E enjte, 28.03.2024, 06:39 PM (GMT)

Kulturë

Fatmire Duraku: Letra për ty

E merkure, 02.01.2019, 09:36 AM


Fatmire Duraku

Letra për ty

Yll i mëngjesi apo syri alb

Digjte flakë ujin e njelmët

Apo qe  zgjuar gjaku i  tokës

Në secilin cep mbi  vitet e fjetura

E thneglat,e  breshkat, e lulet

Lageshin në shiun e madh

Ylberi pinte ujë  në dy kroje

Në syrin tim dhe syrin tënd

Zot tash në këtë natë të vdekur

Si ta nis letrën për ty

Kaq vjet të ndarë nga unë

Agimi i syrit

Çdo gjë,  me gjakun e vet-timin

Mban gjallë ende rrënjën dhe zgjimin

Se nuk është tharë Mollë e Kuqe,

Se ti ende kalon urën e Artës gjakut tim,

Se ende arrijnë anijet ngarkuar me ty

Se vdekja nuk ka  hyrë në Ulqin

Ja nga vjen pulëbardha agimit të syrit

Ndez pafundësinë e qiellit mbi bunë

E ti thërret fëmijën nga guri të vijë të pi

Të të mos pëlcas gjiri nga qumështi

Aty ku ka zall dhe guaca dhe flakë ku ka

Aty je ti gjithnjë ku bën të ftohtë acar

E në të njëjtën kohë të ndizet kurmi im

Me të njëjtën kokë dhe shpirt

Mjegull dhe hi

Pemët lulëzojnë  nën fyell

Ta kuptosh se zjarri e djeg ujin

Etja e djeg zjarrin

E  dashuria thyen gurin

E gjaku e kthen gurin

Ndërmjet bie mjegull dhe hi

E liria e shkruan qiellin

Lulen e pemës së ndezur

Veçse acari

Mbyt frytin

Ja pse Gjysmë liria

S’është liri,

As gjysmë molla

Nuk do t`i zgjonte etje Evës

Vetja e humbur

  dhemb  ky pranim i dhembjes

Kjo heshtje e përsëritjes së vetmisë

Më dhemb  kjo sëmundje

Ky tingëllim  në vetvete, i hirtë

Ky pranim  pa formë pa kuptim

Ky çast ky copëtim

Më dhemb, më zë frymën

E nuk mund të ik

E nuk mund ta provoj të vras në burim

E nuk mund ta përballoj

ky realitet i verbër i natës

Kjo fushë e mbetur pa frymën e shpresës

Më dhemb, e udhë nuk ka

II

Si ta kuptoj ndryshe fundin

E hutuar me sy në mur

Ndërsa gjaku nuk rrjedh më

Nëpër çdo pjesë timen

Është vetëm dhembja

Vetëm harresa

Vetëm shikimi në dritën e ikur

Që nuk do të ketë të nesërme

Si  ta shpjegoj ndryshe fundin

Ndërsa ti s`je e pa ty s` do të ketë nesër

Nuk do të ketë kumbim hapash në shkallë

Nuk do të ketë ardhje

Kot e dëgjoj veten nën lot

Asgjë në mua kaherë s` lëviz

III

Ja vetëm nata e një zë shpendi

Që ta ngrin tërësisht gjakun

Vetëm heshtja e  tokës së etur

Vetëm udhët që nuk shpien askund

Dhe vetja e hutuar

Dhe natyrisht vdekja për ujin

Vdekja për  pemën për qiellin

Vdekja  për t`u kthyer

Ndoshta ti je ai që vjen atje fund udhës

Te lisi i prerë për dërrasa varri

Të kohës që qe kaq e zbrazët

IV

Asgjë nuk lëviz kaherë në mua

E koka është me  plot udhë

Me plot shkallë dhe gjurmë

Gjurmë nga i ikin vetvetes fytyrë-dheu

Ja në kolona të gjata nga ikim hije

Nga shkojmë të mos kthehemi kurrë

E pas ngelin krojet lisat etjet

E pas ngelin vadat e gjakut

Mbuloj fytyrën. S`dua të shoh e shoh

Shoh vijën akull të kohës që s` ndalet kurrë

Karvanë në mjegull ikje lehje qensh

Hije gjëmë e dhembje që s` shkëputen

Mbyll sytë e klith, klith,pastaj zë të ik

Të ik të ik të ik pafundësisht

Zot, asgjë kaherë nuk lëviz në mua



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora