Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Kryeministër, t’ka dalë boja!

| E shtune, 22.12.2018, 11:22 AM |


Kryeministër, t’ka dalë boja!

Nga Dedë Preqi

Nisur nga protestat e studentëve të Shqipërisë, të cilët gjinden në javën e dytë të protestave studentore, me qëllim të përmirësimit të kushteve të tyre në shkolla e Universitete të vendit, dhe në këtë rast duke shtruar 8 pika të kërkesave të tyre, padyshim se bëhët fjalë për diçka jetike, e  nevojshme dhe e rëndësishme, që të mundësohet përvijimi i shkollimit të tyre në kushte më të mira dhe të përcaktohet e ardhmja e këtyre gjeneratave të reja shkollore në një mënyrë më të dinjitetshme.

Sëcili vend i drejton sytë nga gjeneratat e reja, ku buron dhe shpërthenë bota e tyre e natyrës rinore, të cilët janë ardhmënia dhe shpresa e çdo vendi dhe çdo shoqërie. Përkrah kësaj do të ishte edhe shoqëria njerëzore, reagimet e sëcilës do i vërejmë për të mirë, por edhe në të kundërtën, kur detyrat e jetës e përcaktojnë kuptimin e vet, apo e humbasin besimin, duke e lënë anash këtë kategori të çmuashme njerëzore dhe përkushtimin ndaj saj.

Nëse mundësia e një shoqërie dhe shteti përceptohet vetëm në forma dhe jo në reforma shoqërore, sikur që përshkruhet dhe veprohet në qeveritë tona, gjegjësishtë në këtë rast në Shqipëri, nën udhëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili do ta hidhte poshtë si pengesë çdo lloj metafizike të tillë, sikur edhe këto protesta studentore, të cilët protestojnë vetëm për të drejtat e veta, duke i lënë jashta këta të rinjë ditë të tëra në borë e shi, atëherë çfarë kuptimi ka jeta e një shoqërie të tillë njerëzore?

Por edhe në raste të tjera, do ta shtyente njeriun të përballët me realitetin dhe seriozitetin më të madh, që do ta qonte edhe më largë mbarë popullatën, që të arrihet e vërteta dhe kushtet e jetës dhe mirëqenjës së tij, duke u bindur pa paragjykime se, i takojmë një populli, një gjaku, një shoqërie njerëzore dhe një identiteti, prandaj, të nisëmi vetëm nga këto rrethana, do të ishte shansi më i mirë dhe më jetik, që do ta kthente në enrgji pozitive lëmshin e pazgjidhur të kësaj shoqërie.

Nuk po flasim për politikat e jashtme të këtij vendi, sepse edhe ato janë mbrapa përshkak të zhvillimëve dhe rrethanave politike të lidershipit të këtij vendi, por në këtë rast nuk mund të ndalëmi me soldarizimin e studentëve shqiptarë të Shqipërisë, që protestat e tyre janë shumë prekëse dhe të dhimbshme, një ngjarje që e prek tërë kombin tonë shqiptarë kudo që frymon, për arsye se shkon edhe përtej asaj që lidhet me gjakun dhe identitetin tonë.

Dhe kur flasim për protestat e tilla të këtyre studentëve shqiptarë, mjafton vetëm ajo çka shihet në ekranët e televizioneve vendore dhe ato të botës, pikërisht qëndrimi dhe kërkesat e tyre për kushte normale, pa një vrazhdësi dhe pa dhunë, e gjithë kjo del nga shpirti i pastër studentor, që shprehin brengat dhe hallet e tyre nga kushtet e mjerimit që kanë në shkollat e tyre, duke protestuar dhe kërkuar kushte më të mira dhe asgjë më shumë.

Prandaj, kryeministër Edi Rama, gjëja kryesore do të ishte jeta njerëzore, por jeta pa vlera e humb kuptimin e vet, dhe me fjalë të tjera, të ka dalë boja, ty në Shqipëri dhe Hashimit në Kosovë, duke ditur se jemi një popull i stërvuajtur e i regjur nëpër luftëra të ndryshme me shekuj, por kemi një gjak e një identitet të njëjtë, që nuk na ndanë dhe nuk na përçanë nga njëri-tjetri. Dhe me ndjenjën e pushtetit dhe të madhështisë së juaj, njëri president i Kosovës dhe tjetri kryeministër i Shqipërisë, po i ofroni këtij populli shqiptarë më shumë mjerim, se  bagati dhe prosperitet njerëzor.

Të gjithë e dimë se në raste të tilla të protestave studentore, përgjegjësinë e kanë Institucionet përkatëse të Arsimit, por përgjegjësia  në këtë rast bie në kreun e qeverisë së vendit, që presin urdhërat dhe bindjet e tij, që do të ishte edhe përgjigja më adekuate dhe më e kuptimtë në plotësimin e kërkesave të drjeta të tyre.

Në rend të parë,  do ti gëzonte dhe do ti inkurajonte këta të  rinjë shqiptarë, nga të cilët është për të ardhur keq duke protestuar rrugëve dhe sheshëve të vendit për të drejtat e veta, duke mbetur nën mëshirën e një vendimi të mundshëm të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, për të vazhduar proceset e tyre mësimore në kushte më të mira.

Ngjarjet e tilla nuk janë të lakmueshme në asnjë vend të botës, por kurrsesi as në trojet tona shqiptare, të cilat, jo vetëm që shkakëtojnë pakënaqësi dhe rrëmuja në çdo shoqëri njerëzore, por të cilat ngjarje nuk do ti merrnim si shembuj të mirë për një shoqëri demokratike, duke u nisur nga parimi, nëse të ardhmën e rinisë tonë do e shohim dhe përceptojmë pakëz më ndryshe,  pa ua cënuar imazhin, pa ua lënduar zemren dhe pa ua devijuar rrugën dhe të ardhmën e tyre.

Ajo që do të dalë në pah si përgjigje e këtyre studentëve nuk duhet të pres të nesërmën, sepse do e humb kuptimin e vet sido që të jetë, kur në këto ditë dhe netë dimri të ftohtë, duke pritur vetëm dy fjalë përgjigje, parasegjithash vie në pyetje shëndeti dhe psika e studentëve, të cilët mund të  pësojnë  dhe humbasin edhe gjënë më të shtrenjtë të jetës së tyre.

Prandaj, për të evituar rrezikun e përmendur, por edhe rrjedhat tjera nga ndonjë eskalim i protestave, do të ishte në ndërgjegjën e juaj z.Rama dhe të qeverisë së shtetit shqiptarë, që të ndjejë thellë  gjendjen e tillë të studentëve të vet, të cilët do të përkrahën dhe admirohen nga gjithë qytetarët e vendit dhe gjitha trojet shqiptare.

12/12/2018