E merkure, 24.04.2024, 11:00 PM (GMT+1)

Mendime

Ilmi Veliu: Mustafa Nano është anadollak dhe Gjergj Kastrioti është arvanit

E premte, 28.12.2018, 01:35 PM


MUSTAFA NANO ESHTË ANADOLLAK  DHE GJERGJ KASTRIOTI ESHTË ARVANIT

Nga Dr.sc. Ilmi VELIU

Viti 2018 hyri në Histori si ,,Viti i Skënderbeut,, dhe brënda vitit u organizuan llojlloj manifestimesh,qofshin ato kulturore ose shkencore. Unë si historian dhe studjues i periudhës së Kastriotit mora pjesë ne disa simpoziume, por në memoarjet e mia i pa harruar do te jetë takimi që u organizua në Liezhë. Kjo ndoshta nga shkaku se edhe vetë Skënderbeu, pas këthimit në Krujë, tubimin e parë me arbërit e beni pikërisht në Liezhë e që në Histori eshtë i njohur me emrin ,,Kuvendi i Liezhës,,. Të gjitha kumtesat  që u lexuan në takimin e Liezhës,bënin fjalë për Kastriotitn, e që  ishin te një niveli shumë te lartë dhe të bazuara ne fakte e argumente.

Ngjarje më e trishtë e që nuk do te mundem ta harroj kurrë eshtë deklarata e gazetarit nga nëna Shqipëri -Mustafa Nano, i cili  tha se Gjergj Kastrioti po edhe nena e tij   kan qenë me origjinë serbo-sllave.  Një lloj deklarate te tillë e kan dhenë dhe vazhdojnë ta japin edhe sot serbët e sllavomaqedonët por asnjëherë nuk ka ndodhur që një deklaratë te tillë ta japë një njeri për të cilin mendojmë se eshtë shqiptarë. Ndoshta ai vetë, me anë të analizave të DNK ka zbuluar se ka gjak turku dhe se te parët e tij janë të ardhur nga Anadolli, ose edhe me gjak serbi te ardhur nga Shumadija e Car Dushanit dhe deklaron se Kastriotët kan qenë me origjinë serbe dhe se te gjithë kosovarët kan gjak serbi.

Në vitin 2018 ndodhën edhe shumë budallaki tjera tek ne shqiptarët por nëse bejmë një krahasim, kjo far deklarate e Mustafa Nanos do te zejë vëndin e parë. Unë kam botuar disa libra po edhe shumë shkrime rreth Kastriotëve, betejave të Skënderbeut dhe origjinës së nënës së ti, ku sipas dokumentave më të reja që kam gjetur në Manastirin e Leshkës në Pollog kam vërtatuar se nëna e tij Voisava ishte e bija e princit të principatës së Pollogut, me emrin Gërgur. Emrin e tij sot e mban fshati Gërgurnicë rrethi i Tetovës dhe se familjet shqiptare me emrin Gerguri jetojnë edhe sot në Kosovë, bashkë me familjet tjera shqiptare si Krasniqi, Berisha, Thaqi, etj.

Me që eshtë fundi i vitit të Skënderbeut, unë vendosa që për hatër të Muqo Nanos të prezentoj edhe një dokument nga Arhiuvi i Stambollit ku thotë se Sundimtari i shqiptarëve (Gjoni) kishte një djalë të pashëm që quhej Iskender. Këte dokument e ka shkruar një autor osman dhe ai nuk ka pasur nevojë te gënjente dhe mos ta thoshte te vertetën.

Pra nese Babi i tij do te kishte qenë serb ,bullgar, grek, malazez, maqedonas, ai do ta shënonte dhe nuk do ta fshihte. Në dokument paraqitet koha kur Gjon Kastrioti e humbi një betejë kundër ushtrisë osmane dhe u detyrua te bente një lloj marrëveshje paqësore ku Gjoni detyrohet ta dorzonte djalin e tij Gjergjin (Iskenderi) si garancë se nuk do ta prishte marrëveshjen.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora