E premte, 29.03.2024, 01:46 PM (GMT)

Mendime

Zenel Çeliku: Protesta e studentëve pranë suksesit apo pranë dështimit

E merkure, 26.12.2018, 11:04 AM


Protesta e studentëve pranë suksesit apo pranë dështimit

Nga Zenel Çeliku

Sot jane  17 ditë qe studentët kudo në Shqipëri, janë hedhur në një protestë të fortë të cilët kanë 8 kërkesa jetike për një student. Studentët kërkesat e tyre I quajtën “kauz” bazike për një student,që do të thote se ato kërkesa janë aplolutisht të pa  negociueshme. Protestat të cilën ata e pagëzuan me amerin “kauza e studnetëve” u ngrit mbi kërkesat më bazike të domosdoshme, por ndër 8 kërkesat që ata kërkojnë, dallohet një prej tyre e cila duket një kërkesë mbi mundësitë e një buxheti, si ai I Shqipërisë. Krahas kërkesave bazike të tyre, studentët kërkojnë që të rritet grandi I tyre nga Buxheti I Shtetit në 5 % të GDP  (GDP është Produkti I Brëndshëm Bruto). Kjo realisht është aq shumë sa një pjesë e mirë e publikut e kanë kontestuar. Sot kudo në botë studentët studjojnë kundrejt pagesave të ndryshme që burojnë nga familjet e tyre ose vetë studentët punojnë natën apo ditën për të përballuar shpenzimet e universitetit që ata bëjnë me qëllimin që nesër ata të bëhen dikush në jetë për vehten e tyre dhe për familjen. Sllogani që studentët janë e ardhmja e kombit, është mirë që të mos përdoret sepse duket banale, e ardhmja e kombit janë të gjithë ata që studjojnë e luftojnë me vështirësitë e jetës duke u bazuar tek mundësitë e tyre dhe jo duke kërkuar nga mundi dhe djersa e të tjerëve që nuk kanë asnjë lidhje. Në këtë pikë studentët kërkojnë shumë nga djersa dhe mbijetesa e shoqërisë e cila më shumë se kurre, cilado familje sot ka vështirësi të mëdhaja ekonomike për mbijetesë. Studentët me ndërgjegje duhet të mirkuptojnë shoqërinë, ata duhet të kuptojnë se shoqëria nuk mundet të sakrifikojë aq sa ata kërkojnë (5% te GDP), por studentët të kërkojnë aq sa është mundësia. Sot më shumë se asnjëherë tjetër cdo familje shqiptare ka hallet dhe problemet e fëmijëve të tyre, dhe nuk ka vënd për të menduar dhe sakrifikuar finaciarisht për studentët. Në pamjen e parë duket se unë po I bashkohem qëndrimeve të Kryeministrit Rama. Jo, unë I përkas asaj kategorie gazetarësh që e gjykoj Qeverinë Rama e cila nuk është në gjëndje të plotësojë kërkesat bazike të studentëve, por duke përjashtuar kërkesën për rritje te grandit ne 5 % te GDP. Unë e njoh mirë jetën studentore, I njoh mire problemet që sot ngrihen nga studentët, problemet dhe kërkesat realisht plotësohen fare pa problem, por duhet vullnet ng aqeveria dhe rektoratet. Unë I përkas asaj kategorie që janë kritik për paaftësinë dhe indiferencën e Ministrisë së Arsmimit, për allishverishet e dekanateve, të rektorateve dhe të pedagogëve. Personalisht e vlerësoj protestën e studentëve, e shikoj si shumë të studjuar, por një gjë më cudit, përse nuk po del akoma kush janë drejtuesit e kesaj proteste?!!! Protesta është bërë shumë interesante, shikoj se me zgjuarsi është ndërtuar një  skenar shumë inteligjent, bllokohen rruget dhe akset kryesore hyrëse në Tiranë. Pyetja sërish është, kush I organizon kaq perfakt këta student?!!! Nga ana tjetër shikoj se protesta pak a shumë është t’kurrur, nuk është ajo masë e madhe dhe e fuqishme si deri në diten e dhjetë. Natyrshëm lind pyetja, pse është sfumuar  protesta duke u përfaqësuar në disa dhjetra student përpara kryeministrisë?  Shumë pyesin me shumë kurjozitet, kush janë mbrapa kësaj proteste e cila ka një organizim perfekt? Studentet thonë se nuk kanë prapavijë nga asnjë parti politike, nëse është kështu, është shumë mirë, por shumë pyesin, kush i përballon shpenzimet (lekët e udhëtimit, ngrënien dhe fjetjen) e studentëve të ardhur nga  universitetet e qyteteve të tjera?  Pa asnjë indicia dua të theksoj se ka disa të panjohura në këtë mesele, por duke u nisur nga 7 kërkesat bazike të studentëve, kërkesa që mundet të plotësoshen në kohë dhe me pak shpenzime nga Buxheti I Shtetit, dua të theksoj, protesta e studentëve ka një limit dhe nuk mundet të shuhet  një iniciativë shumë e madhe pa dënuar personazhet përgjegjës të Ministrise se Arsimit, dekanëteve dhe rektoratëve.

Kundrejt kësaj tablloje shikojmë se Kryeminisrti Rama ka ndërmarë disa takime të sforcuara me student në disa universitete të shoqëruar nga dekanë dhe rektorë. Askush nuk e beson se Rama po pranohet si shpëtimtar I studentëve, sepse Ministrja e Arsimit, dekanët dhe rektorëve akoma nuk kanë marë përgjegjësitë e  tyre për situaten e degraduar te jetës studentore. Para se të fillonte protesta e studentëve, ku ishte Ministrja e Arsimit e cila bën shumë kujdes për lukun e saj? Ku janë dekanët dhe rektorët të cilët kujdesen për luksin dhe favoret  e tyre?!!!  Pse Kryeministri merr të gjitha përgjegjësitë mbi vehte? A nuk do të ishte e udhës që Ministrja e Arsimit sëbashku me dekanët dhe rektorët të ballafaqohen me kërkesat e studentëve dhe të marrin mbi kurrrin e tyre përgjegjësitë e tyre si prindër dhe pastaj edhe si zyrtarë të kësaj qeverie apo të qeverisjes së universiteteve? Rama  nuk ka asnjë arësye të spostojë përgjegjësitë e Ministres së Arsimit, të dekanëve dhe rektorëve, sepse kjo është lojë dhe manovrime jo të pastra. Kryeministri duhet të ngarkojë me përgjegjësi të madhe ata që realisht jënë përgjegjës, nëse Rama merr të gjitha përgjegjësitë e kësaj katraure, atëhere I takon Ramës që të mbaj barrën e këtyre përgjegjësive, që do të thotë se Ministrja e Arsimit, dekanët dhe rektorët janë të pa prekshëm në pozicionet e tyre.

Ligji për Arsimin I cili I ka bërë universitetet krej të pavarur, duhet abroguar përderisa Kryeministri deklaron se ata kanë abuzuar me fondet. Z.Rama duhet të shikojë ku është përgjegjësia, duhet që në takimet që ka ndërmarë dhe ato që do të bëjë, në krah të ketë pa tjetër edhe Ministren Nikolla, e cila duhet të dalë me një përgjegjësi dhe jo vetëm me një dekleratë.

Si gazetarë dhe si qytetarë e shikoj protestën të rrezikuar sepse Kryeministri me zgjuarsi dhe me durim ka filluar disa takime me student dhe rektorë, që do të thotë se protesta do të ndalet dhe përgjegjësi zyrtare dhe qeveritare nuk do të ketë. Kjo është e pa tolerueshme, përpara studentëve dhe opinionit publik duhet të dalin përgjegjësit e vërtëtë dhe jo të fshihen mbrapa gushtit të Kryeministrit. Studentëve duheti ti sigurohet ngrohje, akomodim I mire ne konvokte, uj dhe dushe që edhe ata të kryejnë nevojat më modeste të higjenës personale të tyre. Karta e studentit që I është premtuar prej shumë vitesh, të garantohet në kohë sa më të shpejte.

Ndersa atë që unë dua të theksoj është, politika majtas dhe djathtas duhet të qëndrojë larg manipulimeve, sepse ndrysh kauza e studentëve rrezikohet të dështojë duke u mjaftuar vetëm me takimet dhe premtimet e Kryeministrit.

Le të presim dhe të shikojmë Janarin 2019, që studentët kanë deklaruar se protesta e tyre do të vijojë.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora