E shtune, 20.04.2024, 04:13 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Populli thotë, më mirë vonë se sa kurrë

E enjte, 27.12.2018, 10:53 AM


Populli thotë, më mirë vonë se sa kurrë

Situata politike në vënd duket se nuk është aspak mirë, nga njëra anë protestat e banorëve të Astirit dhe nga ana tjetër protesta e fuqishme e stundetëve kanë bërë që shoqëria më shumë se kurrë të diskutojë rreth qëndrimeve kokforta të Qeverise Rama. Sikur të mos mjaftojnë sa thamë më lart, në pah kanë dalë disa skandale publike të kësaj qeveria. Vërtetë shqiptarët janë tej të durueshëm, janë të lodhur më problmet që ka gjeneruar pushteti në këto 27 vite, e për rrjedhojë shqiptarët janë indiferent deri më tani, por aktualisht janë bërë aq shumë skandale, sa ska kufi dëshpërimi I shqiptarëve. Le ti referohemi shkurt një për një problematikës që sot kanë bërë kacurrel arabi situatën politike dhe shoqërore në vënd.

Protesta e banorëve të Astirit ka nxjer në rrugë pa asnjë paralajmërim me qindra familje. Projekti I Uanzës së Re thuhej se është ndryshuar për interesa të ngushta të një kompanie e cila thuhej se ishte e lidhur me një person I cili ka lidhje drejtpërdrejt me Taulant Ballën. Akuzat e opoziës u përballën me sarkazmën e maxhorancës e cila tallej dhe hidhte me humor poshtë këto akuza. Mirpo, nuk është kjo e tëra, a kanë përgjegjësi institucionet përkatëse për këtë katraure që sot qindra familje janë në mëshirë të fatit? Cfarë ka bërë ARRSH para se ky plan të marrë zhvillimi dhe implementim inxhinieriko-orbanistik? Ministria e Transporteve, a ka ushtruar kontroll dhe autoritet tekniko-ligjor? Po për tenderat në këtë aks rrugor të cilët rezultuan false, kush do të përgjigjet ligjërisht për këto skandale marramendëse të cilat nuk kanë nddhur më parë? Para kësaj katraure Kryeministri nuk duhet të bëj sehir por duhet të nxjer përgjegjësitë e autoriteteve dhe të titullarëve përkatës dhe ti nxjerr ata me forcë dhe pa kompromis para Ligjit. Nëse Kryeministri nuk do të nxjerë përgjegjësit e këtyre aferave korruptive, shumë shpejt akuzat do të marrin drejtim në adresë të tij. Për këto skandale korruptive shpejt do të jetë SPAK-u që do të nxjerë para Ligjit ata banditë dhe mafiozë qëveritar për bëmat e tyre. Ata duhet të ndëshkohen rrepte për cfar kanë bërë. E për këto Kryeministri Rama nuk duhet të marë përgjegjësitë e tyre mbi vehte. Nga ana tjetër bujqësia është në hall të madh dhe pa subvencionime për fermerët. Një Ministri e cila më shumë po e dëmton, se sa po e ndihmon fermerin shqiptarë sepse subvencionimet shkojnë në duart e oligarkëve, në duart e miqve të pushtetarëve dhe në duart e partizanëve partiak. Cfarë duhet të bëjë Rama për të korigjuar dhe për ta vënë në shinat e duhura punën e Ministrisë e Bujqësisë. Kjo është dhe mbetet një pikë shumë delikate sepse bujqësia dhe blektoria janë thembra e Aklit për ekonominë e vëndit, ndaj Rama duhet të ndërhyj urgjend dhe energjikisht për të ndryshuar situatën e bujqësisë dhe të blektorisë.

Po protesta e strundetëve ku e ka origjinën? Kush janë shkaqet që cuan në këmbë studentët anëmbanë vëndit? C’far është Ligji për Arsimin e Lartë dhe pse është I pa kthyeshëm? Po për kushtet e këqia të studentëve kush mban përgjegjësi. Cfare ben dhe pse nuk ka ushtruar kontrollin ligjor Ministria e Arsmit? A duhet të mbajnë përgjegjësi dekanët, rektorët dhe titullarët në Ministrinë e Arsimit? Edhe këtu Rama cuditërisht ka marrë përgjegjësitë mbi vehte. Kush dhe c’farë e shtyn Kryeministrin që të marrë mbi supe këtë përgjegjësi të madhe? Pikërisht në këtë corbë të gatuar nga dekanët, rektorët dhe titullarët në Ministrinë e Arsimit, pikërisht këtu Rama duhet të ndalet ashpër dhe të marrë masa të rrepta për cilindo titullarë, por duke iu referuar mirë edhe Ligjit për Arsimin.

Më tej shikojmë masat rradikale të Ministrisë të Financave dhe të Ekonomise, ku taksat janë rritur dhe kanë shkuar në stratosferë. Vetëm taksa vendore është rritur 2.4 herë më shumë. Ku e con kjo rrugë këtë ministri? A ka kohë Kryeministri Rama që të investigojë për këto problem të mprehta dhe ti korigjojë kur këto masa po acarojnë shoqërinë.

Sikur të mos mjaftojnë këto problem madhore për shqiptarët, vërejmë se Ministrja e Shendetsisë akuzohet se ka marë doktoratë bazuar mbi plegjiaturë-sa turp per një anëtare të qeverisë. Kështu, problem ka gjeneruar edhe Ministria e Kulturës.

Realisht Kryeministri ndodhet në hall të madh ose I ka ardhur fundi nëse Ai nuk merr masa urgjente për ndryshime rradikale në qeveri. Sot më shumë se kurrë, është moment që Rama duhet të largojë nga qeveria ata ministra të cilët janë shumë të përfolur dhe të akuzuar për afera korruptive. Rama duhet të qerojë qeverinë nga ferrat qeverisëse, pikërisht ata ministra që rreth tyre kanë grumbulluar gangstera duke menduar se një ditë ata do të kenë nevojë për mbrotje. Por ata ministra mjeranë djem mamaje të cilëve i dukej vetja të pa prekshëm, ata ministra naivë nuk e knaë idenë se kur të humbasin kolltukun, do të ngelen në mes të mëshirës sepse gangsterat do të zhduken nga frika e Ligjit për vehten e tyre.

Sot dhe pikërisht sot, më shumë se në këto 5 vite pushtet të Ramës, Ai (Rama) duhet të plugojë thellë qeverinë e tij, në të kundërt, Janari 2019 do të jetë një dimër shumë I ashpër për vetë Ramën. Ashtu si shumë e shumë gazetarë, edhe unë mendoj se Kryeministri Rama do të ndërmarë shumë shpejt veprimet që sot presin shqiptarët-largimin dhe ndëshkimin e atyre që kanë shkelur ligjet.

Zenel Çeliku

TIR-FAX Neës Agency



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora