E merkure, 24.04.2024, 04:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: 'Buiçiti' Pallati i Kulturës në Roskovec

E merkure, 02.01.2019, 10:25 AM


"Buiçiti" Pallati i Kulturës në Roskovec

(përshtypjet e një pjesëmarrësi)

Nga Përparim Hysi

Folja"Buçiti" nuk është metaforë, por një realitet i prekshëm që aq më la mbresa, sa, nën efektin e këtyre mbresave, dhe po shkruaj. Kjo" buçitje", që nuk është metaforike, ndodhi më datën 27 dhjetor. Prag fundvit dhe qe një"buçitje" e bukur: me tri krisma. Fjala"krisma" është metaforë, për t'iu afruar sa më shumë kësaj buçime festive që rrezaton kulturë. Tri "krismat" që u ndjenë, nuk u zbrazën nga pushkë militare dhe as u"përgjanin" atyre "fishekzjarret" që,veç jehonës boshe, krejt, rastësisht, apo dhe"qëllimisht" dërgojnë pranë urgjencës të dëmtuar apo të plagosur.

Buçima tek "Pallati i Kulturës" qe aq e bukur dhe festive,sa pjesëmarrësit jo vetëm festuan me autorët, por thanë dhe fjalën e tyre për secilin prej tyre.

*       *     *

Unë kam punuar mbi dyzet-vjet në arsim dhe e njoh mirë krejt zonën e Roskovecit dhe, pa dyshim, në mënyrë të veçantë edhe dinamikën e arsimit dhe të kulturës në këtë zonë. Prej kohësh,qyteza (tani ka marrë pamjen e një qyyteti) e Roskovecit ka  patur Pallat  Kulture; prej kohësh ky"pallat" ka qenë i gjallë dhe,sa erdhi demokarcia, për fat të keq,Pallati ra në "gjumë" dhe, pothuajse, kur thotë populli,"fjeti gjumin  e madh". Mbeti si godinë,por pa veprimtari.

Kur në krye të Bashkisë së Roskovecit,erdhi Zonja Majlinda Bufi, krahas punëve të mëdha që ka pushteti,ajo i vuri si detyrë parësore, rigjallërimin e kulturës. U kujtua se Roskoveci ka njerëz  të përgatitur që jo vetëm kanë aftësinë dhe kualifikimin profesional, por investojnë gjithë fuqinë fizike dhe pontencialin e tyre si profesionistë, për të gjallërura jo vetëm qytetin e ri,por dhe fshatrat (janë gati 14-fshatra që administron bashkia). Dhe ky njeri që e meriton fjalën e mirë, për punën aq të mirë të tij,quhet THOMA GOGA!  THOMA GOGA nuk  e gjallëroi "pallatin" as si astrolog dhe as me shkopin magjik. Ai,shfyytëzoi gjithë ata intelektualë që ka zona; gjithë ata amatorë (si vendas,ai njeh gjithë zonën) dhe,brenda trivjetësh, ka sjellë jo vetëm risi të reja,por ka nxjerrë nga"pluhuri i harresës" edhe "risI" diku të vdekura.

*      *   *

Unë,brenda  këtyre tri vjetëve, kam qenë pjesmarrës në veprimteri të tilla,si:"Festa e ullirit", promovim autorësh të zonës dhe,veç tyre, edhe me ndonjë event festiv  të veçantë.

Këtë radhë, më datën 27 dhjetor,isha ftuar për të  marrë pjesë në promovimin e librit me poezi"Puhizë liqeni", të poetit dhe shkrimtarit,FLAMUR  ÇEPELE dhe"ROSKOVECI-ALMANAK" të historianit,ILIRIAN GJIKA! Promovimet,sidomos në ROSKOVEC, janë aq festivë, sa të duket sikur je në dasmë. Kush vjen në dasëm, e gjen shtruar (se,siç thonë në MYZEQE:"Lugën shton"), papritur u shtua dhe një libër tjetër:"Ëndër Gjeometrike". Kjo"ëndrra", nuk qe"ëndërr, por"zhgjëndërr". Kish dy autorë: MIHAL KRIMÇE dhe MURAT ZAZAJ.

Se sa rëndësi i japin,veçanërisht,punës me librin në Roskovec, tregon dhe fakti:kurrë, në asnjë rast, nuk ka munguar KRYETARJA e BASHKISË,ZONJA MAJLINDA BUFI dhe jo vetëm si kryetare, por si një e barabartë midis të barabarteve,ulet në"plate" dhe flet vetëm,kur ia do puna. Këtë radhë,sado që kishte një angazhim në një  njësi të largët,gjeti aq kohë që ,jo vetëm përshëndeti, por në emër të KËSHILLIT TË BASHKISË,mori pjesë në nominimin me fletënderi të dy autorëve:FLAMUR ÇEPELES dhe ILIRIAN GJIKËS. Fletënderin për FLAMUR ÇEPELEN e dorëzoi  shkrimtari dhe publicisti,MYSTEHAK XHEMALI dhe për ILIRIAN GJIKËN,PËRPARIM  HYSI. NGaqë ILIRIAN GJIKA ka shkruar një"almanak" të tërë për ROSKOVECIN, u nominua dhe një"bust" në miniaturë të një simboli të ROSKOVECIT,"Bukuroshja e Strumit" që iu dorëzua nga shkrimtari THOMA GOGA.

*      *      *

Për "Puhizë liqeni",librin me poezi të FLAMUR ÇEPELES, folën MYSTEHAK XHEMALI,THOMA GOGA,RIFAT HYRIA,PËRPARIM HYSI dhe të tjerë që,për fat të keq, nuk i mbaj  mend me emra. Ajo që u theksua për autorin,FLAMUR ÇEPELE, është shumë domethënëse: shkruan për një realitet; nuk bën  "aleancë" as me iks-parti dhe, ca më shumë,me pushtetin. Stigmatizon çdo gjë të zezë dhe evdienton çdo gjë pozitive. Është, në një farë mënyre, një"kronikan", po ndërsa kronika, është e ftohtë, FLAMUR ÇEPELE, në vargje o ta çjerrë maskën, o të ngre në lartësinë që meriton. Ngaqë kam shkruar më parë për të, dua të them me këtë shkrim se POETI FLAMUR ÇEPELE për ROSKOVECIN dhe rrethinat e tij, është pasqyra ku secili sheh fytyrën. Nëse ftytyra e pushtetit ka"njolla", mos prisni që t' jua fshijë. Përkundazi: me vargje do t'ju fshikullijë aq mirë,sa mos kini sy e faqe të dilni në shesh. Që të jem sa më i drejtpërdrejtë dhe ju që nuk e njihni. Fill pas"fletëlavdërimit",hyra  në "faqen e tij" dhe gjeta dy poezi.  E para këndon për punën e mirë të KRYEBASHKIAKES që,gjeti aq fonde, sa t'i bëjë shtëpi të re një gruaje të varfër në SUKË-2:"KJo është një grua myzeqare/--- shtëpinë e re ia ngriti bashkia...? dhe,po aty, e gjeta poetin duke qarë për parkun që po prishnin.Një park 65-vjeçar. Nuk të bën mik,FLAMURI. Është"flamur" me qendrimin dhe me shkrimet e tij.

*     *    *

ILIRIAN GJIKA dhe "almanaku" i tij apo"ROSKOVECI ALMANAK". Me profesion është mësues historie tek gjimnazi "JANAQ KILICA". Si mësues i vjetër(kam mbi 20-vjet në pension), jam entuziast kur flas për ILIRIAN GJIKËN. Unë e njoh mirë arsimin në Fier; kam njohur me emër e mbiemër gjithë mësuesët që kanë dhënë lëndën e historisë nëpër shkolla dhe nuk kam gjetur,deri më sot,asnjë ( e theksoj:asnjë!) që të ketë pasionin jo vetëm si mësimdhënës, por si studiues dhe kërkues skrupuloz  gjurmëve të historisë së popullit tonë. Si mësues,e ka treguar me vepra:  me "skuadrën etij" (kështu po e quaj), zuri vendin e parë në shkallë republike; ka dhe stimuj të tjerë që i ka fituar me punë,por ajo që më mbreson tek ky historian kaq pasionant, është fakti që ai, vazhdimisht, studjon,eksploron dhe gjithmonë ka guximin  e një autori origjinal. Kurrë, në asnjë çast apo shkrim të tij, nuk gjen që qoftë dhe një frazë të"vjedhur" dhe ballin e ka të bardhë,se, dhe kur vë pikat mbi i,tak dhe përdor thonjëzat;tregon jo vetëm burimin; veprën,utorin dhe deri tek akcila faqe. "ALMANAKU..." për ROSKOVECIN është guida më e bukur historike dhe , në përshtypjen time,ILIRIAN  GJIKA është fati më i bukur për nxënësit e tij; është një studiues që nderon jo vetëm Fierin,po dhe  vendin dhe, po  në përshtypjen time, nuk do jetë e largët dita,kur ky mësues dhe studiues pasionat, nesër do drejtojë apo do mbajë leksione në katedra universitare apo në evente ndërkombëtare..

*    *    *

"Krisma" e tretë për mua mbeti "ëndërr". Nuk pata fatin as ta zë me dorë( ndoshta qe gjykimi i autorit),por ajo që do thosha për një libër që nuk e kam lexuar,është ajo që e thashë pak  a shumë dhe në takim. Ka plot poetë që kanë dhënë mathematikë  që kanë  qenë shumë të sukseshëm dhe  me emër:një nga më të bukurit,FATOS ARAPI dhe,veç tij,BETIM MUÇO dhe,për mos shkuar më larg:në Fier ka një Poet të bukur që nuk kam mbaruar për letërsi që quhet MAKU PONE.Vargu i poetëve që nuk kanë mbaruar për letërsi është i gjatë. Se kot nuk  thotë nobelisti grek,ODISE SEEFERIS,që"Trualli i poezisë është për të tërë". Cilësia është tjetër gjë. As më shkon një hije për vlerat e zotit MURAT  ZAZAJ dhe as e gjykoj keq që nuk më dha librin e tij. Kjo është dëshirë e secilit dhe unë nuk jam ai që vë vulën. Unë kam punuar vet  tek ajo zyra,kur sot punon zoti Zazaj. Më shumë se kushdo me atë më lidhte puna, por,siç duket, të gjallët nuk kujtohen për të"vdekurit" si puna ime.Një pushkë e vjetër që rri varur mbi mur. Sidoqoftë, uroj që"Ëndrra gjeometrike" dhe një nga bashkëautorët që është zoti Zazaj të ketë sukses tek lexuesit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora