E enjte, 18.07.2019, 09:02 PM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Edhe ky vit rrëshqiti nga bishti!

E hene, 31.12.2018, 12:26 PM


Edhe ky vit rrëshqiti nga bishti!...

Nga Dedë Preqi

Nuk është lehtë të përfundojmë bilancin e një viti dhe të flasësh për realizimin e rrezulltatëve, nëse e kemi mbjellur të duhurën dhe pastaj për të korrë atë që kërkojmë, duke e pranuar ose duke e hedhur poshtë, që në një farë forme do të na mësojnë gabimet për të ardhmën me rritjen e mundësive dhe detyrave të reja, që kanë të bëjnë me tiparin e asaj që do ta quanim « kulturë « pune dhe jete.

Kosova nuk e ka të vështirë ta kuptojë të ardhmën e vet dhe se çfarë do të thotë koha bashkëkohore, e cila do të plotësonte nevojat e saj sipas standartëve dhe jetës normale për një popull të lirë dhe shtet sovran, duke pasur parasysh se e ka përballë të vërtetën e vet, e cila do ti hapëte rrugë ekzistencës së vet normale në fushat e përparimit dhe zhvillimit njerëzor, që buron nga një siguri dhe mirëqenje në vetëvete.

Megjithatë, në vendin tonë ka hapësirë të mjaftueshme që ta pranojmë kritikën si një domëthënje e rrezulltatëve të pa mjaftueshme në vijat e frontit politik, ekonomik dhe fronteve tjera zhvëllimore të vendit tonë, duke kuptuar se brenda kësaj ombrele ka mangësi, ose ngërçe që e paralizojnë një përparim të mundshëm, me qëllimet bazë dhe kriterët e vlerësimit që do ti quanim të rreme dhe të pa besueshme veprat e tilla njerëzore, natyra e të cilave do ta humbëte  edhe besimin e popullit.

Kosova akoma është e ndieshme dhe e prekshme në shumë sfera të jetës, posaqërisht janë pasojat që ka lënë lufta e fundit e okupatorit fashist serb,  që rrënoj dhe shkarërroj gjithçka nga shpirti i këtij populli, ndësa sot, do të ishte e pa qartë, nëse ajo përballët edhe ngarkohet me problemet tjera të dhimbshme të gjendjes sociale, e cila kalon në kushte të vështira një pjesë e madhe shoqërisë së saj, pikërisht për të cilën do të ishte përgjegjëse  shoqëria politike dhe pushtetët që kanë marrë besimin e popullit.

Kosova si një shtet i ri, i krijuar në rrethana dhe rrjedha të vështira historike, nuk mund të ekzistojë vetëm në frymën e idealizmit dhe frymëzimëve të këtij aspekti, nëse nuk i japim frymë jetës dhe vepres që lëviz proceset, duke u nisur nga vetëvetja, dhe nuk mund të kemi as histori të vërtetë, përmes së cilës do e përcaktojmë jetën dhe hapësirën tonë ekzistenciale e kombëtare.

Nuk mohohet se Kosova akoma ka probleme me Serbinë, posaqërisht me veriun e Mitrovicës, ku banohet me shumicën e popullatës serbe, dhe pa ndërmjetësimin dhe shtrëngimin e dhëmbëve të Amerikës, nuk do të bëhët një zgjidhje konkrete, mirëpo, Qeveria e Kosovës, nuk duhet gjithçka të priste nga të tjerët, apo që dikush tjetër t’ia kryejnë punët, ndërsa vetë të kruaj hundët, sidomos kur bëhët fjalë për rregullimin e shtetit ligjor dhe zbatimin e ligjeve brenda shtetit të vet.

Përpjekjet e pushtetëve të deritanishme, përveq presidentit historik Ibrahim Rugova, ishin më shumë se pushtete të dëshirave dhe pushtetëve që luajtën me popullin e këtij vendi, ishin përpjekje që i dhanë më shumë pushtet vetëvetës se i dhanë jetë dhe prosperitet këtij populli. Do të ishin akoma pushtete të tilla, të cilat rrethohen përmes njerëzve që bartin akuza dhe afera kriminale si pjesë e politikave të pa frytshme për popullin dhe shtetin e këtij vendi.

Dhe Kosova në një farë forme ekziston si shtet, por nuk po funksionon si shtet normal dhe funksional, nga mos respektimi dhe shkelja e ligjëve, që në esencë e bënë qytetarin e vendit të krijojë mosbesim në pushtetin e vet, kur nuk ka siguri të plotë në mjedisin ku vepron dhe jeton. Një popull i cili e ka lirinë e vet fisnike, por të frikshme nga vetëvetja,  atëherë ai popull  do të ballafaqohet në mënyrë të vazhdueshme me pasojat e brendshme, që rrjedhin nga rreziku i pushtetit të vet jo fuksional.

Atëherë, sikur edhe viteve tjera edhe ky vit po rrëshqet i mangët me të arritura të pa mjaftueshme  në jetën politike dhe ekonomike të vendit tonë, duke lënë përshtypjen se pushtetët e deritanishme nuk e kanë treguar përkushtimin e tyre ndërgjegjshëm dhe në duar të sigurta që e garantojnë të ardhmën dhe mirëqenjën e këtij populli dhe shteti, por prirja e tyre ka qenë dhe po rritet në mënyrë të vazhdueshme me njerëz të njejtë që dualën nga formacionet e UçK-së, duke u shdërruar në grupe kriminale, zaptuese, korruptive dhe abuzuese, duke e shëmtuar edhe emrin e shenjtë të saj, për përfitime përsonale dhe partiake.

Nëse shprehemi në një gjuhë të thjeshtë njerëzore dhe atdhetare, politikat e Kosovës duhet të reformohen dhe të shdërrohen në politika të reja, me njerëz të profileve dhe gjeneratave të reja intelektuale, të cilat nuk kanë bagazh të ngarkuar me paragjykime dhe akuza të ndërlidhura me natyrat e luftës, tek e cila do të krijonte mundësi të reja veprimi, përparimi dhe zhvillimi, sipas sëcilës do të ishte dhe më efikase, që të bëhëmi pjesë e kësaj bote të lirë njerëzore dhe zhvëllimore.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Zenel Çeliku: Rama, 'dorzohu se je i rrethuar' Nue Oroshi: Aktiviteti i frytshëm shkencor, atdhetar dhe botues i Shoqatës "Trojet e Arbrit“ për vitin 2018 Fran Gjoka: Vetëm me një administratë publike të reformuar, garantojmë shtet të saktë ligjor Florim Zeqa: Konvertimi i (pa)pritur i Thaçit, nga patrioti në tradhtar! Ilmi Veliu: Mustafa Nano është anadollak dhe Gjergj Kastrioti është arvanit Idriz Zeqiraj: Propaganda lehaqene dhe falsifikimi i historisë Florim Zeqa: Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë injoron inovatorin Smajl Mulaj! Zenel Çeliku: Populli thotë, më mirë vonë se sa kurrë Skënder Kapiti: Shtetësia dhe Integrimi i Kosovës janë të pasfidueshme sepse ato kanë garancinë e SHBA-ve Zenel Çeliku: Protesta e studentëve pranë suksesit apo pranë dështimit Fran Gjoka: Njeriu që meriton respekt dhe mirënjohje Dedë Preqi: Kryeministër, t’ka dalë boja! Gjovalin Gjeloshi: Kush ishin ata apo kush jemi ne? Paulin Paplekaj: Qytetarët dhe 'shpellarët' Dedë Preqi: Ushtria e Kosovës dhe fundi i kohës së propagandës së Serbisë! Skënder Kapiti: Një 'këshillë' për 'Lëvizjen Për Universitetin' Aurel Dasareti: Askush nuk jeton përgjithmonë në këtë tokë - as heronjtë e luftës Fahri Xharra: Ushtria e Kosovës- Grushti përfundimtar kundër antiamerikanëve i të gjitha ngjyrave Skënder Jashari: Rrethanat dhe shkaqet e aleancës ortodokso-islamike dhe Shqiptarët! Labiol Balili: 'Rainbow Bridge' në Tiranë, të rinjtë shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT