E shtune, 20.04.2024, 12:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Keti Bashhysa: Për bashkëshort më pëlqen Ramush Haradinaj

E marte, 23.09.2008, 07:17 PM


Keti Bashhysa: Po të ishte beqar do të doja të martohesha me të, por me asnjë politikan shqiptar

Për bashkëshort më pëlqen Ramush Haradinaj

Nga Albert Zholi
 
Një nga drejtueset e suksesshme të emisonit të mëgjezit në TVSH mbetet dhe Keti Bashhysa. Një natyrë krejt e veçantë, herë indiferente, herë shpërthyese, herë e shoqërueshme, por gjithmonë e ndjeshme. Veç një gjë ajo ta shpreh hapur, m’u largo kur jam e nxehur nga padrejtësitë. Kërkuese, studiuse, eksperiencat e saj në disa televizione dhe radio, e kanë bërë sa të kujdesshme po aq dhe kërkuese në punë. Për “Telegraf” ajo shprehet e sinqertë, për ambiciet, projektet, dashurinë, shoqërinë.

Keti, ju keni mbaruar për violonçel, përse morët rrugën e televizionit dhe në ç’moment e morët këtë rrugë?

Ishte rastësi. Regjisori i talentuar Ylli Pepo më ka tërhqur në TVSH. Nuk njiheshim, thjesht më pa profilin tim në një lokal afër TVSH-së, (më pa si portret) dhe më ftoi për një kinoprovë për një emision në mëngjes, e bëra dhe pas një jave mora një Rubrikë në TVSH që e drejtoja. Brenda “Mirmëngjes” dhe mora një Rubrikë timen me të ftuar artistë muzikantë. 1996

Ju keni babanë aktor, nuk ju ka shtyrë babai në rrugën e aktrimit?

Unë jam rritur me skenën. Im atë më merrte me vete që në fëmijërinë time në teatrin  “Aleksandër Mosisu”, Durrës. Aty unë ndiqja procedurën e mirëfilltë të një teatri, që në provat në tavolinë, mizaskenat, deri në premierë. Por im atë nuk më shtyu drejt rrugës së aktrimit, pasi dëshira e tij ishte muzika. 
 
Si hyri në jetën taj  violonçeli?

Shtëpia ime e vjetër në Durrës ndodhej pranë Liceut Artistik. “Jan Kukuzeli”. Një mikeshë e familjes tonë petagoge e violonçelit i shprehu dëshirën tim eti që unë të konkurroja në këtë lice morra pjesë në të dy konkurset muzikal dhe ritmik dhe fitova. I kalova shkëlqyer të dy provat dhe fillova studimet për piano. Mësuese pata Aksinja Xhoja, vajzën e aktorit durrsak Nikolin Xhoja. Ndërkohë duke bërë mësim në piano vjen sërishmi Lida Radoja dhe duke më parë duke i rënë pinaos  i thotë Aksjinjës që,- kjo vajzë i ka duart për vioilonçel. E pranova ndryshimin, sepse isha fëmijë i dëgjueshëm dhe mendoja se çdo gjë bëhej për të mirën time.

Ndërkohë babai juaj duke qenë aktor asnjëherë nuk ka ndikuar që ju të merrnit rrugën e aktrimit?

Tim atë e pëlqeja nga sharmi, serioziteti, timbrin e zërit dhe më bënte përshtypje se ishte i dashuruar me profesionin. E adhuroja. Por asnjëherë nuk i thashë që dua të bëhem aktore. Kur u rrita i shpreha dëshirën, por ai më tha se je mirë në violonçel vazhdo aty. Eshtë një rrugë e sigurtë për ty.

Ndoshta ishte ky momneti që ti u drejtove nga Akademia e Arteve për violonçel?

Po. Pas liceut në qytetin e lindjes konkurrova në Akademinë e Arteve. Nga 12 konkurues, dola e dyta pa mik (qesh).

Akademia e Arteve  ka patur dhe ditë …

(Më ndërpret duke qeshur). Kam shumë kujtime…por. Do të veçoj vitin e dytë në simestrin e parë në provimin për violonçel. Brenda një minute u lumturova dhe u hidhërova njëkohësisht  Momenti i bukur pasi, pas provimit, profesori im Astrit Selita më thotë se: Je cilësuar dhe vlerësuar studentja më e mirë (pra lajmi më i bukur). Dhe pa mbaruar ky lajm më thotë se je vlerësuar me notën 8 !!!! Çudi apo jo?! Ky ishte lajmi më i keq. Që më gëzoi dhe hidhëroi shumë. Unë thashë pse kjo notë kur jam më e mira?!  Ai më thotë që të mos biesh në vetkënaqësi dhe të studiosh më shumë.
Pas këtij momenti fillova të neglizhoj. Nuk mora atë që meritoja. Nuk kisha motiv që të punoja më shumë. Nota e shtyn studentin përpara. Ishte një paradoks. Më mirë të mos më thoshte je më e mira. E vuaj neglizhencën në vlerësim. Megjithë lutjet e pedagogut nuk e shikoja me kënaqësi dhe dashuri  mësimin për këtë vegël, gjithsesi nuk jam krenare për reagimin tim, s’duhet ta kisha lënë instrumentin pas dore për asnjë lloj arsye.
 
Ky instrument nuk është paksa me përmasa të mëdha për një femër?

Ky instrument presupozohet më shumë për meshkujt, Pasi do potencë shumë fuqi fizike, kurse violonçeli midis këmbëve të një femre, është sensual. Lëvizja e flokëve, duarve delikate të femrës, merr përmasa të tjera hyjnore tek kjo vegël kur interpretohet bukur në të. Në botë kanë dalë shumë vilonçeliste virtuoze, pasi kjo vegël ka një  tingull si një zë njerëzor, si zëri i njeriut, edhe nga forma kjo vegël i ngjan trupit të njeriut.

Pse u larguat nga vegla juaj e dashur?

Spontanisht. Vlerësimi i pedagogut ma zbehu dashurinë për këtë instrument. Unë kam një vlerësim tjetër për violonçelin. E dua violonçelin saqë nuk merrem me të kur nuk jam e qetë, kur kam probleme, shqetësime. Unë nuk e shoh atë si vegël muzikore antistres. Jo. E shikoj ndryshe. E shikoj si një vegël muzikore brenda meje që dua t’i jap gjithçka, ta ledhatoj, shtrëngoj, si pjesë të trupit t’i jap shpirtin tim. Kur të filloj sërish marrëdhënien me instrumentin tim nuk do ta zhgënjej, as ai mua jo, do t’i japim gjithçka njëri- tjetrit sepse 16 vjet investim nuk hidhen lehtë tej.

Si u ndjetë ditën e parë të emisionit të parë në TVSH?

Emocion, pasiguri. Vetëm emisioni i parë. Pastaj formova një raport të shkëlqyer me kameran, s’e kisha problem.

Disa nga të ftuarit specialë në emisionet tuaja?

Në emisionin e parq kisha Gjergj Antoniun,  violoncellist, pedagog dhe solist. Më falenderoi për emisionin dhe pse e ngacmova për jetën private. Regjisori më tha mirë ishe, por duhet të punosh të heqësh emocionet. Nuk kishte gabuar me mua. Ishte një punë me intesitet ku, aktorë muzikantë, piktorë, i gjeja vetë, pyetsorin e përgatisja vetë, muzikën e përzgjidhja vetë. Mund të veçoj të ftuarit Vangjush Furxhi, Kujtim Laro (të cilët nuk jetojnë më ), Eno Koço, Eva Alikaj, (që janë jashtë atdheut) Visar Zhiti, Bashkim Fino etj…. S’kam pasur të ftuar që bëjnë artin komerç.

Ju në TVSH keni lëvruar dhe reportazhin..

Një gjini që më ka pëlqyer gjithmonë. Reportazhi i parë kaq qënë për azilin e pleqve ku më ndihmoi shumë Engjëll Ndocaj
Kam bërë me dhjetëra reportazhe. Më i veçuari ka qenë një me temë mbi thashethemet, për zhargonet, apo komplimentet. Pastaj kam bërë reportazh për jetimët. Shën Valentinin. Këtë punë nuk mund ta mendoj pa kameramanin e talentuar Vladimir Dango.

Trampolin TVSH dhe më vonë keni kaluar në disa media vizive dhe fonike?

Eksperienca të tjera kam pasur në ATN 1, “Top Chanel” në emisionin “Fiks fare”,  në vitin 2004, në radio “Buum Bumm RADIO”, radio “Koha”, radio “Sot”, etj… 
 
Kur jeni ndjerë më ngushtë në television?

Kur gjatë emisionit dilte një telefonuese anonime që më fyente. Ishte një femër që donte të ulte personalitetin tim. Çudia ishte se ajo ishte brenda institucionit.

Me gjithë këto eksperienca sërishmi TVSH-së mbetet eksperienca juaj më e bukur?

U largova nga TVSH për shumë arsye. Kisha projekte të tjera, kërkesa. Vura në jetë disa ide në radio dhe televizione si më lart, por ndonjëherë janë dhe njerëzit e gabuar në vendin që s’duhet, janë njerëzit e papaftë, ku injoranca e tyre të vret.

Çfarë ka në projekt Keti në këto momente?

Kam disa projekte, por kam një ide tashmë të realizuar si skenar për një emission, ku politikanët tanë të dashur dua ti vë në një pozicion krejt ndryshe, të paparë ndonjëherë. Ky emision i përshtatet formatit të ambicjeve të mia. Ende nuk kam vendosur me kë television do të bashkëpunoj.

Kur flitet për dashurinë?

Unë dashurohem me çdo gjë të bukur, të mirë, të edukuar, larmishme, sidomos me kafshët.

Po dashuria intime…

S’kam dashuruar. Kam dashur, por s’kam dashuruar  Më kanë dashuruar.

Mos vallë keni menduar të merreni me politikë?

Fare. Politikanët tanë vetëm politikë nuk bëjnë. Nga politikanët shqiptarë më pëlqen bashkëkombasi Ramush Haradinaj.

N.q.s do të propozonte një politikan për martesë do pranoje ?

Shqiptar jo. Po të ishte beqar Haradinaj do të doja të martohesha me të, por me asnjë politikan shqiptar

Më çfarë njerëzish preferon të shoqërohesh?

Kam shumë të njohur, por pak miq. Pëlqej ata me humor, por jo çdo lloj humori më bën për të qeshur.

Keni idhuj?

Jo.

N.q.s dikush do të jepte një dhuratë çfarë do pëlqeje?

Llampën e Aladinit

Kë ke peng?

Përveç violonnçelit të takoja njëherë Putin.

Pse Putin!!!

Më pëlqen, sepse është i mençur, potent, serioz, i pasur dhe rus. Njerëz shumë të mençur dhe shumë të aftë, janë referencat e jetës dhe punës time.

Nga njohjet me shoqe apo shokë kë fjalë apo veprim ke dashur ta fshish nga kujtesa, pasi je larguar?

Një ditë kur një mik më gjykoi pa të drejtë. Një fjalë e tij nuk mund t’i përkiste një miku. E fshiva nga kujtesa sa u ndava.

Çfarë kritikon tek vetvetja?

Tek vetja është vështirë të evidentosh  negativitetin. Bëhem nervoze dhe pse me të drejtë. Por e ekzagjëroj ndonjëherë.

Do të pranonit një rol në film dhe pse nuk e keni shkelur këtë fushë ?

Me shumë dëashirë dhe do ta realizoj pasi e kam në gen. Këtë pjesë ja uroj shoqes time Olta Daku që është aktore e Tearit Kombëtar.

Kur flasim për familjen…?

Eshtë pika e dobët e imja. Motivi që unë jetoj. Nuk është e lehtë të kesh një fëmijë si unë, prandaj prindërit e mi janë heronj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora