E premte, 19.04.2024, 10:14 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Dardania atëherë - Kosova sot ka qenë dhe është e shqiptarëve!

E marte, 23.09.2008, 06:54 PM


DARDANIA ATEHERE -KOSOVA SOT KA QENE DHE ESHTE E SHQIPTAREVE! JO E TE TJERVE SIQ TRUMPETOHET SOT!!!

Nga Albert Shabanaj, Gjermani

Luftërat që i bani populli shqiptar per Kosovë, nuk mundet as kush ti quaj humbje!Ato duhej që në ditet e sotit te paraqesin imazhin dhe konceptin e liris,demokracis dhe zhvillimeve tona.

Populli shqiptar i kosovës, kanë nevoj për kthjellje,ka nevoj për liri,për zhvillim dhe mireqenie.Ndërsa politikajt tonë,kanë nevoj për kthjellje politike,kanë nevoj te ndergjegjësohen,të terhiqen nga intereset egoiste…siq vepruan deri me sot!!!

Te gjithë shqiptarët,apo me qenë me i saktë,shumica shqiptare luftuan brez pas brezi për Kosovë,për te qenë te lirë .Gjithemonë duke e deshiruar nje kosovë pa dhembje,pa katrahura që shkaktonin sundimet e ndryshme,sundimi i fundit nje shekullor nga shkau i shkines…!

Te gjithë shqiptarët që ja kthyen pushken shkaut,ishin fuqishem të bindur ne lirinë e vertetë të popullit,per mireqenien dhe zhvillimin e hovshem të vendit të tyre,rrespektivisht kosoven.

Edhe ne Shqiptarët që jetojmë jashtë vendit ju bashkuam thirrjes per Liri, ishim thell të bindur ne liri të kosoves,ishim fuqishem te bindur ne pirdhjen perfundimtare te shkaut nga tokat tona shqiptare-kosova.

Doren në zëmër, nuk u betuam per asnjelloj pako,(AHTISARI) por për Liri dhe bashkim kombëtarë!

Atë botë nuk imagjinoi kush qe edhe pas me shumë se (8)viteve kosova jonë e dashur do te pesoi kaq keq…keshtu keq siq është tani!!!

(8)vite qeveriset populli nga qeveritar të pa ndergjegjshëm..qeverisje snobizmi…

Mbi (8) vite vullgarizohet kosova!...

Unë nuk e di si mundet të shpjegohen ndryshe sjelljet aqë të pa ndergjegjshme të politikajve tonë,të cilet vetem dhe vetem për shkaqe interesave egoiste,praktikisht po bëhën hisedar  te veprimtarive antikombëtare,veprime keto,ozurpuese e spekuluese që aspirojnë në realizimin e synimeve spektakulare memorandumiane (Traktatiane)për coptimin e metutjeshem të Kosovës nëpërmjet enklavave(Decentralizimit)

Ka kohë që në mjetet e informimit publik me mjaft pompë,u duartrrokit pakos se Ahtisarit,pako e ashtuquajtur,e favorshme dhe po na dhurojka pavaresin e kosovës,mjaft e fryer nga antagonistet e regjimit ne shqipëri,kosovë,maqedoni e tutje..nga injorantet politik,pa u bazuar fare në realitete!!!

Ka kohë që me mjaft pomp u trumpetua  për “Pavarësi”…që në realitet sipas mendimit timë është më pak se varësi e vitit 1974(Autonomi!)

Radhazi nuk deshiroj në këtë rastë të shtjelloi pakon nga brendia ndonse jamë i bindur që secili e ka patur mundesin të ketë në duar ose të pakten të lexoj  për formimin e enklavave lexo:Decentralizimin…me tutje nuk do te shkruaj mbi ate pako,mjaft famëkeqe që për mendimin timë, është thanur dhe  shkruar mjaft!?

Por deshiroj që nje gjë të kujtoj që,nder vendet tjera kudo në botë aty ku ka rregulla loje dhe aty ku ka demokraci te vertetë,për nje qeshtje kaqë madhore dhe mjaft kapitale për popullin, nuk kalon pa u pyetur vetë populli,pa një Referendum Popullor!Edhe kësaj radhe,radhazi në histori po anashkalohet vullneti i popullit!Pa vullnetin e popullit po vrapojnë  lideret tonë politik për implementimin e sajë!!! Pa u pytur populli,vrapohet rreth mundesive dhe bum modeleve.. të gjetjes se zgjedhjes se qeshtjes të Kosovës në veqanti dhe asaj të ardhmes në përgjithësi.

Vertet pse dhe si ndodhin mu tani!?Sipas mendimit timë,është ky qendrim vertetë analitik shkencor fare mirë i menduar nga diplomacia antishqiptare,qe problemin Shqiptarë ne keto udhëkryqe të proceseve të reja,të ndertuara me gjakun tonë dhe sakrifica të pa pushuara të popullit liridashes shqiptarë,deshirojn që tërë mundin dhe gjakun e derdhur ta kanalizojn-fusin brenda kanaleve te kontrolluar nga armiqt tonë…!

Shtrohet pytja:Pse tani ndodhen dhe vazhdojnë të ndodhin gjitha keto levizje politike?!

Mendoj se përgjigjeja është e thjeshtë:Populli ka hallet e mbijetuarit…Nese shfletojmë disa të dhana statistikore mesojmë se për (8) vite me radhë Kosova jonë shumë e dashtun është dhe vazhdon të vjedhet dhe plaqkitej pa meshirshem!Pa meshirshem nga politika vendore dhe ajo nderkombëtare!!!

Kosova që ishte mjeshter exportuse e energjis elektrike ne Europen juglindore,vazhdon te mbetet ne terr!E pa besushme por e vertetë!Populli Shqiptarë i Kosoves (8) vite me radhë por edhe kësaj dite vazhdon të banë jetë ne shkëputje… dhe grysje!!!

Shtepit shendetsore,janë plaqkitur,vjedhur,keqë menagjuar etj…nga individ të caktuar,kanë arritur të kthejnë sherbimet shendetësore për pes apo gjashtë dekada prapa!!!

Arsimi,shtylla kryesore e nje shoqërie,vazhdon të mbetet ne meshiren e politikes infantile ditore,duke kerkuar mesimëdhenesit lëmosh nga institucionet,se për paga mos të flasim…nese guxojmë ti quajm paga,sepse janë më te ultat në botë!Paga e nje mesimëdhensi nuk krahasohet asë më nje honorar ditor të ndonjerit qeveritar.Kjo është më shumë se turp i llojit vetë për Qeverin tonë !!!

A ka dorë në tër këtë politika ndershqiptare!?Unë mendoi se po,dhe nese jo,cili është shpjegimi tij-tyre,për kaosin dhe mjerimin e shoqëris tonë??? Janë keto vetem disa nga pyetjet dhe dilemat e shumta që e shterngojnë secilin Shqiptarë,ne keto kohera shumë delikate,por e rendësisë se veqantë historike.Rrethana keto,mjaft tendencioze,për mendimin timë, edhe të deshiroja të pershendes për hirë të asajë apo kësajë situate apo pasqyreve…vetvetiu pengohet njeriu Shqiptarë që të mos gabojë prap në histori,mos të përseritet historia e gabimeve,e vendënumrimit që kanë perfunduar në tragjedi nga më të tmerrshmet.

Sipas mendimit timë u tradhtua dhe po vazhdon të tradhtohet ideali Kombëtarë,po tradhtohen deshmoret e shumtë që ranë për Liri dhe BASHKIMKOMBTARE e asësesi për pakon e kaosit institucional( Ahtisarit).

Nga kjo e tëra…një analizë e mirëfilltë e thelluar gjithanshem do të na qonte ke konkludimi se vendimet dhe qfardo pako te kujdoqofshin ato,që bien në kundershti me idealin e Kombit janë të denushme dhe të pa pranushme për popullin Shqiptarë.

Në atë pako famëkeqe,shifet qartë se fituesit janë vetem serbet dhe askush tjetër,nder hallkat e shumta të asaj pako shifet qartë strategjia e zhberjes se të qenurit Shqiptarë në Kosovë,strategji kjo për t’shperla trurin popullit  Shqiptarë,të krijohet brenda nate nje popull tjeter në kosovë dhe brenda nate të fuzionohet populli Shqiptarë në ate popull të mundshem!!!Pa Flamur, pa himnin Kombëtarë,pa Objekte

të hapsirave kulturore-historike,të gjitha të uzurpuara ne enklava nga serbet.Eshtë më shumë se e dhembshme!Kjo është njera nga hallkat e oponences se Ahtisari,hallkat e kësaj strategjie mirë të perpiluar s’ka dilemë se ketu do të vihet ne lojë edhe letra makaber e ndarjes,rrespektivisht ricoptimit të tokave Shqiptarë,që nese arrihet aty,natyrisht se resurset kryesore ekonomike, historike dhe strategjike do të mbahen nga serbet.Gjithnje sipas pakos se Ahtisarit,nga Kosova jonë shumë e dashur do të ngelet nje trup i amputuar keq dhe pa mëshirshem…Gjë që unë besoi që e vetmja mundesi shpetimi nga laboret e armiqve të determinuar,mundemi vetem të bashkuar,vetem SHQIPERIA ETNIKE E SHQIPETAREVE ka forcen të perballoj armiqt e shumt që kemi.

Ne të gjithë deshiruam kosovës dhe shqiptarve në përgjithësi nje tranzicion pa dhembje..

Ne deshiruam tranzicion fer nga udhëheqësit tonë politik,sepse populli ynë e meritoi pasi qe perjetoj gjitha ato katrahura jo njerzore gjatë historisë se vetë..Ndonse,vitet e thyrjes se komunizmit ishin vitet më të egra për popullin tonë.Ishin vite të thyrjeve të medha,ndonse ishte nje bllok i teri perandorisë sllavokomuniste,nga ato thyrje që bani populli ynë nuk ishte e mundur të kalonim pa dhembje…Shqiptarët nga e gjithe ato sakrifica nuk u shperblyen nga bota e civilizuar!Nga sakrifica shqiptare perfituan të tjerët nga ai bllok famkeq komunistepansllavist!!!

Ndonse erdhem këtu ku erdhem,arritem këtu të molisur,të vitet tjera ku të gjithëve na u duk se populli shqiptarë perfundimisht u qlirua nga zgedha e robëris qfar do qofshin ato..menduam se perfundimisht hymë ne familjet e shoqërive demokratike.Por dita-dites po me rritet bindja se shumë imazhe e shpresa duket qe i takojnë ëndrres se bukur për kombin.Një ënderr që e do qdo njeri nga ne,ënderr kjo për liri dhe bashkim kombëtarë!Ne kosoven tonë duket që shumëcka nuk po ecë mbarë,ose s’ka levizur fare nga vendi.Eshtë dhe vazhdon të prolongohen kohërat politike.

E kaluara e politikajve dhe e tashmëja por edhe e ardhmja po e infraktësojnë zëmren e kosovës.

Pasqyrat e ngjarjeve në kosovë thonë prapësinë e rrjedhave politike dhe ekonomike.

Mbi(8) vite në terr

Mbi(8) vite pa Mjeksi të mirfillt

Mbi(8) vite pa arsimim të mirëfillt

Mbi(8) vite në skamje të skajshme

Mbi(8)vite qeveriset populli nga qeveritar të pa ndergjegjshëm..qeverisje snobizmi…

Nga politika e sh’thurur kosovare,vetem nga perfundimi i luftes (1999)e deri në ketë vitë (2008) janë blerë mallra nga serbia mbi njemiliard Euro!!!

Pra bizneset serbe po lulëzojnë qdo ditë më shumë ne Kosovë,nga matrapazët afarist dhe politik…!

Per mendimin timë kosova jonë ndodhet ne rrezik.

Kur thuhet kjo,duhet të mendohet si të kalohet rreziku!?Ne këto qaste historike kerkohet sakrificë,menquri dhe ideal.Nenkupton,heqjen e inateve personale,smirave politike sepse shteti është mbi të gjithe dhe gjitha.Te kalohen pasojat e krijuara nga robëria e gjatë,te kalohen pasojat e shkaktuara besa edhe nga nderkombëtarët por edhe vendoret,te krijohet institucionalizmi.Të merren obligimet më pergjegjësi,të sanksinohen shperdorimet.Të shiqohet për tej autonomive…per të i treguar popullit por edhe botes që jemi të aftë për shtet.

Unë mendoj se ideali nacional është sot rendi dhe demokracia e shteteve më të fuqishme ne botë,ideali nacional është rendi dhe institucioni,është shteti.

Kosovës shqipëtare aktualisht i duhen shumë punë për të u bër,mandej mundë ti quja edhe heronj ata të cilet ja kthejnë kosoves dinjitetin e nëpërkembur,ata të cilët hapin perspektiven dhe mirëqenien e popullit,për të mos lejuar që fatet e kombit të nëpërkemben nga serbet dhe mercenarët nderkombëtar dhe vendor,që kanë veshur petkun kosovar,që sot dhe tërë diten nuk lenë gje pa bër kunder kosovës.

Qe lufta tyre perfide,mjaft djallezore konsiston ne nenshtrimin dhe coptimin e kosovës.

Ne duhet dhe mundemi të ju tregojmë te gjithë atyre se kosova është vetem e shqipëtarve dhe kurr më e të huajve.

Sido qoftë,unë, jamë fuqishem i bindur se populli Shqiptarë nuk do ta haje ketë karrem të pergaditur hollë nga Ahtisari,por do të jenë të pergaditur për t’iu pergjegjur sfidave të tilla dhe të tjera të radhes…kalkulanteske ahtisarjane.

Populli ynë ka vetëdije të mirëfillt Kombtare,falë kësaj vetëdije çdoherë populli ka marrë timonin e rrugës se Clirimit si gjithnje pa lidera dhe lideruca politik,ashtu ne të kaluaren por edhe në të ardhmen po duket se ashtu do të behet,Populli do të vendosë për fatin e vetë,populli dotë krijoj organizimin e mirëfillt dhe ashtu më vendosmerinë e ti do t’i realizoi synimet perfundimtare, clirimin perfundimtarë nga roberia sllave,dhe do të di të bashkohet i lirë me vellezërit e natyrshem për të cilen madheshti  dhanë betimin për luften e lirisë,që ranë për të mos vdekur kurrë.E asësesi për pako të kujt do qofte ajo...(Ahtisarit)…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora