E enjte, 18.07.2019, 09:22 PM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Kishat e fitoreve

E hene, 24.12.2018, 01:03 PM


Nga Fritz RADOVANI:

KISHAT  E  FITOREVE

ISHIN MONUMENTE EUROPJANE...

KËTO JANË DY NGA DISA PREJ KISHAVE TË VJETRA SHQIPTARE…

KU LUTEJ GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU PARA BETEJAVE ME TURQIT.

DHE, GJITHMONË, AI GJERGJI YNË... DO TË FITONTE !

NDERTIMI I KËTYNE KISHAVE NJIHET NË SHEKULLIN E XIII…

KISHA E SHKODRES BRIJ KALASË ROZAFAT NJIHEJ ME EMNIN E SAJ:

KISHA E ZOJËS SË KËSHILLIT TË MIRË… FESTOHEJ ME 26 PRILL.

KISHA E VAUT TË DEJËS, ISHTE AJO KU MENDOHEJ SE ASHT KUNORZUE HEROI KOMBTAR GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU ME DONIKEN.

VLERAT E TYNE HISTORIKE DHE ARTISTIKE JANË TË PANJOHUNA…

ASHTUSI NUK DIJMË ASGJA PER KISHAT E KRUJËS, DRISHTIT ETJ…

KEPI I RODONIT AFER DURRESIT, KU GJERGJ KASTRIOTI NDERTOI NJË

KËSHTJELLË PER MBROJTJE NGA TURQIT. ATY SOT NUK AFROHET NJERI.

PO, ME SIGURI, ATY NUK DUHET TË KETË MBETË NDONJË KISHË…

1967 ISHTE VITI KUR TIRANI DIKTATOR ENVER HOXHA, ME SHEGERTIN E VET ANADOLLAK RAMIZ ALIA, I SHKATRROI TË GJITHA KËTO KISHA…

EDHE PSE GJITHË BOTA E DINTE SHUMË MIRË SE:

“HEROI YNË KOMBTAR GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU,

ASHT SHPATA E SKALITUN I HISTORISË, QË I UNIFIKOI SHPIRTNISHT TË GJITHA SHTETET MODERNE PER NJË BASHKIMIN EUROPJAN.”

PRANDEJ, EDHE SOT, GJERGJ KASTRIOTI MARRSHON FITIMTAR !

Melbourne, Dhjetor 2018.



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT