E enjte, 25.04.2024, 01:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Edibe Osmani: Dëshmi për autoktoninë e shqiptarëve në Maqedoninë e sotme (2)

E hene, 31.12.2018, 12:51 PM


Dëshmi për autoktoninë e shqiptarëve në Maqedoninë e sotme (2)

Shkruan Edibe Osmani

PREJARDHJA  E  EMRIT ARBËN

Për    ta bërë më të qartë  argumentimin që mbështetet     prejardhja e kësaj fjale do të  bazohemi në vijimësinë ilire-shqiptare    del me lidhjen e emrit  kombëtar të shqiptarëve në mesjetë(në burimet  bizantine të shekujve XI-XII  e më pas. Emri  Arbën(ë)  lidhet me emrin  e fisit   ilir të Albanëve, që Ptolemeu i Aleksandrisë në shekullin II të erës sonë i përmend si një fis   që banonte diku në vise afër Durrësit (citat nga vepra e linguistit    dijetarit tonë të shquar  Eqrem Çabej). Ai   e përmend këtë fis me emrin shumës  Albanoi;   ai përmend  gjithashtu edhe qendrën e tyre Albanopolisin (qyteti i  Albanëve) . Një lidhje e tillë e emrit Arbën (ë) Arbër(e)  me etnonimin Albanoi  është   plotësisht  e mundshme  si historikisht  edhe gjuhësisht. Në përgjithësi nga shumë studiues është pohuar   se   etnonimi Alban ka qenë një fjalë e  prejardhur e formuar nga fjala  e  parme Alb-   dhe nga  prapashtesa  fjalëformuese ilire-ano-, kështu ka hedhë dritë edhe Krah, “Alten Balkanillyr”,mendimin e Krah-es e kanë miratuar edhe  Franc Bopp-i,Gustav  Mayer-i,Sprache,Mahir Domi,Shaban  Demiraj e tjerë. Kjo bindje ishte formuar edhe te popujt tjerë që vinin në kontakt  me këtë popullsi homogjene qysh herët . Emri   Arbënë,natyrisht duke iu përshtatur sistemit të tyre gjuhësor e duke marrë   kështu  trajta të tilla  si  Rabënë  te sllavët,Arvanon(Alvanon)  te grekët, Arbania apo Albania te romakët  e tjerë. Te grekët  Arvanon,arvanitis e ka  burimin   edhe trajta turke   arnaut  (me metatezë  dhe me ndonjë ndryshim tjetër fonetik). Kurse  trajtat  latine romane Albania, albanensis, u përhapën në gjuhë  të tjera evropiane në  trajtat Albania,Albanais,Albanien,Albaner e tjerë. (Literatura  e  shfletuar nga gjuhëtari  Sh.Demira).

Emri i Eqrem Çabejt , është i lidhur ngushtë me studimet etimologjike në fushë    shqipes, ai thotë se vetëmm me  anën e gjuhës shqipe si një nga gjuhët   e lashta   të kësaj  ane (Ballkanit), mund të spjegohet zhvillimi  fonetik i emrave    qyteteve që janë zakonisht më jetëgjata,emrat e rrjedhave të ujit, të maleve, luginave që dihen prej periodës antike, do të përmendim vetëm disa nga  ata:Naissus;Nish,Scardus mons:Sharr,Scupi:Shkup  Scodra:Shkodër, Lissus :Lezhë,Drivastum:Drisht; Dyrrachium:Durrës.Emrat e lumenjve  Drinus:Drini, Barbana:Buienë,Mathis:Mat e tjerë.(Literaturë e  Shfletuar  nga dr.Eqrem Çabej “Stud.Alban....)

Përveç dëshmive linguistike,arkeologjike,rezultate të  rëndësishme kanë sjellë etnologët, të cilët në kulturën materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve të sotëm   zbulojnë elemente të kulturës ilire. Franc Nopça, më 1910  pat konstatuar se ca forma të veshjes populore  shqiptare vijnë drejtëprdrejtë nga veshja  që kanë qenë në   përdorim në këtë hapsirë nga  koha parahistorike. Këtu, në rend të  parë është   fjala për  tipin e fustanes së mbledhur në formë të këmbanës (zilit)    quajtur xhubletë, e cila është pasqyruar  në shumë monumente ilire të kohës antike e cila është ruajtur dhe veshet deri në ditët   tona në krahinat kodrinore të Shqipërisë Veriore, në zonat e fisit të kelmendasve, te shqiptarët në Mal  të Zi,e ngjajshme me xhubletën  është edhe dollama te shqiptarët në Rekën e Epërme që përdoret edhe sot. Me të drejtë  prof.dr.Andromaqi Gjergji,thotë se kjo pjesë e veshjes është ruajtur vetëm tek shqiptarët e vendeve malore. Është një argument bindës se xhubleta është me prejardhje ilire.

Mendimi i përgjithshëm i specialistëve  sot për sot është se ndër elementet e veshjeve tona popullore, që e kanë prejardhjen te kultura ilire, mund të përmenden:xhubleta,përparja me thekë,brezi  me tufa e tjerë. Por,”prania e thekëve në përparjet e disa kulturave të Rusisë, si dhe në kulturat e hapësirës   së Ballkanit kanë  rrënjët   arkeologjike jo vetëm në kohën e Bronxit dhe të kohës së Neolitit, por edhe më thellë deri në Paleolit. Ky dekor i vjetër më se 20.000 vjet vlerësohet si petk i parë i përfytyruar në qenien njerëzore.”Citat:I.J:W.Barber, On the  Antiquity of    East European Bridal Clothing.(Shif më gjërësisht:Veshjet shqiptare të Kosovës f.168-169). Nga  mbathjet  mashkullore ilire, më së  shpeshti  hasim opingat, tip këpucësh shumë i shpeshtë   edhe  te popujt e tjerë në kohën antike. Kështu që me të drejtë supozohet se  sllavët këtë tip këpucësh e kanë përvetsuar nga vendasit e vjetër ilirë. Ata janë paraqitur në variante të ndryshme   qysh në shekullin V-IV p.e.s. Shih më gjërësisht Veshja autoktone  meshkujve të Rekës së Epërme-II,(E.Selimi Osmani) f.52.  Këta dy  elemente të veshjes si  përparja me thekë ashtu edhe mbathjet opingat  përdoren edhe sot në veshjet autoktone shqiptare.

Rëndësi të madhe  historike ka edhe folklori muzikor shqiptar, paraqiten  disa karakteristika (forma polifone në jug e  ato homofone në veri( Ramadan Sokoli,  gjatë studimit të tij  bën fjalë për këngët polifonike që këndohen edhe sot  te shqiptarët e Maqedonisë.

Një   ndër   muzeumet më të dëgjuara të shekullit të kaluar është edhe Muzeu   Naniani i Venecies, koleksion i një familje me rrënjë  të lashta. Studiuesja  franceze Odile Cavalier,në librin e saj ka përshkruar historinë e këtij muzeumi. Libri ruan gjithashtu vlera të  padiskutueshme   veçanërisht për shqiptarët. Mbishkrimet ilire kryesisht nga Dalmacia,vendndodhja e fisit Ilir të Dalmatëve, por edhe nga Shqipëria Veriore, në to gjejmë një numër  të konsiderueshëm emrash vetjakë ilirë.    shumë nga këta emra ndeshen   me fjalë  të lashta që përkojnë me shqipen e sotme,  çka ka një rëndësi të veçantë   për gjuhësinë. Në libër janë të fotografuara disa monedha ari nga “Durrësi i Ilirisë” dhe nga “Apolonia e Ilirisë”. Me  rëndësi të veçantë  është gjithashtu një vulë me mbishkrimin e njohur  gjer  më sot nga  studiuesit. Vula ka një  mbishkrim dhe një figurë burri me një skeptër në dorën e majtë. Ndërsa me  dorën e djathtë, burri mban   mbi supe një fëmijë.Mbishkrimi  është tepër   interesant:COMMUNITAS ARBENSSIS, që do të thotë  KOMUNITETI ARBËR. Kjo vulë me mbishkrimin mund të vihet në një lak  kohor të shekujve V-VI të epokës sonë.

EMBLEMA SHQIPTARE

Për   lashtësinë e popullit shqitpar që banon në Maqedoninë e sotme, është me interes të studiohen emblemat shqiptare. Autori Jaho Brahaj, paraqet interes të veçantë   mbi simbolikën historike kombëtare të shqiptarëve në librin “Emblema shqiptare”(Gjurmime Heraldike).Heraldika, është disiplinë që studion   stemat dhe  emblemat. Origjina e kësaj  fjale vjen nga gjermanishtja hartoaldus, emër që në fillim tregonte mbajtësinë e   një arme ose embleme, e më vonë emrin e personit që njihte gjithë  patronët. Për ne paraqesin rëndësi të veçantë   disa nga ato . Gropajt, citat:”Zotërimi i derës së Gropajve, shtrihet në territoret shqitpare që sot janë në Maqedoni dhe në rrethin e Peshkopisë, së pari i njohim në një akt  Anzhuin të vitit  1273. Pal Gropa, në fillim të shekullit XIII, mban titullin sevast  titull bizantin. Po në këtë shekull Gropajt, janë në konflikte me Bizantin dhe me mbretin serb. Që në shekullin e XIII  i dëbuan bizantinët nga     dhe përballuan inkursionet plaçkitëse  serbe të Stefan Uroshit nga territoret që zotëronin .Gropajt ishin në aleancë me Muzakajt,aleancë që u ruajt gjatë shekujve XII-XV. Në periudhën kur në krye të zotërimit ishte Andrea Gropaj,nga kjo principatë u emërtua  edhe monedha në Ohër , që tregon se ishte konsoliduar një principatë mjaftë e fuqishme me kryeqendër Ohrin. Rreth shqiponjës   të stemës së derës Gropaj,janë motivi gjarpër-kulçedër  i mitologjisë tonë i marrë nga veshja e lashtë e xhubletës. Skurajt, që në vitin (1199)  kemi një peshkopatë me  Pjetrin  peshkop të Skurjes (Scuriens):Sipas   shënimit që   ruhet në kishën e Shën Klimentit të Ohrit. Progon Zgara  ka  porositur një afresk   për këtë kishë   në vitin 1295. Dera e Skurajve, përmendet  në dokumentet e vitit   1274. Tribaldet,-në shekullin XIII në pjesën  veriore të Pollogut  me qendër Gradeciumin (Gradec i sotëm)    siç na   konfirmon dr.prof.Ali Vishko,u formua dera shqiptare e  Tribaldeve ose  Tribalda,ku në hulumtimin e dr.Vishkos,ndër të tjerat shkruan”Gjon Kastrioti ishte martuar me Vojsavën, të  bijën e kryezotit të Pollogut  afër Tetovës.                                                                                                                 Na mbetet t’i shfletojmë  Defterët , ose librat e regjistrimit të shekulli  XV-XVI  të përkthyera dhe të  redaktuara  nga  Metodij Sokolovski dhe dr.Aleksander Stojanovski. Nga të dhënat antroponomike dhe toponomastike që sjelliin këta Defterë,tregojnë qartë se  shqiptarët gjatë shekujve XV-XVI  banonin në krahinën e Shkupit,Tetovës,të Gostivarit, Kërçovës ,  Dibrës , Strugës, Velesit e të Prizrenit. Sipas shënimeve në Defter,shkruhet se shqiptarët i  hasim edhe më në lindje,juglindje dhe verilindje të këtyre viseve, deri në Kratovë, Zletovë,Shtip e  Strumicë. Me një fjalë  elementi shqiptar ishte i pranishëm edhe jashtë  territorit të  sotëm  të Maqedonisë, sidomos në  trevën e Kosturit e të Lerinit në Greqim  dhe ndonëse në sasi shumë të vogël deri në lindje e  juglindje të Seresit, është me interes të theksohet se në Defterët   i kemi shfrytëzuar, në asnjë vend nuk gjendet emri maqedon. Ndërkaq, krahas  emrit shqitpar,  përmenden edhe emrat serb, grek,bullgar , vlleh  e tjerë.

Janë studime të  panumërta për lashtësinë e shqiptarëve në trojet ku shtrihen  ata

Dëshmi të panumërta egzistojnë në lidhje me këtë temë. Të   shkruajsh për një popull  të lashtë në Ballkan, si që janë shqiptarët  nuk mjaftojnë  citimet e  shënuara, por për hir të asaj që nuk duam  t’i lodhim lexuesit për gjërat    dihen janë të shkruara të njohura do ta përmbyllim njoftimin.

20.06.2001

Tetovë

p.s.

Ky punim u përgatit për  botim në gjuhën maqedone.Ishte një Reagim    që titullohet :????????? ?? ?????? ????? ??  ?????? ??????? ,botoi gazeta Dnevnik  14.5.2001 f.12 dhe shkrimi  ?? ???  ???????? ????  ???????? ?????-Nuk jemi ardhacak por një popull  autokton” botoi Start 1.06.2001  faq.6 .

Në këndin e gazetave në fjalë publikoheshin shkrime me ofendime të ndryshme,do t’i veçojmë disa nga ata: ????????? ?? ????????, Shqiptarët e Maqedonisë kanë ardhur këtu që nga viti 1912.  Emri  Albania,  ka preardhje nga nga turqishtja al-kuq (crveno) dhe bania tokë(zemja)  të parët e shqiptarëve  janë quajtur “Shiftari” e shumë të tjera.

L i t e r a t u r a     e     sh f l e t u a r:

1.Stipçeviq  Aleksandër,Ilirët,I,II,Rilindja,Prishtinë,1978.

2. Stipçeviq  Aleksandër,Ilirët,Historia,Jeta,Kultura,Rilindja,Prishtinë.

3.Macedoniae acta archaeologica  nr.16  1997-1999 – ??????????  ?????????? ?????? ???????-Shkup.

4.Mirdita Zef,Studime Dardane, Prishtinë,1978.

5.Mikulçiq Ivan,??????? ???????  ?? ??????????, libri 8,Shkup 1999.

6.Demiraj Shaban, Gjuha shqipe dhe historia e saj,Shtëpia botuese e librit universitar Tiranë.

7.Ceka Hasan, Në kërkim të historisë  Ilire,Shtëpia botuese Akademia e shekncave Tiranë.

8.Çabej Eqrem,Studime  Gjuhësore,I,II,II,IV,V dhe VI,Rilindja,Prishtinë.

9.Çelebi Elvija,Shqipnia para dy shekujsh,Shtypshkronja Shkodra, Tiranë  1930.

10.Autoktonia e shqiptarëve në  studimet gjermane ,Shtëpia botuese 8 Nëntori Tiranë.

11.Akademia e Shkencave e RPSH Tiranë 1982.

12.Studime Ilire I,Rilindja Prishtinë 1978

13.Shqiptarët e Maqedonisë,Meshihati i BI në R. E Maqedonisë,Shkup  1994.

14.Shufflay  Milan, Serbët dhe shqiptarët , Prishtinë, 1968.

15.Brahaj Jaho, Emblema shqiptare  (Gjurmime heraldike) botoi Shtëpia botruese Lisitan,Lezhë.

16.Murati Qemal Shqiptarët dhe ballkani ilirik në dritën e emrave të vendeve dhe të familjeve, Tetovë, 1999.

17.Artikull i gazetës Adriatiku, botoiDurrës  23.06.1991,

18. Komunitet Arbër qysh në shekullin V-VI  të.e.s. nga autori Hasan Ceka.

19.Artikull i gazetës  Dnevnik,Zbulimi i pelegrinazhit ilir i lashtë më shumë se   20  shekuj, 3 Tetor 2000.

20.Gavroski Darko,????????  ????????? (????? ?? ????????????? ?? 7 ??? ?.?.  ?? ??????? ????? ?? ?????????? ????,Tetovë 2009.

21.Edibe Selimi – Osmani ,Veshja autoktone  meshkujve të Rekës së Epërme-/Men’s Authentic Slothing from Reka e Epërme II,ArbëriaDesing, Tetovë 2014.




(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora