E enjte, 25.04.2024, 12:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Florim Zeqa: Iluzionistët e Specailes

E merkure, 02.01.2019, 10:30 AM


"ILUZIONISTËT E SPECIALES", margaritari i radhës i autorit Florim Zeqa

Këto ditë doli nga shtypi libri "ILUZIONISTËT E SPECIALES", i autorit Florim Zeqa, i cili është vazhdimësi e dy librave publicistik "NJOHJA E VONUAR" dhe "THIRRJE NGA SHPIRTI".

Libri "ILUZIONISTËT E SPECIALES" është përzgjedhje e shkrimeve të botuara në gazetën "KOSOVA SOT", filluar nga data 17.05.2015 deri me 11.07.2018.

Libri "ILUZIONISTËT E SPECIALES" është botim ekskluziv i gazetës KOSOVA SOT në 20 vjetorin e themelimit. Ky libër është një përzgjedhje prej 100 shkrimeve të botuara në gazetën KOSOVA SOT, i ka 448 faqe, me lidhje të fortë dhe përgatitje të lartë teknike.

Florim Zeqa u lind me 30 gusht të vitit 1963 në Bokshiq të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Grabanicë, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet në fakultetin Xehëtaro-Metalurgjik në Mitrovicë.

Florim Zeqa me shkrime gazetareske dhe publicistikë ka filluar në gjysmën e parë të vitit 2010. Deri më tani i ka të botuara mbi 650 shkrime autoriale dhe rreth 1000 prononcime në të përditshmet tona.

Autori Florim Zeqa ka bashkëpunim të ngushtë me shumë gazeta të shkruara dhe elektronike si; SOT News, Gazeta e Re, Bota sot, Bota press, Kosova info, VOAL-Zeri i shqiptarëve, International Web post, Revista Drini, ALBwebTV, Zemra Shqiptare, Rugova press, 2L  Online, 04 Online, Fjala e Lirë, Filolet, Dritarja Online, Fokusi, Lidhja e Prizrenit, Portalb, Monitor, Presheva Jonë, Portalionline, Tetova sot e shumë të tjera gjithandej trojeve etnike dhe në Diasporë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora