëve të prekshme politike, për të arritur qëllimet e veta shtetndërtuese.

Proceset dhe rezulltatet pozitive të forcave politike në qeverinë e Kosovës, nuk do viejnë vetvetiu dhe pa pjesëmarrjen e prekshme të njerëzve të saj, të cilët punojnë pa interesa vetiake dhe klanore, që nuk do të zëjnë vend as propagandat dhe makineritë e mbeturinave serbe në çështjet e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, duke penguar realizimin e shumë proceseve dhe zhvillimëve demokratike të saj edhe në integrimet evropiane.

Por, për fat të keq ky vend po vuan nga një klasë e veqantë politike e kësaj shoqërie, e instaluar nga një grup i veqantë klanor që nga paslufta në krye me Hashim Thaqin, i cili integrimin e qytetarëve të vendit dhe marrëveshjen paqësore me Serbinë, e parashikon si veprim mekanik të presidentit në marrëveshjet me Serbinë, që nuk e ka as mandatin kushtetues,  pa ndonjë konsulltim unik të të gjitha  forcave politike të vendit, i cili kishte me dhënë gatishmërinë dhe vulën e saktë në gjitha proceset e mundshme.

Kosova ka dëshmi të stërmjaftueshme për të dëshmuar gjenocidin e luftës së regjimit të kriminelit Millosheviq, që e shkakëtoj ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, e cila do ti ndalonte, jo vetëm pelegrinët politik, por edhe shumë lëvizje të tjera sikur që janë organizimet e Vidovdanit në Gazimestan, organizimet fetare në Istog, Pejë, Deqan dhe në shumë vise tjera nëpër Kosovë.

Kosova në një mënyrë mbetët akoma nën mëshirën e poshtuesit dhe robëruesit të saj shekullor, nëse nuk do ta akuzojë luftën dhe gjenocidin millosheviqian të Serbisë, si dhe nuk do t’ia rikujtonte të bëmat shtazarake dhe kriminale qeverisë së Vuçiqit, se makineritë dhe prodhimet e tilla, sikur edhe këto të pelegrinëve, nuk janë të karakterit fetar dhe as njerëzor, por janë vetëm tragjedi dhe konstrukte fashizoide, të cilat nuk do i prijnë paqës dhe jetës normale dhe as të ardhmës së asnjërit popull.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Dita e Ujit të Bekuem Nue Oroshi: Shqiptarët e Amerikës e filluan të parët aksionin për përkrahje financiare për monumentin e Gjergj Kastriotit Skënder Jashari: Deradikalizimi i terroristëve islamik të Serbisë, në Kosovë! Florim Zeqa: Politikanët e tërbuar pas pushtetit e rrezikuan të ardhmen e shtetit! Skënder Kapiti: Njëzet vjet Radio Kosova e Lirë Nue Oroshi: Kumti i dheut, përpjekjet e arbdheut dhe mos heshtja pranë sfidave kombëtare Kadri Tarelli: Nga Suedia vjen Sokoli, Tirana miqtë i mblodhi Skënder Kapiti: Në Shqipëri, komunistët janë sundimtarët edhe në demokraci Dedë Preqi: Edhe ky vit rrëshqiti nga bishti! Zenel Çeliku: Rama, 'dorzohu se je i rrethuar' Nue Oroshi: Aktiviteti i frytshëm shkencor, atdhetar dhe botues i Shoqatës "Trojet e Arbrit“ për vitin 2018 Fran Gjoka: Vetëm me një administratë publike të reformuar, garantojmë shtet të saktë ligjor Florim Zeqa: Konvertimi i (pa)pritur i Thaçit, nga patrioti në tradhtar! Fritz Radovani: Viti i Kastriotit 2018, kujtojmë... Ilmi Veliu: Mustafa Nano është anadollak dhe Gjergj Kastrioti është arvanit Idriz Zeqiraj: Propaganda lehaqene dhe falsifikimi i historisë Florim Zeqa: Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë injoron inovatorin Smajl Mulaj! Zenel Çeliku: Populli thotë, më mirë vonë se sa kurrë Skënder Kapiti: Shtetësia dhe Integrimi i Kosovës janë të pasfidueshme sepse ato kanë garancinë e SHBA-ve Zenel Çeliku: Protesta e studentëve pranë suksesit apo pranë dështimit

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora