E enjte, 28.03.2024, 03:36 PM (GMT)

Kulturë

Dialogë nga Viron Kona

E merkure, 02.01.2019, 09:28 AM


Humor

Hunda

-O babi, përse e ka hundën aq të gjatë Pinoku? – pyeti vogëlushi.

-Sepse gënjen. Sa më shumë gënjen, aq më shumë i rritet hunda.

-Edhe hunda ime po rritet dhe po bëhet e gjatë, o ba?

Kënaqësia më  e madhe

-Cila është kënaqësia jote më e madhe, o bir? - e pyeti babai.

-Që të sëmurem, o ba!

-E pse qenka kënaqësi e madhe të sëmuresh?

-Sepse kur sëmurem, ju m`i plotësoni të gjitha dëshirat, më blini gjëra shumë të mira dhe gjithnjë më thoni:-Hë, do gjë tjetër xhan i babit!? Por, veç këtyre, kur sëmurem unë kam edhe një kënaqësi tjetër  akoma më të madhe...

-E cila qenka?

-Se, kur sëmurem, nuk shkoj në shkollë, o ba...

ADN-ja

-More, Zeqo! Di ti se kush janë këta birbo, që po grinden dhe sa s`po vriten me njëri-tjetrin?

-E di or, si s`e di! Janë dy vëllezër. Janë në sherr të madh për  pronat që kanë nga babai. Secili thotë:  “Janë pronat e mia” dhe asnjëri si hap rrugë tjetrit...

-Jo more!? Po këta po sillen sikur  janë armiq! Je i sigurt që janë vëllezër?!

-Po, shumë i sigurt jam! Po s`besove, shikoju  certifikatat...!

-Certifikatat?! Certifikatat, kollaj fare! I them nipit, që është në klasë të parë dhe i  gjen ai fët e fët në internet, po unë them se, mbase, atyre dyve u duhet parë ADN-ja...

Politikani profesionist

-Do që ta kuptosh nëse ai është politikan profesionist?

-Pa hë, ma thuaj.

-Thjesht, pyete për një nga premtimet e tij gjatë fushatës. Nëse ai i shmanget pyetjes dhe të përgjigjet për diçka krejt tjetër, atëherë të jesh i sigurt që është profesionist...

Politika në Shqipëri

-E di ti çfarë `është politika në Shqipëri?

-E di or, si nuk e di. Politika në Shqipëri është përrallë me ujqër e me dhelpra...!

Gjej një gomone

-Do që të bëhesh i pasur?

-Si or s`dua, pyetje është kjo?

-Atëherë, gjej urgjent një...gomone, mbushe me ... dhe, po arrite të kalosh matanë, ke shanse të bëhesh edhe... pushtetarë...

Libër me sharje

-Urime! Paske shkruar një libër të shkëlqyer.

-Po më lavdëron sinqerisht?

-Po. Ndonëse kisha shumë punë, s`mundja ta lëshoja dot librin nga dora për asnjë çast. Sapo lexoja një faqe, ku ti shaje me rrënjë e me degë kolegët, të njohur dhe të panjohur, unë bëhesha kureshtar të lexoja emrat e atyre që do të shaje në faqen tjetër...

Aforizëm bashkëkohor

“Kur vjedh shumë, vetëm të përflasin, kur vjedh pak në burg të rrasin...!”

Koalicion

-S`po të kuptoj, ti po lëvdon po ata politikanë, që në zgjedhjet e mëparshme i shave sa t`u ngjir zëri, i quajte kriminelë, hajdutë, vrasës...!

-Po, ke të drejtë, por kësaj radhe nuk po i shaj sepse jemi bërë bashkë në një  koalicion, kemi një qëllim të përbashkët...! 1)

--------------------

1)Koalicion:Lidhje e përkohshme ndërmjet shtetesh,partish etj.,që bëhet për të mbrojtur interesa të njëjta ose për t`ia arritur një qëllimi të përbashkët...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora