E enjte, 18.04.2024, 04:31 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Tre shqiptaro-zvicerran konkurojnë për Parlamentin Kantonal në Schaffhausen

E marte, 23.09.2008, 07:37 PM


Osman Osmani - Ajrula Shatri - Faton Topalli
TRE SHQIPTARO-ZVICERRAN KONKUROJNË  PËR PARLAMENTIN KANTONAL NË SCHAFFHAUSEN

Nga Xhevat Rexhaj

Vitet e 70 ta, ishin vite kur u hapën kufijtë në shtetet demokratike. Shumë shtete kishin vite të evoluimit eroziv në ekonomi, pra në zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërive të tyre. Ishin vite ku kërkohej fuqi punëtore, kërkohej gjak dhe vitalitet, pra punëtor të krahut që të merrnin pjesë me fuqi dhe me djersë, për të ndërtuar shoqëritë në fjalë. Në këtë kohë të ndryshimeve të mëdha që ndodhnin në shtetet me traditë të punës dhe me liri të fjalës si  dhe me sundimin e ligjit si bazë dhe themel për prosperitet dhe zhvillim të hovshëm në të gjitha sferat jetësore.

 Pra, qysh ahere shihej se perëndimi kishte kuadro dhe specialistë-profesionistë të të gjitha fushave , andaj i mungonte krahu fizik i punës.

Në anën tjetër shtete dhe kombe të ndryshme me sisteme komuniste-socialiste, fuqi krahu kishin mjaftë në krahasim me profesionistë të ndryshëm, andaj edhe rastisi që edhe grupe  shqiptarësh nga Kosova, Maqedonia e vise tjera shqiptare, por jo nga Shqipëria, të niseshin kah perëndimi. Në ato kohë të vështira kur ish sistemi dhe ish shteti  njerkë, nuk financonte asgjë në trojet shqiptare, u pa si rast i mirë që përmes kurbetit të fillohet një mëkëmbje, së pari në familje e pastaj edhe në shoqëri aty ku jetonin shqiptarët. Pra me mijëra shqiptarë ia mësyn Evropës, konkretishtë Gjermanisë dhe Austrisë, në fund të viteve të 70 ta Zvicrës. Pra po shihet se interesi, apo instinkti shqiptarë shprehej për kërkim pune në vendet  gjermanofolëse. Shumë vite punuan, fituan dhe financuan familjet në vendlindje, besa edhe  të afërmit dhe ndikuan në shumë rrethana të tjera me karakter edhe historik për çështjen shqiptare në përgjithësi, e në atë të Kosovës në veçanti. Kontributi i të parëve mërgimtar nuk duhet të zbehet kurrë, ata krijuan bazamentin e të forcuarit të shqiptarëve si komunitetet që jemi sot, konkretisht në Zvicër, pra ishin punëtor të sjellshëm dhe të besueshëm aty ku punonin.

Shqiptarët të dytët në Zvicër për nga numri i të huajve, dhe thuaja të parët për nga shtetëzimi

Pas luftës dhe çlirimit të Kosovës, mërgata shqiptare u gjend në një pozitë të palakmuar. Thuaja se të gjithë kishin kontribuar me mundësit e tyre vërtet modeste në shumë sfera, mbajtjen e familjeve, ndihmën farefisit dhe kontributin konkret për Republikën e Kosovës, dhe më gjerë. Tani ata ishin disi të harruar, i ishin mbet vetëvehtes, raporte në familje kishin ndryshuar, vetë konstrukti de rrethanat në familje ishin tjera, pra duhej gjeturi dhe maturi, thjeshtë duhej kthyer realitetit, të rregullohet jeta këtu ku jetohet 11 muaj, jo e lehtë, mirëpo rezultatet kanë filluar të duken sheshazi vitet e fundit.

Komuniteti shqiptarë në Zvicër ka pësuar ndryshime të mëdha, kemi shumë shqiptarë të biznesit, kemi shumë emra në kulturë, kemi shumë të rinj me profesione shpresëdhënëse, kemi shumë shqiptarë që janë në poste shtetërore- kemi sot një familje që merret me veten e vet por edhe krijon imixh të mirë në rreth.

Shqiptarët po bëhen pjesë aktive e sistemit shtetëror zviceran, shqiptarët po japin kontribut në shumë shoqata, lidhje, kontakte dhe institucione humanitare dhe fetare. Thënë drejtë shqiptarët për fat po duken vërtet se janë shqiptarë- popull i lashtë dhe i civilizuar me histori evropiane, dikush këto po i shikon me zili- mendoi armiqtë tanë, por ne duhet të ecim përpara.

Nga të gjitha këto rrjedh edhe një konkludim, vallë ku janë të gjitha këto të mundura për tu realizuar dhe zhvilluar, përgjigjja është kjo, në shtetet demokratike dhe mike të shqiptarëve, këtu flitet konkretisht për shqiptarë. Sot në Zvicër shqiptarët po anëtarësohen në parti politike, pra drejtëpër drejti po janë aty ku është shteti. Edhe këtu në një njësi federale të Zvicrës në Kantonin Schaffhausen me 28 shtator do të mbahen votimet për Parlamentin Kantonal. Në këtë garë politike marrin pjesë për herë të parë 3 shqiptaro-zviceran, përndryshe edhe shumë kohë përpara që të tre aktivistë të njohur  të çështjes shqiptare, dhe asaj kosovare në veçanti. Që të tre janë të njohur për opinionin shqiptarë, dhe është kënaqësi kur sheh se 3 shqiptarë, që tani janë edhe shtetas zviceran kanë fituar besimin e partive të tyre që të jenë kandidatë për Parlament, vërtet respekt. Këta të tre janë vërtet edhe të angazhuar me kohë me vendësit, Z O. Osmani ishte delegat  kantonal edhe në sesionin e kaluar, ndërsa, Zotërinjtë A. Shatri dhe F. Topalli do të jenë kandidatë të denjë që të ulen në parlament. Përmes këtyre të treve, pra shqiptaro-zviceran, emri i shqiptarit ngrihet edhe më tepër për të mirë, andaj edhe neve shqiptaro- zviceranë të tjerë që kemi të drejtë vote, nuk na mbetet tjetër pos të japim votën për bashkatdhetarët tanë të Kosovës dhe të Zvicrës, është mrekulli që të jemi solidar edhe me partitë që fusin në lista emrat e këtyre. Neve duhet të votojmë për hir të Kantonit dhe për të pasur zërin tonë në një Parlament të tillë, që të tre këta zotërinj kanë referenca dhe kapacitete që të jenë luajalë ndaj shtetit, por njeherit edhe ndaj bashkëkombësve të tyre, ata janë të vetëdijshëm se përfaqësojnë bazën elektorale pra partinë që i kandidon, mirëpo  edhe neve shqiptarët, e që fatmirësisht jemi shumë me të drejtë vote në këtë kanton, japim votën tonë që të jemi të përfaqësuar dinjitetëshëm nga zotërinjtë, Osman Osmani, Ajrula Shatri dhe Faton Topalli.

E drejta e votës është e shenjët, të votojmë pro njerëzve tanë.

Xhevat Rexhaj
Co- President i Shoqatës Mikste Zvicerrano- Shqiptare
Schaffhausen



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora